Kur të keni një stuhi të fortë, kur gjërat t' ju duken tepër keq, kur qielli të nxihet si për mort, atëhere un' do të vij ta ndreq.
Sepse unë jam premtim i Zotit, jam mirësia e Tij në stuhi që ndal ç'do zemërim të motit për t'ju sjellë paqe përsëri?
Gjith'mone të më kujtoni mua, në ç'do tërbim e stuhi të motit, dhe unë vij tek ju se ju dua. Jam besëlidhja mes jush e Zotit.
Autor: Agim Bacelli
|
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 24 korrik 2008 )
|