|
Vini re mashtrimin dinak te drejtuesve fetare. Ata kishin marre vendim per ta shkaterruar Jezusin me cfaredo lloj menyre, qe te ishte e mundur. Keto plane te liga thureshin edhe nga vete kreret e prifterinjve: “Atehere kreret e prifterinjve, skribet dhe pleqte e popullit u mblodhen ne pallatin e kryepriftit qe quhej Kajafa. Edhe benin keshille per ta zene Jezusin me dredhi dhe ta vrasin” (Mateu 26:3-4). Por, per momentin, kreret e prifterinjve pushuan se thururi plane te tilla, ngaqe dikush sugjeroi se populli do t’iu kundervihej, po ta vrisnin Jezusin gjate dites se pergatitjes per Pashke. Nuk kaloi shume kohe dhe filluan te kurdisnin ligesi te reja: “Dhe te nesermen, qe ishte mbas dites se Pergatitjes, kreret e prifterinjve dhe farisenjte u mblodhen te Pilati” (Mateu 27:62). Keta njerez kujtonin se ishin ne gjendje ta vrisnin Krishtin, por, ne te vertete, ata, pa e kuptuar, po e shfaqnin Ate si Mesian e vertete, te vetmin, qe mund te shpetoje mekataret: “Dhe Une, kur te jem ngritur lart nga toka, do t’i terheq te gjithe tek Une” (Gjoni 12:32). Kreret e prifterinjve po thurnin plane per ta poshteruar e per ta perbuzur Zotin, duke e kryqezuar Ate si nje kriminel te zakonshem. Por, ne fakt, Perendia i ktheu mbrapsht planet e tyre, per hir te lavdise se Tij. U perpoqen per ta vrare fshehtas, pas shpine, por perkundrazi, vdekja e Tij u kthye ne nje vdekje publike. Kujtuan se me kaq mbaroi puna, por ky ishte vetem fillimi: “Edhe zemerimi i njerezve do te shndrrohet ne lavdi per ty” (Psalmi 76:10). “Pse ziejne kombet dhe pse popujt kurdisin gjera te kota? Mbreterit e dheut mblidhen dhe princat keshillohen bashke kunder Zotit dhe te vajosurit te tij, duke thene: "Le t’i keputim prangat e tyre dhe t’i heqim qafe litaret e tyre". Ai qe ulet ne qiejte do te qeshe, Zoti do te tallet me ta” (Psalmi 2:1-4). Dhembshuria “Tani ai ishte ne Betania, ne shtepine e Simonit lebroz, dhe ndersa ishte ne tryeze, hyri nje grua me nje ene alabastri me vaj te parfumuar me nard te vertete, shume te kushtueshem; ajo e theu enen prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye” (Marku 14:3). Nga dhembshuria qe kishte per Krishtin, gruaja e theu enen e alabastrit me vaj te kushtueshem dhe vajin e derdhi mbi koken e Tij. Kjo grua ishte Maria, motra e Llazarit dhe e Martes: “Atehere Maria mori nje liber vaj erekendshem prej nardi te paster shume te kushtueshem, vajosi me te kembet e Jezusit dhe i fshiu kembet e tij me floket e saj; dhe shtepia u mbush me eren e ketij vaji” (Gjoni 12:3). Duket, pra, se Maria vajosi me vajin e saj jo vetem koken e Jezusit, por edhe kembet e Tij. Marias i pelqente shume te rrinte ulur te kembet e Jezusit: “E cila u ul te kembet e Jezusit dhe degjonte fjalen e tij” (Luka 10:39). Perseri, Marten e shohim te zene me pergatitjen e ushqimit, kurse Maria u ul te kembet e Zotit: “Dhe aty i shtruan nje darke: Marta sherbente dhe Llazari ishte nje nga ata qe rrinin ne tryeze me te” (Gjoni 12:2). Kritiket “Disa u indinjuan midis tyre dhe thane: “Perse behet gjithe ky shpenzim i kote i vajit? Sepse ky vaj mund te shitej per me shume se treqind denare dhe keto t’u jepeshin te varferve”. Dhe ishin te indinjuar ndaj asaj” (Marku 14:4-5). Kush ishte Simoni leproz? Po te kishte qene me te vertete leproz, atehere nuk do te ishte i pranishem ne tryeze. Mos valle, i biri, Juda, po e perfaqesonte te atin si zot i shtepise? “Atehere nje nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai qe do ta tradhtonte, tha: “Pse nuk u shit ky vaj per treqind denare dhe t’u jepej fitimi te varferve?” (Gjoni 12:4-5). Juda ishte kritiku kryesor, por, shume shpejt, edhe dishepujt e tjere mbajten anen e tij dhe iu kundervune Zotit: “Kur e pane kete gje, dishepujt e tij u zemeruan dhe thane: “Perse gjithe ky shpenzim i kote? Ky vaj, ne fakt, mund te shitej shume shtrenjte dhe parate t’u jepeshin te varferve” (Mateu 26:8-9). Po te ishte shitur vaji i nardit, ishte Juda ai, qe do t’i kishte perfituar per vete parate (te cilat do ta kishin patur vleren e shumes se rrogave te nje viti te tere): “Por ai e tha kete, jo se kujdesej per te varfrit, por sepse ishte vjedhes dhe, duke qene se ai e mbante qesen, mbante c’shtinin atje brenda” (Gjoni 12:6). Lavderimi “Por Jezusi tha: “Lereni te qete; pse e shqetesoni? Ajo kreu nje veper te mire ndaj meje. Sepse te varferit do t’i keni gjithmone me ju; dhe, kur te doni, mund t’u beni mire; por mua nuk do te me keni gjithmone. Ajo beri ate qe mundi; vajosi para kohe trupin tim per varrim. Por po ju them ne te vertete se ne gjithe boten, kudo qe do te predikohet ky ungjill, do te tregojne edhe ate qe ajo beri, ne perkujtim te saj” (Marku 14:6-9). Keto fjale jane nga fjalet me te nderuara, qe i jane drejtuar ndonjerit ndonjehere ne Bibel. Te tjeret e vune Marian ne loje, por Zoti Jezus e lavderoi per ate, qe beri. Reagimi i tyre bazohej vetem ne egoizem dhe lakmi. Ata nuk bene asgje per Zotin, kurse ajo beri ate qe pati mundesi. Nje lavderim i tille i ngjan atij, qe Jezusi i beri Marias ne syte e Martes: “Maria zgjodhi pjesen me te mire, qe asaj nuk do t’i hiqet” (Luka 10:42). Jezusi deklaron se ajo qe beri Maria, do te zere pjese gjithmone ne te predikuarit e mesazhit te ungjillit. Pse? Sepse Maria eshte shembull i dedikimit te vertete. Veprimi i saj ishte shprehje e devocionit dhe e dashurise se thelle, qe kishte ajo per Zotin e vet. Besimi i krishtere nuk kerkon vetem qe te kryejme thjesht ritet fetare, ashtu sic vepronin edhe drejtusit hipokrite fetare. Por, besimi i krishtere i meson besimtarit qe te kete nje marredhenie personale me Krishtin dhe t’i sherbeje Atij, pa marre parasysh sakrificat. Perfundim Ne fillim te ketij studimi, pame zemerngurtesine e krereve te prifterinjve, te cilet mburreshin se ishin sherbetore te Perendise. Por, foton e nje sherbetori te vertete te Perendise e pame ne fund te studimit. Zoti nuk kerkon qe te kemi shkollim, shugurim, apo devocion te thelle fetar, para se te vijme tek Ai. Ai thjesht na kerkon qe ta thyejme enen tone te alabastrit dhe t’i japim Atij gjithcka qe kemi: “Flijimet e Perendise jane fryme e thyer; o Perendi, ti nuk e percmon zemren e thyer dhe te penduar” (Psalmi 51:17). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |