.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Profeti dhe Profecia e Tij
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 49 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Profeti dhe Profecia e Tij Printo E-mail

 

Parathenie

 

Tek Marku 13:1-8, gjejme te parashikuara dy ngjarje: njera ka te beje me shkaterrimin e madh te Tempullit, kurse tjetra ben fjale per mashtrimin e madh, qe te ndodhe ne bote, para Ardhjes se Dyte te Krishtit. Tempulli u shkaterrua ne vitin 70 pas Krishtit, dyzet vjet pas kryqezimit te Zotit. Mashtrimi i madh nuk ka ndodhur akoma, edhe pse shenjat e tij i veme re edhe ne ditet e sotme.

Mbreterite dhe perandorite e kesaj bote, si p.sh. Babilonia, Greqia, Roma dhe Britania e Madhe as nuk kane patur dhe as nuk kane aq vlere te madhe ne syte e Perendise, sac ka Mbreteria, qe Krishti do ta themeloje nje dite mbi toke. Fitoret e ushtrive pushtuese jane te parendesishme ne krahasim me fitoren perfundimtare te Zotit Jezus Krisht: “Mbreterite e botes u bene mbreteri te Zotit tone dhe te Krishtit te tij, dhe ai do te mbreteroje ne shekuj te shekujve” (Zbulesa 11:15).

Shkaterrimi i madh

 

Ndersa ai po dilte nga tempulli, nje nga dishepujt e vet i tha: “Mesues, shih c’gure e c’ndertesa!”. Dhe Jezusi duke iu pergjigjur i tha: “A po i shikon keto ndertesa te medha? Nuk do te mbetet gur mbi gur pa u rrenuar” (Marku 13:1-2).

Dishepujt mburreshin me Tempullin, ngaqe ai ishte monument me vlere kombetare i Izraelit. Ata ia vune ne dukje Jezusit arkitekturen e mrekullueshme te kesaj godine. Ne shenimet e tij, historiani Josephus, thote: “Madheshtia e Tempullit ishte e jashtezakonshme, e mahnitshme si per mendjen, ashtu edhe per syte” (marre nga Antikitetet 20:9:7). Vizita ne Tempull iu kishte lene dishepujve pershtypje fetare: “Disa po flisnin per tempullin dhe vinin ne pah se ishte i stolisur me gure te bukur dhe me oferta” (Luka 21:5). Por Jezusi, ne vend qe te ishte i entuziazmuar si ata, iu ktheu dishepujve nje pergjigje, qe, sipas tyre, ishte nje pergjigje e trishtuar. Ata shikonin pamjen e jashtme te Tempullit, por Krishti shihte mekatin dhe perdhosjen, qe fshihej nga brenda. Si kombi izraelit, ashtu edhe Tempulli i tij, do te shkaterrohej plotesisht nje dite, per shkak te paudhesise. Tempulli filloi te ndertohej prej Herodit ne vitin 19 para Krishtit, por u perfundua vetem ne vitin 64 pas Krishtit, 60 vjet pas vdekjes se Tij. Kjo do te thote se Tempulli u shkaterrua gjashte vjet pasi u mbarua se ndertuari.

Lavdia e Perendise apo e kishes se vertete nuk ndodhet neper godina, apo monumente, por ne perendishmerine e atyre, qe e ndjekin Zotin. Duhet ta veme re se profecia e Jezusit ne lidhje me shkaterrimin e Tempullit perfshiu gjithashtu edhe shkaterrimin e vendit me te shenjte, Te Shenjtin e te Shenjteve. Kjo do te thote se Jezusi nuk gjeti asgje te shenjte ne kete vend. E sa pak shenjteri gjen Ai sot ne kishat, qe perdorin mjetet e kesaj bote, per ta bere krishterimin terheqes dhe te pelqyeshem per jobesimtaret!

Perendia nuk gjen kenaqesi ne godinat me dritare me xhama shumengjyresh, apo ne kishat me maja te larta mbi cati, apo ne muziken orkestrale, apo ne prifterinjte qe vishen me rroba madheshtore. Te gjitha keto jane per spektakel, me qellim qe te terheqin njerezit. Ne to nuk ka asgje, qe t’ia permbushe deshirat shpirtit e ta sheroje ate prej mekatit. Te krishteret e hershem mblidheshin neper shpella nentokesore, jo ne katedralet e Romes. Zoti eshte gjithmone mes popullit te Tij dhe kudo qe te mblidhemi se bashku, le t’i bejme te gjitha gjerat “sikur ka hije dhe me rregullsi” (1 Korintasve 14:40).

Mashtrimi i madh

Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve perballe tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyeten vecmas: “Na thuaj, kur do te ndodhin keto gjera dhe cila do te jete shenja e kohes ne te cilen te gjitha keto gjera do te duhet te mbarohen?”. Dhe Jezusi duke u pergjigjur atyre nisi te flase: “Kini kujdes qe te mos ju mashtroje njeri. Sepse do te vijne shume ne emrin tim duke thene: "Une jam!"; dhe do te mashtrohen shume veta. Por, kur te degjoni te flitet per luftera dhe per ushtime lufterash, mos u shqetesoni; sepse keto gjera duhet te ndodhin; por nuk do te jete ende mbarimi. Ne fakt do te ngrihet kombi kunder kombit dhe mbreteria kunder mbreterise; do te ndodhin termete ne vende te ndryshme, zi buke dhe turbullira. Keto gjera nuk do te jene tjeter vecse fillimi i dhembjeve te lindjes” (Marku 13:3-8).

Krahas ketyre ngjarjeve te tmerrshme, “do te ndodhin edhe dukuri te llahtarshme dhe shenja te medha nga qielli” (Luka 21:11). Keto gjera do te ndodhin ndoshta gjate kohes se sundimit te Antikrishtit ne bote: “Askush te mos ju genjeje kursesi, sepse ajo dite nuk do te vije, pa ardhur me pare renia dhe pa u shfaqur njeriu i mekatit, i biri i humbjes, kundershtari, ai qe larteson veten mbi cdo gje qe quhet perendi ose objekt adhurimi, aq sa te shkoje e te rrije ne tempullin e Perendise si Perendi, duke e paraqitur veten se eshte Perendi…Ardhja e atij te paudhi do te behet me ane te veprimit te Satanit, bashke me cudira, shenja dhe mrrekullish te rreme, dhe nga cdo mashtrim ligesie per ata qe humbin, sepse nuk pranuan ta duan te verteten per te qene te shpetuar” (2 Thesalonikasve 2:3-4; 9-10). “Edhe bente shenja te medha, sa qe edhe zjarr bente te zbrese nga qielli mbi dhe ne prani te njerezve” (Zbulesa 13:13). Pali na shpjegon arsyen se perse do te jete kaq i efektshem mashtrimi i madh: “Dhe nga cdo mashtrim ligesie per ata qe humbin, sepse nuk pranuan ta duan te verteten per te qene te shpetuar. E prandaj Perendia do t’u dergoje atyre nje genjim qe do t’i beje te gabojne, qe t’i besojne genjeshtres, qe te denohen te gjithe ata qe nuk i besuan se vertetes, por perqafuan ligesine!” (2 Thesalonikasve 2:10-12).

Dishepujt i kerkuan Jezusit me shume njohuri lidhur me kete ceshtje. Ai iu pergjigj atyre me nje pergjigje, permbajtja e se ciles do te kishte nje ndikim te madh tek cdo besimtar, deri ne perfundim te “Epokes se Kishes”. Jezusi foli rreth doktrines se rreme, lufterave dhe fatkeqesive natyrore. Ndoshta dishepujt akoma i kishin shpresat te varura tek Mbreteria Mesianike dhe tek begatia dhe paqja e madhe, qe do te sillte ajo. Ata e kuptuan se pergjigja e Jezusit kishte lidhje me ardhjen e Tij dhe me mbarimin e te gjitha gjerave. Por, pa dyshim, mendonin se kjo ardhje dhe ky mbarim do te ndodhnin se shpejti: “Na thuaj, kur do te ndodhin keto gjera? Dhe cila do te jete shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit te botes?” (Mateu 24:3). Sa te shumte jane ata besimtare, qe iu kane shkuar mbrapa mesuesve te rreme! “Mos shkoni, pra, pas tyre”, e paralajmeron Jezusi kishen e Tij (Luka 21:8).

Te pakte jane ata anetare te kishave te sotme, qe duan te degjojne predikime rreth tmerreve te Diteve te Fundit. Prandaj edhe ne keto dekadat e fundit, ka patur nje rritje ne numer te predikuesve (te rreme) te pasurise e te shendetit. Jetojme ne nje periudhe, kur me mijera njerez e organizata deklarojne se e perfaqesojne Krishtin, por ne fakt, nuk e perfaqesojne fare Ate: “Sepse shume do te vijne ne emrin tim, duke thene: "Une jam Krishti" dhe do te mashtrojne shume njerez” (Mateu 24:5).

Mes disave, ekziston gjithashtu edhe ideja se e gjithe bota do te kthehet tek Krishti, para se te vije Ai. Ne Bibel nuk gjendet absolutisht asnje varg, qe ta justifikoje nje ide te tille. Perkundrazi, Jezusi parashikon se, para ardhjes se Tij, do te kete nje rritje ne numrin e krishtrave, te predikuesve dhe te doktrinave te rreme.Ne vend te paqes, do te kete me shume luftra e trazira. Ne vend te begatise, do te kete termete dhe fatkeqesi te tjera natyrore, qe do t’i kthejne permbys jetet e njerezve. A nuk na thote Bibla qe t’i mbajme syte hapur lidhur me shfaqjen e Antikrishtit, para se te shfaqet Krishti i vertete?

Perfundim

Mbi toke, nuk mund te kete paqe e begati universale, po qe se “Princi i Paqes” nuk sundon mbi te (Isaia 9:6). Ata qe parashikojne paqe, jane profete te rreme: “Ata mjekojne shkel e shko plagen e bijes se popullit tim, duke thene: "Paqe, paqe," kur nuk ekziston paqja” (Jeremia 8:11)... “Sepse, kur thone: "Paqe dhe siguri," atehere nje shkaterrim i papritur do te bjere mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes te gruas shtatzene dhe nuk do te shpetojne” (1 Thesalonikasve 5:3). Pa u lidhur Satanai, nuk do te kete shenjteri universale. Ata qe nuk e dine se c’thote Bibla, mund te na tallin e te na percmojne, ngaqe besojme ne menyre te tille. Por ne fund, do te vertetohet se kush kishte te drejte: “Profetet qe kane ardhur para meje dhe para teje, qe nga kohet e lashta kane profetizuar kunder shume vendeve dhe kunder mbreterive te medha, luften, urine dhe murtajen. Profeti qe profetizon paqen, kur fjala e tij do te realizohet, do te njihet si nje profet i vertete i derguar nga Zoti” (Jeremia 28:8-9). Derisa te vije ajo dite, nuk duhet te habitemi, nese fjalet e Zotit dalin te verteta: “Sa e ngushte eshte dera dhe sa e veshtire eshte udha qe con ne jete! Dhe pak jane ata qe e gjejne!” (Mateu 7:14).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008