Parathenie Marku 13:14-27 na tregon se c’do te ndodhe ne ditet e fundit te historise se botes. Jezusi na paraqet nje tablo te gjalle, jo per te na frikesuar, por per te na treguar se, pavaresisht nga tmerret e diteve te fundit, ata qe e ndjekin Ate, kane “shpresen e lume” te jetes se perjetshme ne Qiell (Titit 2:13). Tempulli “Dhe kur te shihni neverine e shkaterrimit, te parathene nga profeti Daniel, e cila qendron atje ku nuk duhej te ishte (ai qe lexon le ta kuptoje), atehere ata qe do te jene ne Jude, le te ikin maleve. Dhe ai qe ndodhet mbi catine e shtepise, te mos zbrese, dhe as te hyje ne shtepi per te marre ndonje gje nga shtepia e vet. Dhe ai qe do te jete ne are, te mos kthehet prapa per te marre rroben e vet” (Marku 13:14-16). Judenjte nuk kane patur nje tempull te tyren, qe prej kohes kur tempulli i dyte u shkaterrua prej perandorit romak Titi ne vitin 70 pas Krishtit. Tempulli i trete do te ndertohet ne Jeruzalem, para ardhjes per se dyti te Zotit Jezus Krisht. Pikerisht ne kete tempull, Antikrishti do te vere imazhin e tij dhe do t’i urdheroje judenjte qe ta adhurojne ate si perendi: “Ai do te lidhe gjithashtu nje beselidhje me shume njerez per nje jave, por ne mes te javes do t’i jape fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahet e veprimeve te neveritshme do te vije nje shkaterrues, deri sa shkaterrimi i plote, qe eshte dekretuar, do te bjere mbi shkaterruesin” (Danieli 9:27)... “Askush te mos ju genjeje kursesi, sepse ajo dite nuk do te vije, pa ardhur me pare renia dhe pa u shfaqur njeriu i mekatit, i biri i humbjes, kundershtari, ai qe larteson veten mbi cdo gje qe quhet perendi ose objekt adhurimi, aq sa te shkoje e te rrije ne tempullin e Perendise si Perendi, duke e paraqitur veten se eshte Perendi” (2 Thesalonikasve 2:3-4).
Pjesa e fundit e periudhes se shtrengimit ka te beje me vuajtjen perfundimtare te judenjve. Po te mos ishte e vertete kjo, atehere fjalet e Jezusit rreth te ikurit maleve te Judese nuk do te kishin rendesi te madhe. Ka nga ata komentues, qe e kane interpretuar kete tekst nga ana figurative, por te permendurit e “Judese” tregon se ky tekst duhet te merret fjale per fjale. Zbulesa 12:1-6 flet rreth se njejtes ngjarje: “Pastaj nje shenje e madhe u duk ne qiell: nje grua e veshur me diellin, dhe me henen poshte kembeve te saj, dhe mbi krye te saj nje kurore me dymbedhjete yje. Ishte shtatzene e bertiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes. Dhe u duk nje shenje tjeter ne qiell: dhe ja, nje dragua i madh i kuq qe kishte shtate koke dhe dhjete brire, dhe mbi kokat e tij kishte shtate kurora. Dhe bishti i tij terhiqte pas vetes te treten pjese te yjeve te qiellit dhe i hodhi mbi toke. Dhe dragoi qendroi perpara gruas qe ishte gati per te lindur, per te gllaberuar birin e saj kur ta kishte lindur. Dhe ajo lindi nje bir mashkull, i cili duhet te qeverise gjithe kombet me skepter te hekurt; dhe biri i saj u rrembye prane Perendise dhe fronit te tij. Dhe gruaja iku ne shkretetire, ku kishte vend te pergatitur nga Perendia, qe te ushqehet atje nje mije e dyqind e gjashtedhjete dite”. Tmerri “Tani mjere grate shtatzena dhe ato me femije ne gji ne ato dite! Dhe lutuni qe ikja juaj te mos ndodhe ne dimer. Sepse ne ate dite do te jete nje mundim i madh, me i madhi qe ka ndodhur qe nga zanafilla e krijimit qe kreu Perendia deri me sot, dhe te tille nuk do te kete me kurre. Dhe, nese Zoti nuk do t’i kishte shkurtuar ato dite, asnje i gjalle nuk do te shpetonte; por Zoti i shkurtoi ato dite per shkak te te zgjedhurve, qe ai i zgjodhi” (Marku 13:17-20). Tmerri i periudhes se fundit te shtrengates, qe zgjat per tre vjet e gjysem, nuk eshte pare ndonjehere ne histori. Madje as holokausti i Luftes se Dyte Boterore nuk krahasohet dot me urrejtjen, qe Antikrishti do te derdhe mbi Izraelin ne ditet qe permenden ne kete profeci. Po te mos nderhyje Perendia, judenjte do te azgjesoheshin plotesisht nga Antikrishti. Fjala “te zgjedhurve”, ne kete varg, nuk mund t’i referohet besimtareve te krishtere, qe jetojne ne ate kohe. Tema e kesaj profecia eshte populli jude: “Per hir te Jakobit, sherbetorit im, dhe per hir te Izraelit, te zgjedhurit tim, une te thirra me emer dhe te dhashe nje titull nderi megjithese ti nuk me njihje” (Isaia 45:4)... “Nuk do te ndertojne me qe te banoje nje tjeter, nuk do te mbjellin me qe te haje nje tjeter; sepse ditet e popullit tim do te jene si ditet e drureve; dhe te zgjedhurit e mi do te gezojne per nje kohe te gjate vepren e duarve te tyre” (Isaia 65:22). Mashtruesit “Atehere, nese dikush do t’ju thote: "Ja, Krishti eshte ketu!"; ose "eshte atje," mos e besoni. Sepse do te dalin krishter te rreme dhe profete te rreme dhe do te bejne shenja e cudi per te genjyer, po te jete e mundur, edhe te zgjedhurit. Por ju kini kujdes; ja, une ju paralajmerova cdo gje” (Marku 13:21-23). Nje nga shenjat kryesore te diteve te fundit do te jete shtimi ne numer i mesuesve, krishterve dhe profeteve te rreme. Disa prej tyre do te jene te pajisur me fuqi mbinatyrore te marre prej Satanait, per t’i bere njerezit per vete e per t’i larguar ata prej se vertetes. Vetem ata, qe e ndjekin me besnikeri Zotin Jezus Krisht, nuk mund te mashtrohen dot prej genjeshtareve. Ata qe jane te mashtruar sot, jane te kualifikuar per mashtrimin perfundimtar. Do t’i besojne nje genjeshtre, ngaqe nuk e durojne dot te verteten: “E prandaj Perendia do t’u dergoje atyre nje genjim qe do t’i beje te gabojne, qe t’i besojne genjeshtres, qe te denohen te gjithe ata qe nuk i besuan se vertetes, por perqafuan ligesine!” (2 Thesalonikasve 2:11-12). Triumfi “Por ne ato dite, pas atij mundimi, dielli do te erret dhe hena nuk do te jape shkelqimin e vet; yjet e qiellit do te bien dhe fuqite qe jane ne qiej do te lekunden. Atehere do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur ne re, me pushtet te madh e me lavdi. Atehere ai do te dergoje engjejt e vet dhe do t’i mbledhe te zgjedhurit e vet nga te kater ererat, nga skaji i tokes deri ne skaj te qiellit” (Marku 13:24-27). Keto vargje permbushin profecine e Joelit, te ciles i referohet edhe Pjetri ne diten e Rreshajeve: “Por kjo eshte ajo qe ishte thene nepermjet profetit Joel: "Dhe ne ditet e fundit do te ndodhe, thote Perendia, qe une do te perhap nga Fryma ime mbi cdo mish; dhe bijte tuaj e bijat tuaja do te profetizojne, te rinjte tuaj do te shohin vegime dhe te moshuarit tuaj do te shohin endrra. Ne ato dite do te perhap nga Fryma im mbi sherbetoret e mi dhe mbi sherbetoret e mia, dhe do te profetizojne. Dhe do te bej mrekulli lart ne qiell dhe shenja poshte mbi toke: gjak, zjarr e avull tymi. Dielli do te kthehet ne erresire dhe hena ne gjak, para se te vije dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit. Dhe do te ndodhe qe kush ta kete thirrur emrin e Zotit, do te shpetohet” (Veprat e Apostujve 2:16-21)… “Mbas kesaj do te ndodhe qe une do te perhap Frymen tim mbi cdo mish; bijte tuaj dhe bijat tuaja do te profetizojne, pleqte tuaj do te shohin endrra, te rinjte tuaj do te kene vegime. Ne ato dite do te perhap Frymen time edhe mbi sherbetoret dhe sherbetoret. Do te bej mrekulli ne qiejt dhe mbi toke: gjak, zjarr dhe shtellunga tymi. Dielli do te shnderrohet ne terr dhe hena ne gjak, para se te vije dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit. Dhe do te ndodhe qe kushdo qe do t’i drejtohet emrit te Zotit do te shpetoje, sepse ne malin Sion dhe ne Jeruzalem do te kete shpetim, sic e ka thene Zoti, edhe per ata qe kane mbetur gjalle dhe qe Zoti do t’i therrase” (Joelit 2:28-32). Ata, qe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur ne re, do te jene ndoshta judenjte, te cilet vete Perendia i ruajti gjate qendrimit te tyre ne shkretetire: “Do te derdh mbi shtepine e Davidit dhe mbi banoret e Jeruzalemit Frymen e hirit dhe te pergjerimit; dhe ata do te veshtrojne drejt meje, drejt atij qe kane therur; do te pikellohen per te, ashtu si pikellohesh per nje bir te vetem, dhe do te hidherohen shume per te, ashtu si hidherohesh fort per nje te parelindur” (Zakarias 12:10). E megjithate, Zbulesa 1:7 dhe Mateu 24:30 thone se e gjithe bota do ta perjetoje Ardhjen e Dyte te Krishtit: “Ja, ai vjen me rete dhe cdo sy do ta shohe, edhe ata qe e tejshpuan; dhe te gjitha fiset e dheut do te vajtojne per te. Po, amen”... “Dhe atehere do te duket ne qiell shenja e Birit te njeriut; dhe te gjitha kombet e dheut do te mbajne zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi rete e qiellit me fuqi dhe lavdi te madhe”. Te pranishem me Krishtin ne ardhjen e Tij, do te jete i gjithe populli i zgjedhur i Perendise, duke perfshire ketu si kishen e marre ne Qiell, ashtu edhe besimtaret judenj. Vini re se si Jezusi permend si Token, ashtu edhe Qiellin: “Dhe pashe frone, dhe ata u ulen mbi to dhe atyre iu dha pushteti qe te gjykojne edhe pashe shpirtrat e atyre qe u ishin prere kokat per deshmine e Jezusit dhe per fjalen e Perendise, dhe te cilet nuk e kishin adhuruar bishen, dhe as figuren e saj dhe nuk kishin marre damke mbi ballin e tyre dhe ne duart e tyre. Keta u kthyen ne jete e mbreteruan me Krishtin per nje mije vjet” (Zbulesa 20:4). Besimtaret e te gjitha brezave do te kene pjese ne lavdine e Mbreterise se Mesias. Shenim: Ardhja e Dyte e Krishtit eshte nje ngjarje e dyfishte. Marrja e kishes ne Qiell ndodh, para se te vije Zoti ne toke per te ngritur Mbreterine e Tij Njemijevjecare. Perfundim Ka shume gjera, qe s’i kuptojme dot, kur vjen puna tek profecite. Por te gjithe besimtaret e vertete e dine se Shpetimtari i tyre do te ngrihet perseri mbi toke: “Por une e di qe Shpetimtari im jeton dhe qe ne fund do te ngrihet mbi toke. Mbas shkaterrimit te lekures sime, ne mishin tim do te shoh Perendine. Do ta shoh une vete; syte e mi do ta sodisin, dhe jo nje tjeter. Po me shkrihet zemra” (Jobit 19:25-27). Na pret nje e ardhme e bukur, edhe pse ne fillim do te shohim nje pamje te ngrysur: “Dhe kur keto te fillojne te ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse clirimi juaj eshte afer” (Luka 21:28). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |