.: albKristian.com
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
12 - Ndalu dy minuta Printo E-mail
Njeri, ndalu dy minuta, veshtrome edhe mua.

Do te jape disa keshilla, qe do të vlejne edhe per ty.

Me shikon kocke te zhveshur, skelet pa fantazi

Dhe thua se s’isha asgje, nuk me dhe rendesi.

Por dikur ne vitet e mia, kisha te mira, isha i lumtur.

Kisha edhe une lavdine time, mbizoteroja vende.

Kisha floke te ndritshem dhe faqe si molla.

Vetulla si shigjeta dhe sy si oqeani.

Kisha krahe te hekurt dhe zemer luani.

Per kete krenohesha shume, asgje me teper s’mendova.

Por si kaluan vitet, kete nuk e kuptova.

Defrimet dhe qejfet kaluan si era .

Si shirat e vjeshtes, si bora e Marsit

Dhe si nje dite e vetme m’u duk e gjithe jeta.

Ndjeva pleqerine, kujtova te kaluaren.

Drita nga syte e mi sa vjen e zvogelon

Dhe mendja sa shpejt u plaka, veshtire se e kupton.

Kembet m’u dobesuan dhe duart me s’levizin

Dhembet po me prishen dhe veshet me s’degjojne

Kuptova vdekjen, per pak do te mbaroje.

Atehere nxjerr nje ze, te qara me dhimbje.

Kush magjistar sjell jeten, ke doktor te therrase?

Kush mund te kete force nga vdekja te me shpetoje?

Do t’i jap para, pasuri sa te doje.

Askush nuk u gjend dhe asnje nuk dinte

Te me shpetonte jeten, vitet te m’i kthente.

Dhe nje dite Prilli pa dashur pa pritur

Zemra pushoi te rrahe dhe shpirti im iku

Dhe shkoi pasuria, lavdia, krenaria qe jetoja.

Ku shkoi floriri, froni dhe pallati mbreteror?

Ku shkoi bukuria, pamja fisnike dhe personaliteti?

Krimba brejten trupin dhe asgje me nuk mbeti.

Sepse nga balta u krijuam dhe ne balte do te kthehemi.

Keshtu siç me shikon o njeri, edhe ti do te katandisesh.

Ne kete jete kalimtare, mos mendo te pasurohesh

Mos e lejo veten nga deshirat e tua te drejtohesh.

Vdekja eshte e uritur dhe kurre nuk ben plane.

Merr nenat e femijeve, djelmosha te rinj

Merr vajza ne lulen e tyre, nga djepi rremben femije.

Prandaj mendo vdekjen shtate here ne dite.

Mendo qe nje dite do t’vdesesh s’do t’shohesh me drite.

Si une kishte te tjere, por qe nuk jane me

Prandaj mendohu mire te mos pesosh te njejten gje.

Ne çdo hap ki kujdes, ruhu nga mashtrimi i djallit

Eshte babai i genjeshtres, pjella e mekatit.

O njeri mendohu mire, sepse nuk i perket vetes

Jemi krijesa e Perendise, besoi te vertetes.

Jeto me frike mbi dhe, me besim tek Ai.

Ai qe per ty vdiq dhe dha jeten e Tij.

Vetem Ai jep jete, tek Jezusi gjen shpetim

Prandaj mendohu mire, mendohu gjithmone

Qe shpirti yt te shpetoje para se te jete vone!!!
 
 
 
Me dashuri ne Krisht Anila Shyti :)
Modifikimi i fundit ( e martė , 17 qershor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008