|
“eshte thene, o shtepi e Jakobit: "A eshte i kufizuar Fryma e Zotit, apo keto jane veprat e tij? A nuk e bejne valle rrezatues fjalet e mia ate qe ec me ndershmeri?” (Mikea 2:7). Parathenie Ketu shohim nje popull, qe e kishin nisur mire ne besim, por, me vone, rane prej hirit te Perendise (mekatuan ndaj Tij). E konsideronin akoma veten si populli i zgjedhur i Perendise, ngaqe e kishin prejardhjen prej babait te tyre, Jakobit. Titulli “i krishtere” e lidh besimtarin e Dhiates se Re me Zotin Jezus Krisht. Te shumte jane ata, qe e perdorin kete fjale, por nuk i ngjajne fare Krishtit. Ato fjale qe Jezusi i tha kishes se Sardes, mund t’iu thuhen edhe ketyre te krishtereve sot: “Ti ke emrin se jeton, por je i vdekur” (Zbulesa 3:1). C’te drejte ka dikush per te thene se Perendia nuk mund te veproje sot, ashtu sic veproi edhe ne fillim te epokes se kishes? Dora e fuqishme e Perendise se gjithepushtetshem nuk eshte aq e shkurter, sa te mos veproje, por mund te beje akoma “gjera te medha dhe te padepertueshme” (Jeremia 33:3).
Ku e kemi gabimin? Profeti Mikea iu foli njerezve, qe po mundoheshin per te mbajtur nen kontroll menyren, me te cilen fliste e vepronte Fryma e Perendise. Tek vargu 6, e shohim se si ata iu jepnin urdher profeteve, qe te mos iu profetizonin: “Mos profetizoni,” u thone profeteve te tyre”. Predikuesit e asaj kohe po i thonin kombit se kishte nevoje te pendohej e te kthehej me gjithe shpirt tek Zoti, sepse, perndryshe, e priste shkaterrimi. Por njerezit nuk pyesnin fare per gjendjen e tyre shpirterore. Perkundrazi, ata zhyteshin thelle e me thelle ne pisllekun e botes. Kalbja shpirterore e morale kishin bere te tyren dhe si pasoje, ata ishin pushtuar prej armiqve. Nuk pranonin t’iua vinin veshin mesazheve, qe iu sillnin profetet. Nuk donin qe t’iu prishej rehati prej predikuesve te Bibles. Donin te mekatonin pa u ndjere fajtore, apo te ndeshkuar. Donin qe te tjeret te binin dakort me sjelljen e tyre te neveritshme. Donin te ishin te lire per ta demonstruar mekatin e tyre ne mes te rruges, duke qene keshtu krenare per menyren mekatare te jeteses se tyre. Donin t’iua mbyllnin gojen besimtareve, ngaqe e dinin se ata ishin zeri i vertete i kombit. Donin ta konsideronin te ligen si te mire, dhe te miren si te lige: “Mjere ata qe e quajne te mire te keqen dhe te keqe te miren” (Isaia 5:20). Duke komentuar mbi kete varg, Mateo Henri shkruan: “Te persekutuarit e profeteve te Perendise, te shtypurit dhe te mbyllurit e gojes se tyre eshte nje mekat, qe e provokon shume Perendine, sepse te derguarit e profeteve nga ana e Tij eshte nje shenje e sigurte dhe e cmuar e vullnetit te Tij te mire ndaj nesh”. “Te pabeset do te zbresin ne Sheol; po, te gjitha kombet qe harrojne Perendine” (Psalmi 9:17). Sot, edhe ne ballafaqohemi me te njejtat kondita, si ato ne kohen e profetit Mikaia. Nese flasim kunder jeteses se ndyre te botes, na quajne fanatike me horizont te ngushte. Nese iu mesojme femijeve tane vlera te mira morale, te bazuara mbi Dhjete Urdherimet, na thone se po perpiqemi t’iu imponojme pikepamjet tona dhe po i indoktrinojme. Por, bota vete po perpiqet per ta cuar kombin drejt kanaleve te ujerave te zeza dhe na bejne qe t’i pranojme me zor veprimet e tyre. Duan ta mbajne nen kontroll ate, qe mendojne e qe flasin sidomos te krishteret. Kushtet brenda kishes jane njesoj: “Edhe sikur nje njeri te ecte me nje fryme falsiteti dhe te perhapte genjeshtra, duke thene: "Une do te parathem per ty vere dhe pije dehese," ai do te ishte nje profet per kete popull” (Mikea 2:11). Kisha iu shkon prapa predikuesve, qe flasin rreth begatise (pasurise), shendetit, por qe kurre nuk e ndeshkojne mekatin. Kemi nje brez besimtaresh, qe duan ta kene vete nen kontroll ate qe thote Perendia. Duan te degjojne vetem nje mesazh: Perendia i do dhe nuk iua ve re mekatet. “Sepse ky eshte nje popull rebel, jane bij genjeshtare, bij qe nuk duan te degjojne ligjin e Zotit, qe u thone shikuesve: "Mos kini vegime," dhe profeteve: "Mos na profetizoni gjera te verteta, na tregoni gjera te kendshme, na profetizoni gjera mashtruese” (Isaia 30:9-10). Iu pelqen pjesa e pare e Eksodit 34:6-7, qe thote: “Zoti, Perendia i perjetshem, i meshirshem dhe i dhembshur, i ngadalshem ne zemerim, i pasur ne miresi dhe ne besnikeri”, por e hedhin poshte pjesen e dyte, qe thote se Ai “nuk e le te pandeshkuar fajtorin, dhe qe viziton padrejtesine e eterve mbi bijte dhe mbi bijte e bijve deri ne brezin e trete dhe te katert”. A e ka fajin Perendia? A duhet fajesuar Perendia per ate qe po ndodh sot? Jo, Zoti nuk e ka fajin, ngaqe Dhuratat e Frymes jane keqperdorur dhe jane abuzuar dhe ne kishe mungon fuqia e Tij. Fuqia dhe autoriteti, qe i dha Krishti kishes, dalengadale, eshte pakesuar, derisa kemi arritur deri aty, sa te mos cohemi e te flasim dot ne emer te Tij, pa patur nevoje per autorizim ligjor. Gjysma e kishes thote se Dhuratat e Frymes perfunduan, ne momentin e vdekjes se apostullit te fundit, kurse gjysma tjeter i perdor keto Dhurata si te ishin kllouna cirku. Jo, nuk e ka fajin Perendia qe jemi te dobet: “Dilni ne mbare boten dhe i predikoni ungjillin cdo krijese; ai qe beson dhe eshte pagezuar, do te jete i shpetuar; por ai qe nuk ka besuar, do te jete i denuar. Dhe keto jane shenjat qe do t’i percjellin ata qe do te besojne: ne emrin tim ata do t’i debojne demonet, do te flasin gjuhe te reja; do t’i kapin me dore gjarperinjte, edhe nese do te pijne dicka qe shkakton vdekjen, nuk do t’u beje asnje te keqe; do t’i vene duart mbi te semuret dhe keta do te sherohen” (Marku 16:15-18). Ne shenimet e tij mbi Dhiaten e Vjeter, Xhon Ueslli shkruan keshtu: “Fuqia, mencuria dhe miresia e Perendise nuk eshte me e paket tani sesa c’ishte me pare”. Kane kaluar mbi 2000 vjete, e prapeseprape, shumica e njerezve jane akoma ne erresire shpirterore, nen tutelen e mekatit, duke e shkaterruar veten me luftera dhe duke genjyer e mashtruar gjate gjithe jetes. A eshte bere i paefektshem Ungjilli i Krishtit? “Ja, dora e Zotit nuk eshte teper e shkurter per te shpetuar, as veshi i tij nuk eshte teper i renduar per te degjuar” (Isaia 59:1). E verteta qendron ketu: kisha e sotme ve ne skene shfaqje teatrale dhe programe te tjera terheqese, ne vend qe thjesht te predikoje fjalen e Perendise. Kisha eshte fajtore, ngaqe perpiqet per t’iua bere njerezve Ungjillin me te lehte per t’u degjuar e me te tretshem per ata qe e duan mekatin. Ne menyre qe te degjohen prej botes, profetet e rreme iu gudulisin veshet turmave, ia zbusin efektin predikimit te pendeses prej mekatit dhe te domosdoshmerise se shnderrimit te vertete te jetes. Predikuesit nuk i paralajmerojne me njerezit per Ferrin e perjetshem te tortures, qe e pret nje dite mekatarin. Pse? Ngaqe kjo nuk eshte nje teme popullore dhe te predikuarit e saj vihet ne loje prej botes. Pra, kush e ka fajin: Perendia apo kisha? “A nuk e dini ju se te padrejtet nuk do te trashegojne mbreterine e Perendise? Mos u genjeni: as kurvaret, as idhujtaret, as shkelesit e kurores, as te zhburreruarit, as homoseksualet, as vjedhesit, as lakmuesit, as pijanecet, as perqeshesit, as grabitesit nuk do te trashegojne mbreterine e Perendise” (1 Korintasve 6:9-10). Perfundim Perendia eshte akoma ne gjendje per ta mbushur kishen e Tij me fuqine e duhur, per te kryer punen e caktuar. Mund te mendojme se thirrja (detyra) e Perendise ne jeten tone eshte teper e veshtire, por le ta inkurajojme veten me faktin se edhe Pali pati te njejtat mendime: “Dhe kush eshte i zoti per keto?” (2 Korintasve 2:16). Kur e kuptojme se puna e Perendise nuk mund te realizohet ne asnje menyre tjeter, pervecse nepermjet vullnetit te Tij, atehere nuk do te jemi fajtore per perpjekjet tona per ta penguar Frymen e Shenjte. Jemi te dobet e te paefektshem, por Perendia nuk eshte i tille: “Jo per fuqine dhe as per forcen, por per Frymen time," thote Zoti i ushtrive” (Zakaria 4:6). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |