Ne bar nje dite u ul Mesuesi, ashtu sic e kish zakon, dhe rreth tij u mblodhen turmat dhe Ai ze e i meson!
"Me thoni pak, ju bashkekombes, a i mbani 10 porosite?" -"Cfare flet ti?"-i thane turmat "ato per ne jane jete e drite!"
Mesuesi lehtas buzeqeshi dhe u mbush vendi me arome nga drite e Tij rrezatoi vendi me mijera lule u bene kurore!
"Po sikur..." ndalet e thote, "ato te ishin njembedhjete, dhe e njembedhjeta te ishte: JEPE PER MUA KETE JETE?"
Atehere turmat brohoriten: "Ne nderin tone do te ishte, qe ne te vdisnim per Zotin tone kjo vdekje per ne, jete do te ishte!"
Pastaj serisht ndalon Mesuesi dhe buzeqeshja i shnderrin ne buze: "Por... nqs s'do ishin njembedhjete, por nje porosi e vetme: HA TRUPIN TIM QE TE KESH JETE!" ?
Turma e tere ne cast ngriu dhe u shpernda me te shpejte nga mijera vete te pranishem, s'ngelen vecse dymbedhjete
"E shihni?" tha Mesuesi yne, "Kur u kerkova qe te vdisnin e priten me plot lavderim kur u dhashe Trupin per ngrenie, e hodhen poshte me percmim!"?
O njeri nuk te kerkova te vdesesh sot per Mua ti, por Jeten time ta dhurova, eja, merre pra tani!
Ne rast se do lavdine tende ta dish mire se je i rene, ne rast se do lavdine Time, eja, merre, te eshte dhene!
Se porosia qe Une u jap eshte nje e vetem nje: "Trupin Tim merrni e hani!" Te tjera urdhra nuk duhen me!
Autori: L.E.
|
|
Modifikimi i fundit ( e martė , 17 qershor 2008 )
|