.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Jeta e Krishtere arrow Ruani zemrat dhe mendjet!
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 57 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Ruani zemrat dhe mendjet! Printo E-mail
Ne këtë kohë, kur tundimet dhe provokimet nga bota janë kaq të shumta dhe të vazhdueshme, është jetësore që ne si besimtarë të tregohemi sa më të kujdesshëm në mënyrë që të mbrojmë mendjet dhe zemrat tona ndaj këtyre sfidave të cilat mund të na bëjnë të devijojmë nga udha e Krishtit.
Kompromisi me botën është një nga sfidat më të mëdha dhe kryesore me të cilin duhet të bëjmë shumë kujdes.

Ajo që vë re shpesh është që shumë besimtarë bëjnë kompromis me botën pasi ata nuk i japin rëndësinë e duhur marrëdhënies së tyre me Perëndinë, si dhe nuk i japin po aq rëndësi njohjes së të vërtetës e cila na ndihmon të dallojmë më pas atë çfarë është e rreme dhe mashtrim i botës.

Bota mund të na ofrojë shumë gjëra përsa i përket kënaqësive, prestigjit, krenarisë, pasurive, etj. Por asnjëra prej këtyre arritjeve apo sukseseve nuk është e sigurt dhe për më tepër asnjë prej tyre nuk mund të na ofrojë paqen dhe sigurinë që kërkojmë në këtë jetë.

Paqja dhe siguria e vërtetë vijnë nga brenda dhe burimi i vërtetë i tyre është njohja dhe dituria e Perëndisë në ne. Prandaj dhe marrëdhënia jonë me Perëndinë është thelbësore për gjithçka tjetër.

Gjithashtu, vë re që shumë besimtarë janë konfuz ose, të paktën shumicën e rasteve, ata e lejojnë vehte që të bëhen konfuz në bindjet e tyre deri në pikën e kompromisit me botën. Joshja e botës, trysnia e shoqërisë, dëshirat e brendshme të mishit, marrëzia e momentit, e shtysa të tjera si këto na bëjnë që shpesh të bëhemi pre e përsiatjeve të botës, duke u larguar më tej nga thirrja dhe bindja jonë ndaj Perëndisë.

Askush prej nesh nuk është në gjendje që t’i bëjë ballë sfidave dhe sulmeve të kësaj bote apo të mishit të tij, por Perëndia na ka pajisur me Frymën e Shenjtë dhe me të Vërtetën e Tij, nëpërmjet të cilave ne mund të dallojmë me qartësi vullnetin e Tij për t’ju bindur atij në çdo gjë dhe në çdo situatë.

Të dashur besimtarë ju bëj thirrje që t’i riktheheni dashurisë tuaj të parë. Perëndia është gjithmonë i gatshëm të na mirëpresi dhe të na rimëkëmbë në besimin dhe dëshminë tonë, pasi të tillë janë zemra dhe vullneti i Tij për ne.

Autor: Elvis Plaku

E Drejta e Autorit © albKristian.com 2002-2005

Modifikimi i fundit ( e premte , 22 shtator 2006 )
< Mbrapa
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008