.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Konkursi i Poezisė arrow Poezi te tjera arrow Njė fėmijė kėrkon Zotin
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 7 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Njė fėmijė kėrkon Zotin Printo E-mail
Një fëmijë qëndron i menduar
dhe Zotin kërkon ta gjejë aty.
"O Zot, sa shumë të kam kërkuar,
dhe gjithëçka e lidh me ty.

Zërin tënd le ta dëgjoj sot,
të lutem o Perëndi folë një fjalë."
Qielli shkrepi po djali s'kuptoi dot
dhe vazhdoi të lutet ngadalë.

"Sa qef kam të të shoh o Zot,
si do të jesh ti vallë?"
Një ylber i bukur u shpalos në qiell
dhe qielli vuri kurorën si një Zanë.

"Të lutem o Zot bëj një mrekulli."
Djali vazhdon ti lutet Zotit.
Në çast lindi një i bukur fëmi...
dhe një nur i këndshëm i ra motit.

"Zot, po të them për herë të fundit,
prekëm mua që të bindem se je ti."
Një fllad i ëmbël e rrethoi djalin
dhe i dha kaq shumë lumturi.
 
I pa kuptuarë, djali qau nga mërzia.
"Si nuk paska një Zot në këtë jetë!
Dil o Zot të të shohë e gjithë njerëzia,
je apo nuk je një Zot i vërtetë?!"


Autor: Agim Bacelli
Modifikimi i fundit ( e martė , 22 korrik 2008 )
Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008