.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Keshilla e Shpetimtarit lidhur me Ardhjen e Tij te Dyte
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 43 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Keshilla e Shpetimtarit lidhur me Ardhjen e Tij te Dyte Printo E-mail

Parathenie

Profecite qe kane lidhje me Ditet e Fundit, mund te na duken te frikshme. Por Zoti i inkurajon besimtaret, duke iu premtuar atyre se do t’i ngushelloje ne momente te veshtira. Ai i di dobesite tona. E di se sa shpejt ligeshtohemi, kur na persekutojne.

Persekutimi

Kujdesuni per veten! Sepse do t’ju dorezojne gjyqeve dhe do t’ju rrahin nder sinagoga; do t’ju nxjerrin perpara guvernatoreve dhe mbreterve, per shkakun tim, qe te deshmoni perpara tyre…Tani vellai do te dorezoje vellane ne vdekje dhe ati birin; dhe bijte do te cohen kunder prinderve dhe do t’i bejne te vdesin” (Marku 13:9, 12).

Njeriut i ka rene per risk qe te vuaje, qysh prej kohes kur mekatoi Adami, “Por njeriu lind per te vuajtur, ashtu si shkendija per t’u ngjitur lart” (Jobit 5:7). Ne kete pasazh, Zoti ben fjale per ato vuajtje, qe do te perjetohen vetem nga pasuesit e vertete te Krishtit.

Besimtari duhet ta kete parasysh se bota do t’i shkaktoje vuajtje, “Te gjithe ata qe duan te rrojne me perendishmeri ne Krishtin Jezus do te perndiqen” (2 Timoteut 3:12). Nuk duhet te habitemi, nese doktrinat tona nuk pershtaten me ato te autoriteteve fetare apo politike. Jetojme ne nje epoke, kur i krishteri ka shume te ngjare qe te burgoset, ngaqe predikon Ungjillin, e ngaqe dikush ofendohet prej predikimit te tij. Ungjilli i vertete eshte ofendim per ata, qe jane te humbur.

Besimtari duhet ta kete parasysh se anetaret e familjes se vet do t’i shkaktojne vuajtje. Nganjehere, te afermit tane jane armiqte me te ashper te Ungjillit te Krishtit. Duket sikur urrejtja ndaj se vertetes eshte me e fuqishme sesa lidhjet familjare te gjakut, “Dhe armiqte e njeriut do te jene ata te shtepise se vet” (Mateu 10:36).

Duhet t’i marrim parasysh gjera te tilla, nderkohe qe e ndjekim Krishtin. Duhet ta bejme llogari sesa shume na kushton qe te jemi te krishtere dhe nuk duhet ta mendojme si nje gje te jashtezakonshme, kur ata qe na rrethojne, na shkaktojne vuajtje e shqetesime, “Shume te dashur, mos ju duket cudi per proven e zjarrit qe u be nder ju per t’ju provuar, se si ju ndodhi dicka e jashtezakonshme. Por gezohuni, duke qene pjestare te mundimeve te Krishtit, qe edhe ne zbulesen e lavdise se tij te mund te gezoheni dhe te ngazelloheni. Ne qofte se ju fyejne per emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdise dhe Fryma e Perendise prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai perlevdohet” (1 Pjetrit 4:12-14). Ketu ne Mbreterine e Bashkuar te Anglise, po e shohim se si kishes se vertete te Krishtit i eshte hequr e drejta e dhene prej Perendise, per ta perhapur Lajmin e Mire mes atyre qe nuk besojne. Besimtaret kercenohen prej Policise, e cila influencohet shume prej homoseksualeve dhe fese Islamike. Ne nje te ardhme te afert, nuk do te habitemi, kur qeveria t’i mbylle fare kishat tona.

E megjithate, e kemi per detyre qe ta predikojme fjalen e Perendise dhe t’i durojme sharjet, talljet, persekutimin dhe te burgosurit. “Skandali i kryqit” egziston akoma (Galatasve 5:11) dhe ata qe kane lindur “sipas mishit” do te vazhdojne t’i perndjekin ata qe kane “lindur sipas Frymes” (Galatasve 4:29).

Predikimi

Por me pare duhet qe t’u perhapet ungjilli gjithe popujve” (Marku 13:10).

Djalli e di “se ka pak kohe” (Zbulesa 12:12), prandaj kjo eshte edhe arsyeja pse ungjilli ndalohet se predikuari sot ne bote. Por, para ardhjes se Krishtit, kryqi i Tij do te predikohet ne te gjitha kombet, pavaresisht se c’thone djajte apo politikanet e lige. “Dyert e ferrit nuk do ta mundin” dot kishen e Krishtit (Mateu 16:18). Burra e gra besnike do te vazhdojne ta shpallin te verteten, edhe pse, nga njera ane, ata qe i degjojne, i kane zemrat e ngurtesuara prej mekatit dhe nga ana tjeter, qeverite perpiqen ta pengojne te predikuarit e Ungjillit. Mund te na lidhin me zinxhire e me legjislacion, “por fjala e Perendise nuk lidhet ne pranga” (2 Timoteut 2:9).

Durimi

Tani, kur t’ju cojne per t’ju dorezuar ne duart e tyre, mos u shqetesoni qe me pare per ate qe do te duhet te thoni dhe mos e paramendoni; por thoni cfare t’ju jepet ne ate cast, sepse nuk jeni ju qe flisni, por Fryma e Shenjte…Dhe ju do te jeni te urryer nga te gjithe per shkak te emrit tim; por ai qe do te ngulmoje deri ne fund, do te shpetohet” (Marku 13:11, 13).

Atyre “qe jane perndjekur per hir te drejtesise” (Mateu 5:10), do t’iu jepet nje ndihme e vecante ne momente veshtiresie. Fryma e Shenjte do t’i ndihmoje, ne menyre qe te qendrojne te forte dhe te vazhdojne ta perhapin fjalen e Perendise. Atyre do t’iu jepen fjale mencurie, me qellim qe armiqte te mos jene ne gjendje t’iu kundershtojne. Kjo ishte e vertete per kishen e pare, per kishen gjate kohes se Mesjetes dhe do te jete e vertete edhe per kishen ne fund te epokes.

Kerkohet durim e ngulmim, sepse vetem keshtu arrihet shpetimi perfundimtar. Ata qe kompromentohen me boten, per momentin, duket sikur kane fituar dhe i kane shpetuar vdekjes. Por, me ne fund, ata do ta humbin shpirtin e tyre dhe perjetesine. Vetem ata, qe i durojne vuajtjet, do ta marrin shperblimin qe iu takon. Te korrurat e shumta iu perkasin atyre, qe gjunjezohen para Krishtit, jo para botes. “Ata qe mbjellin me lote, do te korrin me kenge gezimi” (Psalmi 126:5)... “Sepse trishtimi yne i lehte qe eshte vetem per nje moment, prodhon per ne, nje peshe te pamase e te pashoqe te amshueshme lavdie” (2 Korintasve 4:17).

Perfundim

Mund te na tallin, te na rrahin e te na burgosin, per shkak te besimit, por, shume shpejt, bota do ta shohe se ne jemi ata, qe kane korrur fitoren. Nganjehere, mund te ndihemi te deshperuar dhe te braktisur, por nuk duhet ta harrojme se Zoti eshte me ne, “Ne jemi te shtrenguar ne cdo menyre, por nuk jemi te ngushtuar deri ne fund; jemi nderdyshas por jo te deshperuar; jemi te perndjekur por jo te braktisur; te rrezuar, por jo te shkaterruar” (2 Korintasve 4:8-9). Duhet t’i fitojme “shpirtrat” tane “me durimin” tone (Luka 21:19). Do te vije dita, kur ata qe na tallin, do te turperohen, por besimtaret do te shperblehen prej Zotit, “Dhe kur te shfaqet kryebariu, do te merrni kuroren e lavdise qe nuk fishket” (1 Pjetrit 5:4).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008