Duke lexuar Biblën
Kush veshët mbyll Kur i varferi thërret, Do ngelet gojë hapur Në nevojën e vet.
Nëse përfiton thesar Me gjuhën gënjeshtare Jeta jote do të quhet Një kotësi kalimtare.
Më mire në qoshen E çatisë vehten ngece Se i varur në krahët E një grua grindavece.
Nëse plas një sherr... Fashite zemrimin ! Një dhuratë e fshehtë Përze hidhërimin.
A do gjithmone mik Të mos kesh fatkeqësi? Kontrollo gjuhën ç'do ditë Dhe do të jetosh bukuri.
Autor: Agim Bacelli
|
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 24 korrik 2008 )
|