|
Shumica e komentatoreve te Bibles bien dakort me njeri-tjetrin lidhur me pemen e fikut, qe perfaqeson Shtetin e Izraelit. Vete Bibla perdor te njejtin simbolizim, kur flet per Izraelin: “Une gjeta Izraelin si rrushi ne shkretetire, pashe eterit tuaj si fiqte e pare mbi nje fik te ri” (Osea 9:10). Jezusi e perdori fikun ne nje shembelltyre tjeter, lidhur me mungesen e besnikerise nga ana e Izraelit: “Atehere ai tha kete shembelltyre: “Nje njeri kishte nje fik te mbjelle ne vreshtin e tij; ai erdhi e kerkoi fryte, por nuk gjeti. Atehere i tha vreshtarit: "Ja, u bene tre vjet tashme qe une vij e kerkoj frytin e ketij fiku dhe s’po gjej; preje; pse te zere kot token?". Por ai u pergjigj dhe tha: "Zot, lere edhe kete vit, qe ta punoj perreth dhe t’i hedh pleh dhe, po dha fryt, mire; perndryshe, pastaj do ta presesh"” (Luka 13:6-9). Izraeli u njoh si nga ana politike, ashtu edhe nga ajo gjeografike ne vitin 1948. Ne kete menyre, fiku filloi te “nxirrte perseri gjethe”. Mateu i shton vargut 29 fjalen “te gjitha” (d.m.th. “te gjitha keto gjera”, shiko Mateu 24:33), duke sugjeruar keshtu gjithcka qe Zoti kishte thene lidhur me ditet e fundit. Ketu perfshihen te gjitha shenjat deri ne periudhen e shtrengates dhe gjate gjithe saj, neverine e shkretimit, si edhe ri-shfaqjen e Izraelit ne skenen boterore. eshte e vertete se fjala ‘brez’ mund te kete kuptimin e nje numri te caktuar vitesh (ca thone 40 vjet, te tjere 70). Por, ka shume te ngjare qe Jezusi t’i jete referuar botes (ose njerezve), qe jetojne ne kohen para ardhjes se Tij te dyte. Nese viti 1948 eshte pika e references per fillimin e mbarimit, d.m.th. “lulezimi i fikut” (shiko Luka 21:29-30), atehere eshte e mundur qe Ai te kthehet, para se te mos kete mbetur njeri, qe e mban mend ri-themelimin e Shtetit te Izraelit. Nje lloj interpretimi i tille e parandalon gjithashtu edhe caktimin e nje date aktuale per Marrjen e Kishes per ne Qiell, apo per Ardhjen e Dyte te Krishtit. Pak rendesi ka se cfare interpretimi i bejme profecive te Diteve te Fundit, sepse cdo fjale e dale nga goja e Krishtit, do te behet realitet pikerisht ne kohen dhe ne vendin e duhur: “Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perendise tone mbetet perjete” (Isaia 40:8)…Keshtu do te jete fjala ime e dale nga goja ime; ajo nuk do te me kthehet bosh mua, pa kryer ate qe deshiroj dhe pa realizuar plotesisht ate per te cilen e dergova” (Isaia 55:11). Udhetari “Sa per ate dite dhe ate ore, askush nuk e di, as engjejt ne qiell, as Biri, por vetem Ati. Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do te jete ai moment. eshte sikurse nje njeriu i cili, duke u nisur per rruge, le shtepine e vet duke u dhene autoritet sherbetoreve te tij, secilit ne detyren e tij, dhe portjerin e urdheron te rrije zgjuar” (Marku 13:32-34). Ky tekst nuk na thote se Jezusi nuk do ta dinte dot kurre kohen se kur do te kthehej ne toke. Gjate jetes se Tij tokesore, Ai iu bind vullnetit te Atit te Tij dhe fliste e vepronte vetem kur i thoshte i Ati: “Sepse une kam zbritur nga qielli jo per te bere vullnetin tim, por vullnetin e atij qe me ka derguar” (Gjoni 6:38). Bibla nuk na lejon qe te caktojme data, lidhur me Ardhjen e Dyte te Krishtit. Marku perdor shembelltyren e “udhetarit”, i cili nuk i ka dhene sherbetoreve te tij udhezime te sakta lidhur me kthimin e vet. Ata thjesht duhet t’i binden cdo lloj urdherimi qe iu ka dhene, derisa te kthehet, si edhe ta presin qe te vije ne cdo moment. Fjala “rrini zgjuar” ka kuptimin e berjes vazhdimisht roje. Prandaj, pra, nuk mund ta presupozojme dot se Zoti nuk do te kthehet sot. Dikush ka thene se “ardhja e Krishtit per kishen e Tij nuk eshte e pamundur, por ka mundesi qe te ndodhe ne cdo dite te javes”. Koha “Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do te vije i zoti i shtepise: ne mbremje a ne mesnate, kur kendon gjeli a ne mengjes; qe ai, duke u kthyer papritmas, te mos ju gjeje ne gjume. Tani, kete qe po ju them juve, ua them te gjitheve: Rrini zgjuar!” (Marku 13:35-37). Parrulla e tere ketij pasazhi eshte “rrini zgjuar”. Kjo nuk do te thote vetem qe te behesh gati. Ne vend qe ta humbin kohen kot e te jene shpirterisht te fjetur, besimtaret e vertete jane syzgjuar dhe merren me punen e Zotit: “Le te mos fleme, pra, si te tjeret, por te rrime zgjuar dhe te jemi te esell” (1 Thesalonikasve 5:6). “Fjetja” ketu sugjeron pjesemarrjen ne veprat e kesaj bote: “Dhe kete aq me shume duhet te bejme, duke ditur kohen, sepse tanime erdhi ora te zgjohemi nga gjumi, sepse shpetimi yne eshte me afer, se kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le te flakim, pra, veprat e erresires dhe te veshim armet e drites. Le te ecim me ndershmeri, si diten, jo ne orgji dhe ne dehje, jo ne imoralitet dhe sensualizem, jo ne grindje e ne smire. Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes per mishin, qe t’ia kenaqni lakmite” (Romakeve 13:11-14). Askush nuk e di kohen se kur do te kthehet Zoti, por qe te gjithe mund te pergatitemi per kete ngjarje. I zoti i shtepise mund te mos e dije se kur do t’i vije hajduti per ta vjedhur, por prapeseprape, ai merr masa per nje mundesi te tille: “Por dijeni kete, se ta dinte i zoti i shtepise ne cfare ore te nates do te vije vjedhesi, do te rrinte zgjuar dhe nuk do te lejonte t’i shperthehej shtepia” (Mateu 24:43). Ne ditet e Noeut, njerezit ishin te mire-informuar lidhur me gjykimin qe po afronte, por, prapeseprape, ata vendosen qe te mos ia vinin veshin paralajmerimeve, ndaj edhe nuk e cane koken per t’u pergatitur, apo per te ndenjur zgjuar: “Por, ashtu si qe ne ditet e Noeut, keshtu do te jete edhe ne ardhjen e Birit te njeriut. Sepse, ashtu si ne ditet perpara permbytjes, njerezit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri ne arke; dhe nuk kuptuan asgje, deri sa erdhi permbytja dhe i fshiu te gjithe; keshtu do te ndodhe ne ardhjen e Birit te njeriut” (Mateu 24:37-39). Perfundim Jezusi do te vije perseri ne toke, por ata, qe jetojne jete te shkujdesura, do ta shohin se ardhja e Tij ka per te qene e papritur dhe e padeshiruar. Jezusi vertet qe do te vije perseri, por ka per te ardhur per te Tijet, jo per ata qe hiqen sikur jane te Tijet. Ngjarja e ardhshme me rendesi te madhe ne kalendarin profetik ka shume mundesi qe te jete Marrja e Kishes per ne Qiell. Te krishteret besnike e te bindshem ndaj Krishtit jane pjese e Kishes se Tij: “Po kur te vije Biri i njeriut, a do te gjeje besim mbi toke?” (Luka 18:8). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |