.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Pese tipet e njerezve, qe mund ta shkaterrojne kishen
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 21 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Pese tipet e njerezve, qe mund ta shkaterrojne kishen Printo E-mail

Dhe, duke qene se paudhesia do te shumohet, shumekujt do t’i ftohet dashuria; por ai qe do te ngulmoje deri ne fund do te shpetohet” (Mateu 24:12-13).

Parathenie

Te shumte jane ata besimtare, qe nuk pyesin fare per thirrjen e Perendise ne jeten e tyre, por jane thjesht te kenaqur qe jane te shpetuar. Ne kishat tona ka nga ata qe, i perkushtohen shume pak Zotit, ndaj edhe vuajne pasojat e mungeses se ketij perkushtimi. E kemi lejuar mekatin te hyje brenda ne kishe, ndaj edhe jeta jone eshte e semure dhe kisha eshte e dobet. Ka shume gjera, qe mund ta shkaterrojne kishen nga brenda, por le t’i hedhim nje sy pese prej tyre.

Ata qe nuk vijne rregullisht ne kishe

Dhe le te kujdesemi per njeri tjetrin, per t’u nxitur per dashuri dhe vepra te mira, pa hequr dore nga te mbledhurit bashke tonin, sikurse kane zakon disa, por te nxisim njeri tjetrin, aq me teper se e shihni diten qe po afrohet” (Hebrenjve 10:24-25).

eshte per t’u kenaqur tek sheh besimtaret, qe perpiqen per te shkuar ne kishe te dielen, por edhe studimi biblik dhe takimi i lutjes jane gjithashtu takime shume te rendesishme. Kur vjen puna per te shkuar ne takimet e mesjaves, pothuajse cdo kishe vuan nga mungesa e anetareve te saj ne keto takime. Te mbledhurit bashke ne takime eshte nje shenje simbolike e te mbledhurit tone bashke me Krishtin, kur te vije. Bashkimi eshte fuqi. Te mbledhurit bashke krijon dashuri e paqe, si edhe mundesi per “ta nxitur” njeri-tjetrin per vepra te mira. Pali na shfaq nje nga arsyet kryesore pse te krishteret nuk vijne ne kishe: “Por nxitni njeri tjetrin cdo dite, derisa thuhet: "Sot," qe te mos ngurtesohet ndonje nga ju prej mashtrimit te mekatit” (Hebrenjve 3:13). Mekatareve nuk iu pelqen, kur ne kishe predikohet shenjteria dhe drejtesia.

 

Indiferentet

Une njoh veprat e tua, qe ti nuk je as i ftohte as i ngrohte. Do te doja te ishe i ftohte ose i ngrohte!” (Zbulesa 3:15).

A tregojme kujdes per t’u lutur jashte mureve te kishes? A lutemi per takimet dhe per ata qe marrin pjese ne takimet ne kishe? Kur ishte hera e fundit, qe e morem Biblen ne dore per ta lexuar dhe per ta studiuar? Indiferenca (apo apatia) jone ndikon shume ne menyren sesi e jetojme jeten tone te krishtere ne syte e botes. Deshmite e shume besimtareve jane shkaterruar e jane bere te pavlera, per shkak te kesaj indiference. Vetem Perendia mund te na sheroje prej nje semundjeje te tille vdekjeprurese. Te jesh indiferent, do te thote te mos jesh as armik i Krishtit, as i apasionuar pas Tij. Duket sikur je rehat, por, ne te vertete, ky pozicion eshte me i rrezikshmi nga te gjithe. Te jesh i vaket, do te thote t’i jesh afruar zjarrit te shenjte, por te mos jesh ngrohur fort prej tij e te mos kesh dashuri te vertete per Krishtin. Te jesh i vaket, do te thote se ke fe te mjaftueshme per t’iu treguar te tjereve nga ana e jashtme e per ta vene ndergjegjen tende ne gjumin e nje sigurie fallco, qe nuk ta shpeton dot shpirtin: “Por, mbasi je keshtu i vaket, dhe as i ftohte e as i ngrohte, une do te te vjell nga goja ime” (Zbulesa 3:16).

Ata qe duan boten

Mos e doni boten, as gjerat qe jane ne bote. Ne qofte se ndokush do boten, dashuria e Atit nuk eshte ne te” (1 Gjonit 2:15).

Bota iu ka mesuar besimtareve, qe t’i vleresojne gjerat e korruptuara te jetes, si p.sh. pasurine, pronen apo trupin. Po ne, ke vleresojme mbi te gjitha? A jemi gati ta sakrifikojme gjithcka per hatrin e Krishtit? Po nuk qeme gati per ta sakrifikuar gjithcka, atehere jemi fajtore, ngaqe, duke dashur boten, jemi bere armiq te Perendise. Bota, e mbushur me deshira te liga, lakmi, kenaqesi dhe krenari, urrehet prej Atit Qiellor. Prandaj nuk mund ta duam dot si Perendine, ashtu edhe boten. Xhon Ueslli ka shkruar: “Mos e doni boten – I shkoni pas fitores, duke e mposhtur boten. Nese ndokush do boten – ai qe kerkon te gjeje lumturi ne ato gjera qe duken, nuk e do Perendine” (Shenime mbi Dhiaten e Re).

Te pabeset

Por kam dicka kunder teje, sepse dashurine tende te paren e le” (Zbulesa 2:4).

Te gjithe e mbajme mend diten, kur erdhem tek Krishti per shpetim. Ishim te mbushur plot me gezim e lumturi, ngaqe e dinim se mekatet na ishin lare ne gjakun e shtrenjte te Krishtit. Ishim gati te ngriheshim ne kembe e te deklaronim se e donim Zotin me gjithe zemren, me gjithe shpirtin e me gjithe forcen tone. Por ne zemren tone ndodhi dicka. Ashtu si kisha ne Efes, edhe ne mund te kemi shume gjera per te cilat ia vlen te na lavderojne, por Perendia thote: “E megjithate...”. Kjo tregon se mbi rrobat tona te pastra tani ka rene nje njolle. Nuk ka pse te vazhdojme te qendrojme ne nje gjendje te tille. Perkundrazi, duhet te marrim vendim per t’i veme neper vije punet: “Kujtohu, pra, se nga ke rene, pendohu, dhe bej veprat e para; ne mos do te vi se shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tend nga vendi i vet, nese nuk pendohesh” (Zbulesa 2:5).

Grindavecet

Tani vellezer, ju bej thirrje ne emer te Zotit tone Jezu Krishtit te flisni qe te gjithe te njejten gje dhe te mos keni ndasi midis jush, por te jeni plotesisht te bashkuar, duke pasur nje mendje dhe nje vullnet. Sepse me eshte treguar per ju, o ve-llezer, nga ata te shtepise se Kloes, se ne mes jush ka grindje...Ne fakt, sepse midis jush ka smire, grindje e percarje a nuk jeni te mishit dhe a nuk ecni sipas menyres se njerezve?(1 Korintasve 1:10-11 dhe 3:3).

Me ane te grindjeve e percarjeve, kishat po e lejojne Satanain qe t’iua grabise bekimet e Perendise. Edhe mund te mbijetojme, duke patur problemet e permendura me lart, por grindja, smira dhe inati sjellin ogur te zi per cdo kishe. Satanai gjithmone eshte perpjekur per te shkaktuar grindje e percarje mes te krishtereve. Kjo eshte nje nga mjetet e tij kryesore kunder perhapjes se fjales se Perendise. Ata qe grinden, e vertetojne se nuk e njohin Zotin. Grindavecet flasin e sillen si ata te botes. Perendia nuk vepron ne nje kishe, ku mbizoteron grindja e percarja: “Qe te permbushet drejtesia e ligjit ne ne, qe nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymes” (Romakeve 8:4)... “Ne qofte se rrojme ne Fryme, ne Fryme edhe duhet te ecim. Le te mos jemi mburravece, duke provokuar dhe duke pasur smire njeri-tjetrin” (Galatasve 5:25-26). Mateo Henri, duke komentuar mbi kete varg, thote keshtu: “Te shumte jane ata, qe e quajne veten te krishtere, madje edhe predikues, qe e vertetojne se jane akoma te mishit, duke u mburrur e duke mbajtur meri, te gatshem per t’u zene e per te folur keq per te tjeret”.

Perfundim

Keto pese tipe besimtaresh duhet te na behen nxitje, per ta permiresuar jeten tone te krishtere. Menyra sesi e jetojme jeten tone private, ndikon shume ne marredhenien tone me Perendine dhe me njerezit e Tij. Duhet te tregohemi te kujdesshem, qe te mos e harxhojme kohen, duke kujtuar se jemi te krishtere. Krishterimi nuk eshte vetem per diten e djele, por per cdo dite te jetes sone: “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perendine tend, me gjithe zemer, me gjithe shpirt dhe me tere forcen tende” (Ligji i Perterire 6:5).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008