|
“Ne perhere e falenderojme Perendine per ju te gjithe, duke ju kujtuar ne lutjet tona, duke kujtuar vazhdimisht vepren tuaj te besimit, mundimin e dashurise suaj dhe qendrueshmerine e shpreses ne Zotin tone Jezu Krisht perpara Perendise, Atit tone” (1 Thesalonikasve 1:2-3). Parathenie Keto vargje, te shkeputura nga letra e pare e Palit drejtuar Thesalonikasve, na ofrojne tre parime, qe po te vihen ne praktike, e bejne jeten e krishtere te pjekur e te suksesshme.
Vepra e besimit Parimi i pare ka te beje me vepren e shpetimit ne jeten e nje besimtari. Pali i lavderon te krishteret thesalonikas per ndryshimin e dukshem qe ka ndodhur ne jeten e tyre, qekurse jane kthyer tek Krishti. Vargu 9-te na shpjegon me tej ate qe ka ndodhur: “Si u kthyet nga idhujt te Perendia, per t’i sherbyer Perendise se gjalle e te vertete”. Nuk pati kompromentim, apo pendese gjysmake ne sjelljen e tyre. Perkundrazi, ata i braktisen te gjitha rruget e vjetra, duke perfshire ketu edhe fene e tyre. Kjo eshte pikerisht vepra, qe kryen besimi tek njeriu, qe me te vertete i beson Zotit si Shpetimtar: “Prandaj nese dikush eshte ne Krishtin, ai eshte nje krijese e re; gjerat e vjetra kane shkuar; ja, te gjitha gjerat u bene te reja” (2 Korintasve 5:17). Duhet te kete nje braktisje te te gjitha gjerave, qe jane te vjetra, para se te gjitha gjerat te behen te reja. Ajo qe nuk eshte ne perputhje me fjalen e Perendise, duhet te shkaterrohet prej zemrave tona: “Mos hyni ne nje zgjedhe bashke me te pabeset, sepse ç’lidhje ka drejtesia me paudhesine? Dhe çfare afrie ka drita me terrin? Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjese ka besimtari me jobesimtarin? Dhe çfare marreveshje ka tempulli i Perendise me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perendise se gjalle, sikurse tha Perendia: “Une do te banoj ne mes tyre, dhe do te ec nder ta; do te jem Perendia i tyre dhe ata do te jene populli im”. Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thote Zoti, dhe mos prekni asgje te ndyre, dhe une do t’ju pranoj, dhe do te jem si nje Ate per ju, dhe ju do te jeni per mua si bijte e bijat, thote Zoti i Plotfuqishem” (2 Korintasve 6:14-18). Vepra e besimit eshte veper e Perendise: “Kjo eshte vepra e Perendise: te besoni ne ate qe ai ka derguar” (Gjoni 6:29). Te pakte jane ata, qe jane gati ta braktisin gjithçka per ta ndjekur Krishtin. E duan si shpetimin, ashtu edhe boten. Kujtojne se jane te shpetuar, por, ne fakt, jane armiq te Perendise: “A nuk e dini se miqesia me boten eshte armiqesi me Perendine? Ai, pra, qe don te jete mik i botes behet armik i Perendise” (Jakobi 4:4). Katoliku duhet te heqe dore prej se adhuruarit te Maries dhe te shenjtoreve. Myslimani duhet ta hedhe poshte Allahun dhe Muhamedin, kurse Judeu duhet t’i lere menjane traditat dhe zakonet e tij, pastaj te kthehet tek Krishti e te shpetohet. Mundimi i dashurise Besimtaret thesalonikas, jo vetem qe i besuan Perendise, por punuan me dashuri per Te. Ky mendim gjen shprehje tek vargu 9-te: “per t’i sherbyer Perendise se gjalle e te vertete”. Keta njerez kenaqeshin, duke i sherbyer Perendise, nepermjet te predikuarit, te mesuarit, te deshmuarit rreth Tij dhe te ndertuarit te kishes. Nuk i sherbenin Perendise, ngaqe e kishin si detyrim fetar, por ngaqe kishin dashuri te zjarrte per Te. I sherbenin Atij si ne kohe te mira, ashtu edhe ne kohe te keqija. Nuk i sherbenin per te marre shperblim, begati, bekime, apo per ndonje lloj forme tjeter perfitimi. Ai, qe i sherben Perendise per perfitim material, e verteton se nuk e njeh Perendine dhe se nuk e ka pranine e Frymes se Shenjte ne jeten e vet. Dashuria e vertete per Krishtin e ben besimtarin t’i sherbeje Atij me shume, sesa ç’mund t’i sherbeje po t’i jepej para apo ndonje shperblim tjeter. Ky mundim dashurie perfshin edhe sherbesen ndaj atyre, qe i perkasin Krishtit: “Sepse Perendia nuk eshte i padrejte, qe te harroje vepren dhe mundimin tuaj te dashurise qe treguat per emrin e tij me sherbesen qe u bete dhe po u beni shenjtoreve” (Hebrenjve 6:10). Qendrueshmeria e shpreses Kjo thenie gjendet tek vargu 10-te: “Dhe per te pritur prej qiejve Birin e tij, te cilin ai e ngjalli prej se vdekurish, Jezusin, qe na çliron nga zemerim qe po vjen”. Pali i referohet qendrueshmerise dhe durimit te thesalonikasve, tek prisnin Ardhjen e Dyte te Zotit Jezus Krisht. Nje komentues biblik e pershkruan kete “qendrueshmeri te shpreses” si “durim te vertete kembengules” (Filips). Sa shpejt e sa kollaj heqin dore njerezit prej besimit tek Perendia, prej sherbeses ndaj Tij dhe prej pritjes per Te! Ne kishat e sotme, mungon besimi kembengules dhe kjo mungese eshte krijuar, per arsye se te pakte jane ata, qe jane gati t’i besojne e t’i sherbejne Perendise. A vjen kjo, ngaqe ata nuk i jane me te vertete mirenjohes Zotit, per ate qe ka bere per ta, duke iu shpetuar shpirtin, nepermjet gjakut te Krishtit? Besimtari duhet te duroje deri ne fund, pavaresisht se ç’i sjell perpara bota e djalli (shiko Mateu 24:13). Besimtari duhet te jete i mbushur gjithmone me gezimin dhe shpresen se, nje dite, do ta shohe balle per balle Zotin. eshte shenje besimi, dashurie dhe sherbese, kur pasuesit e Krishtit flasin rreth pritjes se shpreses se lume “dhe te shfaqurit e lavdise te te madhit Perendi dhe te Shpetimtarit tone Jezu Krisht” (Titit 2:13). Alfred Barns e pershkruan keshtu kete gezim: “Shenja karakteristike e besimit tone te thelle duhet te jete gjithmone e njejte me ate te Gjonit, qe tha: “Po, eja, Zoti Jezus” (Zbulesa 22:20)””. Perfundim Ja, pra, keto jane tre parime te thjeshta, qe mund t’i mbajme mend permendesh. Por, gjithashtu, po te meditojme mbi keto parime dhe t’i veme ato ne praktike, do te behemi me te pjekur ne Krishtin. Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |