“Sepse mesazhi i kryqit eshte marrezi per ata qe humbin, por per ne qe shpetohemi eshte fuqia e Perendise. Sepse eshte shkruar: “Do te bej te humbase dituria e te diturve, dhe do ta asgjesoj zgjuaresine e te zgjuarve”. Ku eshte i dituri? Ku eshte skribi? Ku eshte debatuesi i kesaj epoke? A nuk e beri te marre Perendia diturine e kesaj bote? Sepse, duke qene se nepermjet diturise se Perendise bota nuk e njohu Perendine me urtine e vet, Perendise i pelqeu te shpetoje ata qe besojne nepermjet marrezise se predikimit, sepse Judenjte kerkojne nje shenje dhe Greket kerkojne dituri, por ne predikojme Krishtin te kryqezuar, skandal per Judenjte dhe marrezi per Greket, kurse per ata qe jane te thirrur, qofshin Judenj ose Greke, predikojme Krishtin, fuqia e Perendise dhe diturine e Perendise; sepse marrezia e Perendise eshte me e ditur se njerezit dhe dobesia e Perendise me e forte se njerezit. Shikoni ne fakt thirrjen tuaj, vellezer, sepse nder ju ka jo shume te ditur sipas mishit, jo shume te fuqishem, jo shume fisnike, por Perendia ka zgjedhur gjerat e marra te botes per te turperuar te urtet; dhe Perendia ka zgjedhur gjerat e dobeta te botes per te turperuar te fortet; dhe Perendia ka zgjedhur gjerat jo fisnike te botes dhe gjerat e percmuara, edhe gjerat qe nuk jane, per te asgjesuar ato qe jane, qe asnje mish te mos mburret perpara tij. Por prej tij ju jeni ne Krishtin Jezus, i cili nga Perendia u be per ne dituri, drejtesi, shenjterim dhe shpengim, qe, sikurse eshte shkruar: “Ai qe mburret, le te mburret ne Zotin” (1 Korintasve 1:18-31). Parathenie Bota, me te gjitha llojet e filozofive te saj, me te gjitha shkencat, fete dhe teorite e evolucionit, vazhdon ta hedhe poshte Biblen e te mos e pranoje ate si fjalen e shenjte te Perendise. Judenjte nuk duan ta pranojne Zotin Jezus si Mesian e tyre, kurse bota johebre e hedh poshte historine e shpetimit nepermjet sakrifices se Krishtit mbi kryq dhe e konsideron ringjalljen e Tij si marrezi. A do te thote kjo se neve nuk na duhet ta predikojme me te verteten? Por, a nuk eshte e verteta vete metoda, qe ka zgjedhur Perendia per t’iu folur individeve, qe vazhdojne t’i ngurtesojne zemrat kunder Tij?
Njeriu natyror Mencuria njerezore nuk mund ta sjelle kurre njeriun drejt njohjes se Perendise: “Ne fakt mendja e kontrolluar nga mishi eshte armiqesi kunder Perendise, sepse nuk i nenshtrohet ligjit te Perendise dhe as nuk mundet” (Romakeve 8:7) dhe “njeriu natyror nuk i rrok gjerat qe jane te Frymes se Shenjte; sepse per te jane marrezi dhe nuk mund t’i njohe; sepse ato gjykohen frymerisht” (1 Korintasve 2:14). E tere historia dhe pervoja e njeriut na tregon se ai nuk mund ta njohe dot Perendine nepermjet mencurise njerezore: “O thellesi pasurie, urtesie dhe diturie te Perendise! Sa te pahulumtueshme jane gjykimet e tij dhe te pashtershme jane udhet e tij!” (Romakeve 11:33). Njeriu natyror mbeshtetet tek emocionet dhe arsyetimi i tij njerezor dhe, deri diku, mencuria e tij nuk eshte me e madhe sesa ajo e kafshes: “Kurse keta flasin keq per te gjitha gjerat qe nuk i dine, dhe per te gjitha gjerat qe njohin ne menyre natyrale, si kafshe pa aresye, ne keto gjera prishin veten” (Juda 10). Perendia e ka krijuar rrugen, qe njeriu ta kuptoje e ta njohe Ate. Prandaj, pra, eshte Perendia Ai, qe vendosi per t’ia zgjatur doren njeriut, i cili, ngaqe ishte i “vdekur ne faje dhe ne mekate” (Efesianeve 2:1), nuk mundej qe ta kryente dot vete nje veprim te tille: “Ne e duam ate, sepse ai na deshi i pari” (1 Gjonit 4:19). Perendia vendosi ta ndihmoje njeriun me ane te predikimit te kryqit. Bota e konsideron kete deklarate si “marrezi”. Gjate gjithe historise njerezore, mencuria e Perendise eshte hedhur poshte prej njeriut te humbur e mekatar. Arsyet per kete mund te vihen re ne citatet, qe perdor Pali prej Dhiates se Vjeter, ne tekstin ne hyrje te ketij studimi: “Prandaj, ja, une do te vazhdoj te bej mrekulli ne mes te ketij populli, po, mrekulli dhe cudi: dituria e njerezve te tij te urte do te shuhet dhe zgjuaresia e te mencurve te tij do te zhduket” (Isaia 29:14) dhe “Keshtu thote Zoti: "I dituri te mos lavderohet me diturine e tij” (Jeremia 9:23). Ata qe nuk e njohin Krishtin si Shpetimtar, jane te verbuar nga ana shpirterore. Jane te verbuar prej evolucionit, fese, filozofise, por, mbi te gjitha, prej mekatit: “Duke e deklaruar veten te urte, u bene te marre” (Romakeve 1:22). Kjo eshte arsyeja pse njerezit nuk duan te vijne tek Krishti per te marre shpetimin: “Por ju nuk doni te vini tek une qe te keni jeten” (Gjoni 5:40)... “Tani gjykimi eshte ky: Drita erdhi ne bote dhe njerezit deshen erresiren me teper se driten, sepse veprat e tyre ishin te mbrapshta” (Gjoni 3:19). Mencuria natyrore Mekataret e quajne “marrezi” dhe “dobesi” deklarimin qe i ben Perendia Krishtit (shiko 1 Korintasve 1:22-23). Por, vetem ata qe besojne ne predikimin e Krishtit, mund te shpetohen: “Shikoni ne fakt thirrjen tuaj, vellezer, sepse nder ju ka jo shume te ditur sipas mishit, jo shume te fuqishem, jo shume fisnike, por Perendia ka zgjedhur gjerat e marra te botes per te turperuar te urtet; dhe Perendia ka zgjedhur gjerat e dobeta te botes per te turperuar te fortet; dhe Perendia ka zgjedhur gjerat jo fisnike te botes dhe gjerat e percmuara, edhe gjerat qe nuk jane, per te asgjesuar ato qe jane” (1 Korintasve 1:26-28). Pikerisht keta jane ata, qe e konsiderojne Krishtin si vete fuqia dhe mencuria e Perendise: “Kurse per ata qe jane te thirrur, qofshin Judenj ose Greke, predikojme Krishtin, fuqia e Perendise dhe diturine e Perendise” (1 Korintasve 1:24). Mencuria e botes e le menjane Perendine dhe i ve me shume theks mbeshtetjes se njeriut ne forcat e veta, vleresimit te vetvetes, etj. Por, njeriu, duke vepruar keshtu, eshte perjetesisht i humbur: “Ai qe do te kerkoje te shpetoje jeten e vet, do ta humbase” (Luka 17:33). Ajo, te cilen bota e quan “marrezi”, eshte me e mencur sesa e ashtu-quajtura ‘mencuri’ e botes. Ajo, te cilen bota e quan “dobesi”, eshte me e fuqishme sesa tere forca e perbashket e njerezve. Mencuria e supozuar e njeriut, inteligjenca dhe botekuptimi i tij kurre nuk mund t’i japin atij falje prej mekatit dhe jete te perjetshme. Keshtu pra, Perendia e turperon mencurine njerezore. Si pasoje, asnje mish (asnje lloj talenti, asnje lloj karakteristike, shkathtesie apo merite e njeriut) nuk ka kurrfare baze per t’u lavderuar perpara Perendise: “Qe asnje mish te mos mburret perpara tij” (1 Korintasve 1:29). Perendia synon qe t’i hedhe poshte standartet dhe vlerat e njeriut mekatar: “Qe te hedhim poshte mendimet dhe cdo lartesi qe ngrihet kunder njohjes se Perendise dhe t’ia nenshtrojme cdo mendim degjeses se Krishtit” (2 Korintasve 10:5). Besimtari mund te mburret Atij, qe e hedh poshte cdo lloj arsyeje njerezore per t’u mburrur, i jepet arsyeja per t’u mburrur ne Zotin, ngaqe ai beson ne predikimin e kryqit: “Qe, sikurse eshte shkruar: “Ai qe mburret, le te mburret ne Zotin” (1 Korintasve 1:31). Besimtari duhet ta hedhe poshte si mencurine, ashtu edhe botekuptimin njerezor, sepse keto jane te neveritshme ne syte e Perendise. Ai, qe eshte “ne Krishtin Jezus”, e di se ka mencuri, drejtesi, shenjterim dhe shpengim: “Por prej tij ju jeni ne Krishtin Jezus, i cili nga Perendia u be per ne dituri, drejtesi, shenjterim dhe shpengim” (1 Korintasve 1:31). Keto gjera i perkasin atij, sepse vete Krishti eshte gjithcka, qe pershkruajne keto gjera. Ai eshte i mencur; Ai eshte i drejte; Ai eshte plotesisht i shenjte (i shenjteruar); Ai eshte cmimi per shpengimin. Prandaj edhe i krishteri mund te mburret ne Zotin. Mesazhi i kryqit nuk permbledh vetem te komunikuarit e fjaleve te mencurise dhe te se vertetes, por, ne fakt, eshte akti i te zgjaturit te dores se Perendise ndaj njeriut, per t’ia shpetuar zemren me ane te gjakut te Krishtit. Perfundim Sado qe te perpiqet, njeriu nuk mundet qe ta shpetoje dot veten me forcat e tij. Le ta dije se sa shume e shkaterron shpirtin verbimi shpirteror, krenaria dhe mekati. cdo njeri duhet ta vleresoje kryqin e Krishtit si mencuri dhe fuqi hyjnore. Perendia kenaqet kur te Tijet predikojne Ungjillin e perjetshem: “Une te lavderoj, o Ate, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe keto gjera te urtit dhe te mencurit, dhe ua zbulove femijeve te vegjel. Po, o Ate, sepse keshtu te pelqeu ty” (Mateu 11:25-26). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |