.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Hiq dore, Ndiq dhe Lufto
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 26 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Hiq dore, Ndiq dhe Lufto Printo E-mail

Por ti, o njeriu i Perendise, hiq dore nga keto dhe ndiq drejtesine, perendishmerine, besimin, dashurine, zemergjeresine dhe zemerbutesine. Lufto luften e drejte te besimit, rrok jeten e perjetshme, ne te cilen u thirre dhe per te cilen ke bere rrefimin e mire te besimit perpara shume deshmitareve” (1 Timoteut 6:11-12).

Parathenie

Ne tekstin e mesiperm gjenden tre fjale, qe shprehin permbajtjen e jetes se krishtere.  Keto fjale jane: “hiq dore”, “ndiq” dhe “lufto”. Nese keto fjale nuk jane te pranishme ne rrugen tone personale me Krishtin, atehere themeli i kesaj rruge eshte per t’u vene ne pikepyetje. Ne kete studim, do te shohim se c’do te thote apostulli Pal nepermjet ketyre fjaleve dhe se si duhet t’i veme ato ne zbatim ne jeten tone.

Hiq dore

1 Timoteut 6:4-5 na jep nje liste te gjerave, te cilave duhet t’iu shmangemi: “Ai mbahet me te madh dhe nuk di asgje, por vuan nga semundja e grindjes dhe e te zenit me fjale, prej nga lindin smira, grindja, te sharat, dyshimet e keqija, debatet e kota te njerezve me mendje te prishur dhe te shterur nga e verteta, sepse mendojne se perendishmeria eshte burim fitimi; largohu prej ketyre”. Ne kete menyre, Pali i inkurajon besimtaret qe te largohen, jo vetem prej njerezve, qe besojne dhe vene ne praktike gjera, qe jane ne kundershtim me te verteten biblike, por edhe prej atyre, qe shkaktojne grindje, duke debatuar se koti. Vini re se si ai perdor fjalen “larguhu prej ketyre”. Nuk duhet te merremi me njerez te tille, apo ta harxhojme kohen ne pranine e tyre. “Lum njeriu qe nuk ecen sipas keshilles te te pabeseve, qe nuk ndalet ne rrugen e mekatareve dhe nuk ulet bashke me tallesit” (Psalmi 1:1).

I njejti urdherim per t’iu shmangur padrejtesise dhe te pabeseve, gjendet edhe ne vargje te tjera te Dhiates se Re: “Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thote Zoti, dhe mos prekni asgje te ndyre, dhe une do t’ju pranoj, dhe do te jem si nje Ate per ju, dhe ju do te jeni per mua si bijte e bijat, thote Zoti i Plotfuqishem”” (2 Korintasve 6:17-18)… “Dhe mos merrni pjese ne punet e pafrytshme te erresires, por me teper t’i qortoni” (Efesianeve 5:11)… “Dhe ju porositim, o vellezer, ne emer te Zotit tone Jezu Krisht, qe te largoheni nga cdo vella qe ecen i crregullt dhe jo sipas porosise qe keni marre prej nesh” (2 Thesalonikasve 3:6)... “Tani une ju bej thirrje, o vellezer, te ruheni nga ata qe shkaktojne percarje dhe skandale kunder doktrines qe keni mesuar dhe te largoheni nga ata” (Romakeve 16:17).

S’ka dyshim se, pervec ketyre gjerave, duhet t’i shmangemi dhe te heqim dore gjithashtu edhe prej tundimit dhe mekatit. Shpesh, na pyesin se nga e dime ne se ato gjera te caktuara, qe nuk permenden ne Bibel, jane mekate. Pergjigjen e gjejme tek 1 Thesalonikasve 5:22, “Hiqni dore nga cdo dukje e lige”. Nese nuk jemi te sigurte rreth nje veprimi, atehere me mire te mos e kryejme, se ka te ngjare qe te jete i gabuar. Fryma e Shenjte na eshte dhene per te na drejtuar larg prej gjithckaje, qe eshte pengese per te verteten.

Ndiq

Ashtu sic thote edhe teksti ne hyrje te ketij studimi, duhet te ndjekim drejtesine, perendishmerine, besimin, dashurine, zemergjeresine dhe zemerbutesine. Pra, i shmangemi gjithckaje, qe eshte ne gjendje te na shkaterroje perkushtimin tone ndaj Perendise, por e inkurajojme veten ne ato gjera, qe na tregojne se jemi pasues te vertete dhe besnike te Krishtit. Kjo do te thote se duhet ta ndjekim Perendine dhe fjalen e Tij, duke e vene ate ne praktike ne jeten tone. Duhet te shoqerohemi me njerezit e Perendise, jo me boten. Duhet te mbajme lidhje me njerez te mire.

Duhet te ndjekim ato gjera, qe na vecojne nga turma. Ata qe na rrethojne, duhet ta kuptojne se nuk jemi njelloj si ata, nga fjalet qe flasim, sjellja dhe veprimet qe bejme. Mos harroni se ata qe kompromentohen me boten, nuk mund ta kryejne dot punen e Perendise mes atyre, me te cilet kompromentohen. Fryma e Shenjte e terheq jobesimtarin tek Krishti, me ane te bindjes, jo te kompromentuarit. “Dhe kur te kete ardhur, ai do ta binde boten per mekat, per drejtesi dhe per gjykim” (Gjoni 16:8). Mund te jemi pasues te Perendise, vetem kur i bindemi zerit te Frymes se Shenjte dhe bejme ashtu sic na urdheron Ai: “Sepse te gjithe ata qe udhehiqen nga Fryma e Perendise jane bij te Perendise” (Romakeve 8:14).

Lufto

Kjo lloj lufte eshte si per t’u mbrojtur, ashtu edhe per te sulmuar. Fortesat, qe Satanai ka ngritur ne jeten e njerezve jobesimtare, i shkaterrojme, duke predikuar Ungjillin. Kishes i eshte dhene mandati per te avancuar me te verteten. “Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thene: “Mua me eshte dhene cdo pushtet ne qiell e ne toke. Shkoni, pra, dhe beni dishepuj nga te gjithe popujt duke i pagezuar ne emer te Atit e te Birit e te Frymes se Shenjte, dhe duke i mesuar te zbatojne te gjitha gjerat qe une ju kam urdheruar. Dhe ja, une jam me ju gjithe ditet, deri ne mbarim te botes” (Mateu 28:18-20).

Apostulli Pal shpesh u burgos, ngaqe predikoi fjalen e se vertetes. Ai e pershkroi veten si te lidhur ne vargonj “ne mbrojtjen dhe ne vertetimin e ungjillit” (Filipianeve 1:7). Bota, feja e rreme dhe njerezit e degjeneruar e kane kercenuar kishen e diteve te sotme, qe ta mbaje gojen mbyllur. Por ka ardhur koha, qe kisha te ngrihet e te deshmoje perseri “rrefimin e mire te besimit perpara shume deshmitareve. Duhet ta rrokim “jeten e perjetshme” dhe t’ia shpallim ate pa frike te gjithe botes.

Kjo lufte eshte e perditshme. Pali, jo me kot na tregon se besimtari duhet te vishet me te gjithe armaturen e Perendise (shiko Efesianeve 6). Kjo nuk eshte nje lufte, qe mund te fitohet me vullnetin apo me forcat tona. Perkundrazi, duhet t’ia ngulim vazhdimisht syte Zotit. “Sepse armet e luftes sone nuk jane prej mishi, por te fuqishme ne Perendine per te shkaterruar fortesat” (2 Korintasve 10:4)... “Sepse asnje nga ata qe shkojne ushtare nuk ngaterrohet me punerat e jetes, qe t’i pelqeje atij qe e mori ushtar” (2 Timoteut 2:4).

Perfundim

Hiq dore, ndiq dhe lufto. Hiq dore prej mekatit, duke zbatuar fjalen e Perendise. Ndiqe cdo dite Krishtin, duke marre kryqin mbi supe e duke ecur ne shenjteri. Lufto luften e mire te besimit. Keto tre gjera do ta vertetojne se jemi “me shume se fitimtare per hir te atij qe na deshi” (Romakeve 8:37).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008