.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Te abuzuarit e miresise se Perendise
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 35 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Te abuzuarit e miresise se Perendise Printo E-mail

U thoni vellezerve tuaj: "Ami," dhe motrave tuaja "Ruhamah". Protestoni kunder nenes suaj, protestoni, sepse ajo nuk eshte gruaja ime dhe une nuk jam burri i saj. Le te heqe nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve te saj dhe shenjat e shkeljeve te kurores nga siset e saj; perndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bej si ne diten e lindjes se saj; do ta katandis ne nje shkreti, do ta bej si nje toke te zhuritur dhe do ta bej te vdese nga etja. Nuk do te kem meshire per bijte e saj, sepse jane bij prostitucioni. Nena e tyre u kurverua ne fakt, ajo qe eshte ngjizur eshte sjelle ne menyre te turpshme, sepse ka thene: "Do t’u shkoj pas dashnoreve te mi, qe me japin buken time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time". Prandaj ja, do te te ze rrugen me ferra, do ta mbyll me nje mur dhe keshtu nuk do te gjeje me shtigjet e saj. Do te rende pas dashnoreve te saj, por nuk do t’i arrije; do t’i kerkoje, por nuk do t’i gjeje. Atehere do te thote: "Do te kthehem te burri im i pare, sepse per mua ishte me mire atehere se tani". Ajo nuk kuptoi qe une i jepja grure, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, qe ata i ofronin Baalit” (Osea 2:1-8).

 

Parathenie

Ne kete pasazh, lexojme fjalen e Perendise drejtuar, nepermjet profetit Osea, nje populli mekatar e mosmirenjohes. Izraelitet nuk kishin pranuar ta degjonin thirrjen e Perendise per t’u penduar, edhe pse Ai vazhdimisht i kishte paralajmeruar se do t’i zhvendoste nga atdheu, nese ngulnin kembe te ecnin ne mekat e rebelim. Ketu shohim edhe nje mesazh per besimtaret e sotshem.

Mospranimi i burimit te bekimit

 “Ajo nuk kuptoi qe une i jepja grure, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj(Osea 2:8).

Vazhdmisht, duhet ta mbajme mend se “cdo gje e mire qe na jepet dhe cdo dhurate e persosur vjen prej se larti dhe zbret nga Ati i dritave, prane se cilit nuk ka nderrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17). Nga natyra, jemi te prirur per te kujtuar se bekimet e pergjithshme na vijne, ngaqe punojme shume me forcat tona, apo ngaqe jemi te afte e me shkolle. Por, jo vetem ca gjera, por cdo gje e mire eshte nga Perendia. Ketu perfshihen edhe forca jone, shendeti dhe inteligjenca. Nuk mund te themi se e kemi krijuar vete vetveten: “Pranoni qe Zoti eshte Perendia; na ka bere ai dhe jo ne vete” (Psalmi 100:3).

A jemi munduar ndonjehere per t’i numeruar bekimet tona? Nese po, a kemi kujtuar atehere se i kemi merituar te gjitha ato bekime? Ndoshta besojme se keto bekime te perditshme jane tonat, ngaqe ndodhemi ne vendin e duhur e jetojme ne kohen e duhur. Apostulli Pal shkroi: “Sepse cfare te ben te ndryshem? Cfare ke ti qe nuk e ke marre? Dhe, nese e ke marre, pse krenohesh sikur nuk e ke marre?” (1 Korintasve 4:7). Te gjitha bekimet jane te dhena prej Perendise, prandaj edhe nuk kemi asnje arsye per t’u mburrur.

Te Abuzuarit e Dhenesit

Qe ata i ofronin Baalit” (Osea 2:8).

Izraelitet nuk e pranuan faktin se ishte Perendia Ai, qe ishte Dhenesi i bekimeve dhe se ato bekime ata i kishin perdorur per te lavderuar e per te nderuar nje idhull pagan. Perendia mund te na kete dhene qofte edhe nje talent te vetem, por Ai pret qe ate talent ta perdorim per lavdine e Tij: “Ne fund erdhi edhe ai qe kishte marre vetem nje talent dhe tha: "Zot, une e dija se je njeri i ashper, qe korr atje ku nuk ke mbjelle dhe vjel ku nuk ke shperndare, prandaj pata frike dhe shkova dhe e fsheha talentin tend nen toke; ja, une po ta kthej". Dhe i zoti duke i pergjigjur i tha: "Sherbetor i mbrapshte dhe pertac, ti e dije se une korr atje ku nuk kam mbjelle dhe vjel aty ku nuk kam shperndare; Ti duhet t’ia kishe besuar denarin tim bankiereve dhe keshtu, ne kthimin tim, do ta kisha marre me interes. Prandaj ia hiqni ketij talentin dhe ia jepni atij qe ka dhjete talenta” (Mateu 25:24-28).

Duhet te tregojme kujdes qe te mos e perdorim per qellime mekatare ate, qe na ka dhene Perendia. Nje kengetar i krishtere, qe kendon kenget e botes, ne fakt, propagandon te ligen. Ta perdoresh ate qe ta ka dhene Perendia, jo per lavdine e Tij, por per qellime te tjera, eshte njesoj sikur te punosh per djallin. Njerez te tille mund te kujtojne se Perendia i fal, kur veprojne keshtu, por ata harrojne se “eshte nje hir i Zotit qe nuk jemi shkaterruar plotesisht, sepse meshirat e tij nuk jane mbaruar plotesisht” (Vajtimeve 3:22). 

Nese i abuzojme bekimet, atehere do te humbim gjithcka

Prandaj une do te marr perseri grurin tim ne kohen e vet dhe mushtin tim ne stinen e vet; do t’i heq leshin tim dhe lirin tim, qe sherbenin per te mbuluar lakuriqesine e saj” (Osea 2:9).

Perendia ka thene: “Fryma ime nuk do te hahet gjithnje me njeriun” (Zanafilla 6:3). Le te mos gabojme, duke menduar se durimi i Perendise do te thote verbim ndaj mekatit. Durimi i Tij nuk eshte shenje miratimi per mekatin tone. Ai i jep gjithmone mekatarit nje shans te dyte per t’u penduar. Ja se c’i tha Ai kishes se Tiatires: “Dhe i dhashe kohe qe te pendohet per kurverine e saj, por ajo nuk u pendua” (Zbulesa 2:21). Mungesa e pendeses dhe e kthimit perseri tek Perendia perfundon gjithmone ne dizaster: “Ja, une e flake ate ne nje shtrat vuajtjesh, dhe ata qe kurverojne me te, ne shtrengim te madh, po nuk u penduan per veprat e tyre” (Zbulesa 2:22). Heret a vone, Atij i duhet ta prese fare ate peme, qe eshte shterpe: “Ja, u bene tre vjet tashme qe une vij e kerkoj frytin e ketij fiku dhe s’po gjej; preje; pse te zere kot token?” (Luka 13:7).

Perfundim

Mekati i Izraelit eshte akoma nje mekat i zakonshem ne kishen e diteve te sotme. Si besimtare qe jemi, duhet te mos e harrojme se gjithcka qe kemi, e kemi per shkak te meshires dhe hirit te Perendise: “Beko, shpirti im, Zotin, dhe te gjitha ato qe jane tek une te bekojne emrin e tij te shenjte. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnje nga te mirat qe ka bere. Ai fal te gjitha paudhesite e tua dhe sheron te gjitha semundjet e tua, shpengon jeten tende nga shkaterrimi dhe te kurorezon me miresi dhe dhembshuri; ai ngop me te mira gojen tende dhe te ben te ri si shqiponja” (Psalmi 103:1-5).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008