|
E ku t'i gjej sot fjalët, brenda jam kaq bosh; si një enë e zbrazët, që mban vec ajër brenda saj. Koha ka bërë të vetën Ngjyrat s'i dalloj dot më. Sytë më janë veshur Nuk shoh me qartë ,si dikur. Dhe rimën në poezi nuk e mbaj dot më . Argjendi dhe ari, e kane humbur shkëlqimin. Kam braktisur shumë, shume gjëra në jetë . Kam braktisur punën qytetin, te dashurën. Nuk e kam pasur të vështirë. Por, Ty? Jo! E paskam shumë të vështirë e kam te pamundur të të brraktis, Qenkam kaq bosh pa Ty. Ktheu, ktheu dhe bano brenda brenda kësaj ene të zbrazët qenka kaq bosh pa Ty T'gjitha le të shkojnë në skaj të harresës. Vetem Ti mos shko, Vetem ti mos ik. ``Abba O Atë!``.
Autor: Gerti
|
|
Modifikimi i fundit ( e martė , 17 qershor 2008 )
|