.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow C’eshte e verteta?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
C’eshte e verteta? Printo E-mail

C’eshte e verteta?” (Gjoni 18:38).

Parathenie

Pyetja e Pilatit ishte, ne te vertete, nje pergjigje kritike ndaj deklarates qe Jezusi beri rreth Vetes: “Ti thua se une jam mbret; per kete une kam lindur dhe per kete kam ardhur ne bote; qe te deshmoj per te verteten; kush eshte per te verteten, e degjon zerin tim” (Gjoni 18:37). C’eshte e verteta? E verteta nuk mund te gjendet brenda nje teorie, nje feje, nje vendi, apo nje libri filozofik. Ajo mund te gjendet vetem tek Zoti Jezus Krisht. Vetem Ai eshte e verteta absolute. Ne besojme se Bibla eshte e verteta, sepse Perendia eshte Autori Hyjnor i saj.

E verteta e ka origjinen nga Perendia

Perendia eshte autori i tere se vertetes. Pavaresisht se sa te mencur e te zgjuar mund ta kujtoje veten njeriu, prapeseprape, ai as nuk mund te beje, as nuk mund te thote dicka, qe eshte origjinale. Nese beson tek Perendia, atehere njeriu e kupton se themeli i se vertetes gjendet tek Perendia: “Sepse Zoti eshte i mire; miresia e tij eshte e perjetshme dhe besnikeria (ose e verteta) e tij vlen per te gjitha brezat” (Psalmi 100:5). Ata, qe e mohojne Perendine, iu shkojne pas genjeshtrave te Satanait: “Ju jeni nga djalli, qe eshte ati juaj, dhe doni te beni deshirat e atit tuaj; ai ishte vrases qe nga fillimi dhe nuk qendroi ne te verteten, sepse ne te nuk ka te vertete. Kur thote te rrema, flet nga vetvetja, sepse eshte genjeshtar dhe ati i rrenes” (Gjoni 8:44).

Prandaj, pra, nese Perendia tha se homoseksualiteti, idhujtaria, shkelja e kurores dhe kurveria ishin mekate ne shekullin e I-re pas Krishtit, atehere keto mbeten mekate edhe sot, ne shekullin XXI-te: “A nuk e dini ju se te padrejtet nuk do te trashegojne mbreterine e Perendise? Mos u genjeni: as kurvaret, as idhujtaret, as shkelesit e kurores, as te zhburreruarit, as homoseksualet, as vjedhesit, as lakmuesit, as pijanecet, as perqeshesit, as grabitesit nuk do te trashegojne mbreterine e Perendise” (1 Korintasve 6:9-10). Nuk ka fare rendesi se c’thote njeriu mekatar. Perendia nuk i korrigjon (nuk i ndryshon) fjalet e Tij, ashtu sic bejne politikanet.

Perendia nuk mund te genjeje

Perendia nuk eshte nje njeri, qe mund te genjeje”… “Ne shpresen e jetes se perjetshme, te cilen Perendia, qe nuk genjen, e premtoi para te gjitha koherave”… “eshte e pamundur qe Perendia te genjeje” (Numrave 23:19; Titit 1:2; Hebrenjve 6:18). Ka vetem nje te vertete, ngaqe ka vetem nje Perendi: “Per ne s’ka vecse nje Perendi, Ati nga i cili jane te gjitha gjerat dhe ne ne te; dhe nje Zot, Jezu Krishti, me ane te te cilit jane te gjitha gjerat, dhe ne jetojme me ane te tij” (1 Korintasve 8:6). Natyra dhe vullneti i Tij hyjnor jane te pandryshueshme dhe nuk mund te ndryshohen kurre: “Une jam Zoti, nuk ndryshoj”… “Cdo gje e mire qe na jepet dhe cdo dhurate e persosur vjen prej se larti dhe zbret nga Ati i dritave, prane se cilit nuk ka nderrim dhe as hije ndryshimi” (Malakia 3:6; Jakobi 1:17). E verteta e Tij eshte universale: “Sepse kjo eshte e mire dhe e pelqyer perpara Perendise, Shpetimtarit tone, i cili deshiron qe gjithe njerezit te shpetohen dhe t’ia arrijne njohjes te se vertetes” (1 Timoteut 2:3-4). Keshtu, pra, e verteta eshte e njejte per te gjithe, kudo qe te ndodhen, ne cdo vend e ne cdo komb, ne te gjitha koherat. Perendia nuk mund te genjeje, por njerezit shpesh, ose genjejne: “Gryka e tyre eshte nje varr i hapur, me gjuhet e tyre kane thurur mashtrime, ka helm gjarperinjsh nen buzet e tyre” (Romakeve 3:13), ose gabojne lehte: “Kete, pra, po deshmoj ne Zotin: te mos ecni me si po ecin ende johebrenjte e tjere, ne kotesine e mendjes se tyre, te erresuar ne mendje, te shkeputur nga jeta e Perendise, per shkak te padijes qe eshte ne ta dhe ngurtesimit te zemres se tyre. Ata, duke u bere te pandjeshem, e dhane veten ne shthurje, duke kryer cdo papasterti me lakmi te pangopur” (Efesianeve 4:17-19). Prandaj, edhe ne duhet t’i besojme gjithmone Perendise, jo njerezve: “Qofte Perendia i vertete dhe cdo njeri genjeshtar” (Romakeve 3:4). Shpeshhere, njerezit i mashtron vete vetja e tyre: “Zemra genjehet me teper se cdo gje tjeter dhe semuret ne menyre te pasherueshme; kush mund ta njohe ate?” (Jeremia 17:9). Prandaj, duhet qe gjithmone t’i besojme Perendise, jo tendencave (prirjeve) personale.

Bibla eshte fjala e se vertetes

Shuma e fjales sate eshte e verteta; dhe te gjitha dekretet e tua te drejta qendrojne perjete” (Psalmi 119:160)… “Shenjteroji ne te verteten tende; fjala jote eshte e verteta” (Gjoni 17:17). Bibla eshte Fjala e Perendise, ndaj edhe duhet t’i drejtohemi asaj, per te gjetur te verteten: “I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi, qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per cdo veper te mire” (2 Timoteut 3:16-17).

Zoti Jezus Krisht na e shfaq plotesisht te verteten

Dhe Fjala u be mish dhe banoi nder ne; dhe ne soditem lavdine e tij, si lavdia e te vetemlindurit prej Atit, plot hir e te vertete” (Gjoni 1:14)… “Une jam udha, e verteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pervecse nepermjet meje” (Gjoni 14:6). Nese njeriu deshiron ta dije plotesine e se vertetes hyjnore, atehere ai duhet t’iu kushtoje vemendje fjaleve, qe foli Ati ne lidhje me te Birin: “Ky eshte Biri im i dashur, ne te jam kenaqur: degjojeni!” (Mateu 17:5).

Ungjilli (Lajmi i Mire) eshte per te gjithe njerezit, kudo qe te ndodhen, deri ne fund te botes: “Shkoni, pra, dhe beni dishepuj nga te gjithe popujt duke i pagezuar ne emer te Atit e te Birit e te Frymes se Shenjte, dhe duke i mesuar te zbatojne te gjitha gjerat qe une ju kam urdheruar. Dhe ja, une jam me ju gjithe ditet, deri ne mbarim te botes” (Mateu 28:19-20). Fryma e Shenjte u dergua per t’iu treguar pasuesve te Krishtit te gjithe te verteten: “Por, kur te vije ai, Fryma e se vertetes, ai do t’ju prije ne cdo te vertete, sepse ai nuk do te flase nga vetja, por do te thote gjitha ato gjera qe ka degjuar dhe do t’ju kumtoje gjerat qe do vijne. Ai do te me perlevdoje, sepse do te marre prej meje dhe do t’jua kumtoje. Te gjitha gjerat qe ka Ati jane te miat; per kete ju thashe se ai do te marre prej simes dhe do t’jua kumtoje” (Gjoni 16:13-15).    

Perfundim

E verteta mbetet e vertete, edhe kur askush nuk di gje per te. E verteta eshte e vertete, edhe kur askush nuk e pranon, apo nuk e ndjek. “C’eshte e verteta?” Jezus Krishti eshte e verteta. Vetem Ai mund ta cliroje njeriun: “Do ta njihni te verteten dhe e verteta do t’ju beje te lire”…Pra, nese Biri do t’ju beje te lire, do te jeni me te vertete te lire” (Gjoni 8:32, 36).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008