.: albKristian.com
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 19 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
21 - Krishti dhe Ekklesia Printo E-mail
Kurrë s'kam për të ecur vetë
Se Ti banon në mua
Brenda meje jeton ajo Jetë
Që përgjithmonë do ta dua.
Është vetë Jeta e Perëndisë
Që banesë zemrën time e bëri
Aty digjet flaka e dashurisë
Bashkë me të trupi i tëri.
Dhe Jeta kthehet në një Lumë
Që përjashta me vrull vërshon
Disa herë tërë shkum'ë
E të tjera as rrjedhën s'ja dëgjon.
Ujë të gjallë Lumi sjell
dhe Pemën e Jetës e vadit
që buzë brigjeve Zoti ka mbjell'
në të të shenjtët kanë ngrit shtëpit'.
Lumi rrjedhën prej një Qyteti
Të madh, plot dritë dhe lavdi
Në mes të Tij froni i një Mbreti
Atij i shton veç bukuri.
Dhe sa shumë ky Mbret i ngjan
Atij Biri të njeriut
Që kur erdhi në tokë e vran'
Por u ngjall prej Perëndiut.
Vdekja e Tij solli mbarimin
E gjithë krijimit të rënë
Dhe e hodhi poshtë sundimin
Që në duart e njeriut ishte lënë.
Por ringjallja ishte nisja
E një tjetëri krijim
Dhe atëherë u lind Nusja
Që Zoti kish dashur qysh në fillim.
Ah, sa e bukur është Ajo
Mbi të cilën Dhëndrri derdhi
Hirin e Tij sepse e do
Kur në ekzistencë Ajo erdhi.
Ecën Ajo përmbi dhe
Imazhin e Dhëndrrit duke shfaqur
Zërin  me Frymën përmbi rete e ngre
Dhe Zotin thërret për të ardhur.
Autor: Admiljan Drobaniku
Modifikimi i fundit ( e martė , 17 qershor 2008 )
Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008