|
Parathenie Zotin Jezus Krisht e tradhtoi njeri prej vete dishepujve te Tij. Ishte pikerisht Juda Iskarioti ai, qe e dorezoi Zotin ne duart e armiqve, duke e shitur Ate per 30 monedha argjendi. Ndaj edhe ajo, qe thote Jeremia 17:9, eshte absolutisht e vertete: “Zemra genjehet me teper se cdo gje tjeter dhe semuret ne menyre te pasherueshme; kush mund ta njohe ate?” Perfituesi “Atehere Juda Iskarioti, nje nga te dymbedhjetet, shkoi te kreret e prifterinjve, qe t’ua dorezonte Jezusin. Dhe ata, kur e degjuan, u gezuan dhe i premtuan se do t’i jepnin para. Keshtu ai kerkonte rastin e pershtatshem per ta tradhtuar” (Marku 14:10-11).
A ka prinder, qe t’ia vene emrin femijes se tyre Juda? Ky emer eshte bere sinonim me tradhtine. Ja pra, ku kemi nje njeri, qe nga ana e jashtme, dukej dhe sillej si nje dishepull i vertete i Krishtit. Juda kishte nje privilegj te mrekullueshem, ngaqe ishte zgjedhur prej Jezusit per ta ndjekur Ate. Ai kishte qene vete deshmitar i te gjitha mrekullive qe kishte kryer Jezusi. Ishte derguar per te predikuar rreth Mbreterise se Perendise dhe per te bere mrekulli ne emer te Krishtit: “Sepse ai ishte i numeruar bashke me ne dhe kishte pjese ne kete sherbese” (Veprat e Apostujve 1:17). Asnjeri prej dishepujve nuk dyshonte se Juda ishte hajdut dhe tradhtar. Ja pra, ku kemi nje njeri, qe ka reputacionin me te keq nga te gjithe ne historine e njerezimit. Zoti madje tha se Juda ishte nje djall: “A nuk ju kam zgjedhur une ju te dymbedhjetet? E nje prej jush eshte nje djall. Por ai fliste per Jude Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte per ta tradhtuar, ndonese ishte nje nga te dymbedhjetet” (Gjoni 6:70-71). Juda, pra, nuk kishte asnje te mire. Ai ishte mik i Satanait, jo mik i Perendise. Perendia i jetes se Judas nuk ishte Perendia i vertete, por perkundrazi, atij i pelqente paraja. Gjithmone, “lakmia per para” ka qene “rrenja e gjithe te keqijave” (1 Timoteut 6:10). Kjo lakmi iu ka shkaterruar jeten miliona njerezve. Nje lakmi e tille ia skllaveroi zemren Baalamit dhe solli gjykimin e Perendise mbi Gehazin (shiko Numrave 22 dhe 2 Mbreterve 5). Zemra e Judes ishte nen sundimin e parase, ndaj edhe atij nuk i bente aspak pershtypje te vidhte prej Zotit: “Ishte vjedhes dhe, duke qene se ai e mbante qesen, mbante c’shtinin atje brenda” (Gjoni 12:6). Ungjilli sipas Mateut na tregon se Juda e shiti Jezusin per 30 monedha argjendi dhe ishte gati ta tradhtonte, sa me shpejt qe te ishte e mundur: “Dhe u tha atyre: “Sa do te me jepni qe une t’jua dorezoj?”. Dhe ata i numeruan tridhjete sikla argjendi. Dhe qysh atehere ai kerkonte rastin e pershtatshem per ta tradhtuar” (Mateu 26:15-16). Tek Luka 22:3, na thuhet se Satanai hyri ne Juden, qe do te thote se, qe prej atij momenti, ai kishte nje mendje te coroditur (shiko Romakeve 1:28). Pashka “Tani ne diten e pare te festes se te Ndormeve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thane: “Ku don te shkojme dhe te pergatisim per ta ngrene Pashken?”. Atehere ai dergoi dy nga dishepujt e vet duke u thene: “Shkoni ne qytet dhe atje do te takoni nje njeri, qe bart nje kane plot me uje; ndiqeni ate. Dhe atje ku ai do te hyje, i thoni te zotit te shtepise: "Mesuesi pyet: Ku eshte dhoma ku mund te ha Pashken me dishepujt e mi?". Atehere ai do t’ju tregoje lart nje salle te madhe te mobiluar dhe gati; aty pergatitni per ne”. Dishepujt e tij shkuan, arriten ne qytet dhe gjeten ashtu sic ai u kishte thene; dhe pergatiten Pashken” (Marku 14:12-16). Vdekja e Zotit mbi kryq ne kohen e Pashkeve nuk ishte nje koincidence, apo nje ngjarje e paraplanifikuar prej mendjes njerezore. Vdekja e Tij ishte pjese e qellimit te perjetshem te Perendise. Krishti u kryqezua pikerisht ne diten, kur u ther qengji i Pashkeve. Festa e Pashkeve kishte si qellim qe t’i afronte Judenjte tek Ai, sakrifica supreme e te cilit pagoi cmimin per mekatin e njeriut. A nuk iu sillte nder mend Pashka Judenjve clirimin e mrekullueshem te paraardhesve te tyre prej skllaverise ne Egjipt, kur Perendia vrau te parelindurin? Po, por ata nuk arrinin ta kuptonin dot se nje clirim dhe shpengim akoma me i madh, nje clirim prej roberise ndaj mekatit, do t’iu jepej atyre nepermjet Mesias. A iu sillte nder mend Pashka Judenjve faktin se, nepermjet vdekjes se nje qengji te pafajshem, paraardhesit e tyre ishin te perjashtuar prej vdekjes se te parelindurit? Po, por ata nuk arriten dot ta kuptonin se Mesia i tyre, si “Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes” (Gjoni 1:29), eshte nje e vertete me madheshtore. A nuk iu sillte nder mend Pashka Judenjve faktin se, me ane te sperkatjes se gjakut mbi dere, paraardhesit e tyre u mbrojten prej shpates se shkaterruesit? Po, por ata nuk pranuan ta deklaronin se gjaku i Krishtit e pastron cdo besimtar prej mekatit, denimit dhe frikes se zemerimit: “Aq me shume gjaku i Krishtit, i cili me ane te Frymes se Shenjte e dha veten e tij te paperlyer nga asnje faj ndaj Perendise, do ta pastroje ndergjegjen tuaj nga veprat e vdekura per t’i sherbyer Perendise se gjalle! Per kete arsye ai eshte ndermjetesi i Beselidhjes se re qe, me ane te vdekjes qe u be per shperblimin e shkeljeve qe u kryen gjate Beselidhjes se pare, te thirrurit te marrin premtimin e trashegimise se amshuar” (Hebrenjve 9:14-15). A nuk iu sillte nder mend Pashka Judenjve faktin se paraardhesit e tyre e hengren qengjin e therur, si shenje bindjeje ndaj urdherimit te Perendise? Po, por ata nuk donin qe te ushqeheshin me Krishtin, nepermjet besimit dhe te merrnin, ne kete menyre, shlyerjen per mekatin: “Sepse pashka jone, qe eshte Krishti, u flijua per ne” (1 Korintasve 5:7). Perfundim Ne studimin tone te ardhshem, do t’i hedhim nje sy Darkes se Zotit. Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |