Parathenie Marku tani na pershkruan momentin, kur vdiq Zoti Jezus Krisht. Nuk ka ngjarje me te rendesishme dhe me solemne ne tere historine e botes, sesa vdekja e Krishtit. Shlyerja e mekateve te te gjithe njerezimit u realizua pikerisht ne sekonden, kur Mesia dha frymen e fundit. Po ne kete moment, Mbreteria (e Qiellit) hapi dyert e saj per kedo, qe do te besonte ne Krishtin. Nje sakrifice e tille nuk u perserit me kurre. Ajo ishte e vetmja menyre shpengimi, si per hebrenjte, ashtu edhe per jo-hebrenjte. Zeri “Pastaj, kur erdhi e gjashta ore, erresira e mbuloi gjithe vendin deri ne te nenten ore. Dhe ne te nenten ore Jezusi bertiti me ze te larte: “Eloi, Eloi; lama sabaktani?”, qe e perkthyer do te thote: “Perendia im, Perendia im, perse me ke braktisur?” (Marku 15:33-34).
Dielli u be erresire per tre ore me rradhe, para se te vdiste Krishti, sikur donte te thoshte se edhe ai (dielli) po e mbulonte fytyren, per te mos pare ligesine teper te madhe te atyre, qe po qendronin duke soditur kryqin. Erresira na ilustron faktin se Ati Perendi e fshehu fytyren e Tij, per te mos pare skenen mbi toke. Ne momentin qe Krishti u be “mekat per ne” (2 Korintasve 5:21), Ati e ktheu koken mbrapa, per te mos pare Birin e Tij te vetemlindurin: “Por paudhesite tuaja kane shkaktuar nje ndarje midis jush dhe Perendise tuaj, dhe mekatet tuaja kane bere te fshihet fytyra e tij prej jush, qe te mos ju degjoje me” (Isaia 59:2). Nuk ka fjale, qe te mund te shprehin ate qe ndjeu Jezusi, kur thirri: “Perendia im, Perendia im, perse me ke braktisur?” Kjo ishte dhimbja, vuajtja dhe tortura me e madhe, qe duroi Ai per hatrin tone. Britma e Tij nuk do te kishte aspak kuptim, po te ishte thjesht thirrja e nje njeriu, qe vdes si martir per kauzen e tij. Britma e Krishtit ishte pika kulmore, kur tensioni i rende i te gjithe mekatit te botes iu vu mbi supe. Ai u ndie i braktisur vetem ne ate moment. Megjithate, edhe ne ate cast, u duk sikur Ati Perendi tha: “Ky eshte Biri im i dashur, ne te cilin jam kenaqur” (Mateu 3:17)... “Sepse ai nuk ka percmuar as nuk ka hedhur poshte vuajtjen e te pikelluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyren e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kenaqur” (Psalmi 22:24). Uthulla “Dhe disa nga te pranishmit, kur e degjuan, thoshnin: “Ja, ai po therret Elian!”. Atehere nje prej tyre erdhi me vrap, e zhyti nje sfungjer ne uthull dhe, mbasi e vuri ne nje kallam, ia dha te pije, duke thene: “Lereni; te shohim nese vjen Elia qe ta zbrese poshte” (Marku 15:35-36). Armiqte e Jezusit nuk treguan as edhe nje pike dhembshurie per Te, madje edhe kur Ai ishte ne momentin e vuajtjes dhe dhimbjes me te madhe. U perpoqen dy here per t’i dhene uthull per te pire. Tek Marku 15:23 lexojme se, para se te kryqezohej, “I dhane te pije vere te perzier me mirre, por ai nuk e mori”… “Me dhane perkundrazi vrer ne vend te ushqimit dhe per te ma shuar etjen me dhane per te pire uthull” (Psalmi 69:21). Uthulla e perzier me mirre e me vrer perdorej si droge narkotike, per ta lehtesuar dhembjen, por Jezusi nuk pranoi per ta pire kete pije, ngaqe i duhej qe ta ndiente tere forcen e vuajtjes mbi kryq. Heren e dyte, Jezusi e shijoi uthullen, kur ia ofruan per ta pire: “Kur Jezusi e mori uthullen, tha: “U krye!”. Dhe duke ulur kryet, dha frymen” (Gjoni 19:30). Veli “Por Jezusi, si leshoi nje britme te madhe, dha frymen. Atehere veli i tempullit u ca me dysh nga maja deri ne fund” (Marku 15:37-38). Grisja e velit simbolizon faktin se, qe tani e tutje, tere ligji i ceremonive fetare te judenjve ishte shfuqizuar nga Perendia. Kjo na tregon se tani, hyrja per ne Te Shenjtin e Me te Shenjteve eshte e hapur per te gjithe ata, qe besojne ne Krishtin: “Hyri nje here e pergjithmone ne shenjterore, jo me gjakun e cjepve dhe te vicave, por me gjakun e vet, dhe fitoi nje shpetim te amshuar” (Hebrenjve 9:12). Tani, si hebrenjte, ashtu edhe jo-hebrenjte kane privilegjin per t’iu afruar “me guxim fronit te hirit” (Hebrenjve 4:16). Nuk egziston me posti i kryepriftit (njerezor), sepse tani Krishti eshte Kryeprifti yne i madh (Hebrenjve 4:14). Pengesa, qe e ndalonte njeriun te qendronte ne pranine e Perendise, u largua njehere e pergjithmone: “Ishit ne ate kohe pa Krishtin, te huaj ne qyteterine e Izraelit dhe te huaj per beselidhjen e premtimit, pa pasur shprese dhe duke qene pa Perendi ne bote. Por tani, ne Krishtin Jezus, ju qe dikur ishit larg, u afruat me ane te gjakut te Krishtit. Ai ne fakt, eshte paqja jone, ai qe ka bere nga te dy popujt nje dhe ka shembur murin e ndarjes, duke e prishur armiqesine ne mishin e tij, ligjin e urdherimeve te perftuar nga porosi, per te krijuar ne vetvete nga dy nje njeri te ri, duke bere paqen, dhe per t’i pajtuar te dy me Perendine ne nje trup te vetem me ane te kryqit, mbasi vrau armiqesine ne vetvete” (Efesianeve 2:12-16). Gjithe vuajtja dhe agonia e perjetuar nga Krishti per shpengimin e njerezimit mekatar perfundoi, kur Ai thirri: “U krye!” (Gjoni 19:30). Po ne kete moment u krye edhe vepra e shpetimit: “Keshtu edhe Krishti…u dha vetem njehere per te marre mbi vete mekatet e te shumteve” (Hebrenjve 9:28)… “Prej ketij vullneti, ne jemi shenjteruar me ane te kushtimit te trupit te Jezu Krishtit, qe u be nje here per te gjithe” (Hebrenjve 10:10). Perfundim Jezus Krishti vdiq per te na shpenguar. Por, nje trup i vdekur mbi kryq nuk eshte simboli i vertete i krishterimit te Dhiates se Re. Nese Krishti nuk do te kishte vdekur fizikisht e nese nuk do te ishte ngjallur (po fizikisht) prej se vdekuri, atehere besimi yne do te ishte i pavlere: “Por ne qofte se Krishti nuk eshte ringjallur, i kote eshte besimi juaj; ju jeni ende ne mekatet tuaja” (1 Korintasve 15:17). Ne studimin tone te ardhshem, do te shohim deshmine e Markut, lidhur me ringjalljen e Jezusit. Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |