.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Nje Here i Shpetuar, Perhere i Shpetuar?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 48 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Nje Here i Shpetuar, Perhere i Shpetuar? Printo E-mail

Do te thuash, pra: “Deget u prene qe te shartohem une”. Mire, ato u prene per mosbesimin, por ti qendron per shkak te besimit; mos u kreno, por druaj. Sepse nese Perendia nuk i kurseu deget natyrore, shiko se mos nuk te kursen edhe ty. Shih, pra, miresine dhe rreptesine e Perendise: rreptesine mbi ata qe u rrezuan, dhe miresine ndaj teje, ne qofte se ti do te ngulmosh ne miresi, perndryshe edhe ti do te keputesh” (Romakeve 11:19-22).

Parathenie

Gabimi fatal i atij qe beson ne te qenit “Njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”, eshte ky: ai gabimisht i ben njesh veprat e Ligjit te Beselidhjes/Dhiates se Vjeter, “sepse asnje mish nuk do te shfajesohet para tij per veprat e ligjit” (Romakeve 3:20) me veprat e bindjes ndaj Fjales se Perendise, qe jane te lidhura ne menyre te pandare ne te dyja Beselidhjet, ne te Vjetren e ne te Rene, “besimi pa vepra eshte i vdekur” (Jakobi 2:20). Ne kete menyre, ai e hedh poshte si bindjen, ashtu edhe veprat!

Rendesia e veprave      

Ju shikoni, pra, se njeriu shfajesohet nga veprat dhe jo vetem nga besimi” (Jakobi 2:24).

Jakobi nuk e ka fjalen ketu rreth kryerjes se “veprave te mira”, apo zbatimit pike per pike te “ligjit” tek vargu 23. Perkundrazi, ai i referohet domosdoshmerise qe besimtari, ashtu si edhe ne rastin e Abrahamit, ta vere ne praktike besimin e tij, duke marre vendim per ta jetuar jeten, duke iu bindur urdherimeve te Perendise.

Ata qe besojne ne doktrinen e “Njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”, presupozojne se sapo njeriu ta pranoje dhuraten e shpetimit prej Perendise nepermjet besimit dhe me ane te pendeses, atehere ai ka te drejte zgjedhjeje nese do t’i bindet apo jo Perendise. C’do te thote kjo, valle, se mund ta pranosh Krishtin si Shpetimtar, duke thene nje formule lutjeje te mekatarit, e pastaj, te mos i bindesh fjales se Tij, duke mos patur keshtu kurre frike prej pasojave te mekatit, me perjashtim ndoshta te ndonje disiplinimi te perkohshem, ose, c’mund te jete me e keqja, nje zvogelim te shperblimit tend te perjetshem?

I Shpetuar?

Oh, po ata nuk kane qene me te vertete te shpetuar!” – keshtu thote ai qe beson ne doktrinen “Njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”, kur prezantohet me ata, qe nuk jetojne nje jete te perendishme. Me pak fjale, kurre nuk mund te rrezohesh e te largohesh plotesisht nga besimi, ashtu sic pershkruhet ne Bibel, sepse nese rrezohesh e largohesh, atehere kurre nuk ke qene me te vertete i shpetuar qe ne fillim.  Por, apostulli Pal nuk do te binte dakort me keta njerez. Ai tha se e mbante trupin e vet te nenshtruar: “Madje e mundoj trupin tim dhe e nenshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar te tjereve, te behem per t’u perjashtuar” (1 Korintasve 9:27). Pali e kishte kuptuar se bindja ndaj fjales se Perendise eshte nje vendim, qe duhet te merret prej cdo besimtari. Nuk behemi robote shpirterore menjehere pas rilindjes (ardhjes ne besim).

Ketu qendron edhe problemi tjeter verbues i doktrines “Njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”: shprehjet qe perfshihen ne paralajmerimet serioze ndaj te krishtereve, si p.sh. “te neveritshem” (2 Timoteut 3:8; Titit 1:16), “te keputesh” (Romakeve 11:22), “renia” (2 Thesalonikasve 2:3; Hebrenjve 6:6) dhe “do t’i caktoje fatin me te pabeset” (Luka 12:46), jane perkufizuar per se dyti, qe te kene kuptimin e dickaje me pak te frikshme. Mateu 24:13 thote: “Por ai qe do te ngulmoje deri ne fund do te shpetohet”. Ata qe besojne ne doktrinen “Njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”, e kane shkruar per se dyti kete varg, me qellim qe te thote keshtu: “Por ai qe eshte i shpetuar, do te ngulmoje deri ne fund”. Ne kete menyre, ata i kane bere te pakuptueshme ato, qe thote Bibla, ne lidhje me renien dhe largimin nga besimi. Autori i librit te Hebrenjve nuk na thote se mekatet e vecanta te mishit do ta vene ne rrezik shpetimin, por i paralajmeron hapur ata qe vazhdojne te mekatojne me dashje. Kjo lloj menyre te sjelluri eshte rebelim: “Sepse, ne qofte se ne mekatojme me dashje mbasi kemi marre dijeni te se vertetes, nuk mbetet me asnje flijim per mekatet, por vetem nje pritje gjyqi e tmerrshme dhe nje e ndezur zjarri qe do te perpije kundershtaret. Kushdo qe shkel ligjin e Moisiut vritet pa meshire me deponimet e dy ose tre deshmitareve. C’denim me te keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai qe ka shkelur me kembe Birin e Perendise dhe e ka konsideruar profan gjakun e Beselidhjes me te cilin u shenjterua, dhe ka fyer Frymen e hirit?” (Hebrenjve 10:26-29).

Besimi i vdekur

Po dikush do te thote: “Ti ke besimin, dhe une kam veprat”; me trego besimin tend pa veprat e tua dhe une do te te tregoj besimin tim me veprat e mia. Ti beson se ka vetem nje Perendi. Mire ben; edhe demonet besojne dhe dridhen. Po, a deshiron te kuptosh, o njeri i kote, se besimi pa vepra eshte i vdekur? Abrahami, ati yne, a nuk u shfajesua me ane te veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? Ti e sheh se besimi vepronte bashke me veprat e tij, dhe se, nepermjet veprave, besimi u persos. Keshtu u permbush Shkrimi, qe thote: “Edhe Abrahami i besoi Perendise, dhe kjo iu numerua per drejtesi”; dhe u quajt miku i Perendise. Ju shikoni, pra, se njeriu shfajesohet nga veprat dhe jo vetem nga besimi. Gjithashtu a nuk u shfajesua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti te derguarit dhe i percolli nga nje udhe tjeter? Sepse, sikurse trupi pa frymen eshte i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, eshte i vdekur” (Jakobi 2:18-26).

Sa dem i madh iu shkaktohet shpirtrave te atyre, qe duhet te kthehen tek Perendia, por, qe iu thuhet se “s’ka problem, vazhdo keshtu, se nuk mund ta humbesh dot shpetimin”! Shembelltyra e djalit plangprishes mund t’iu shkoje me shume pershtat atyre, qe dikur ishin anetare te familjes se Perendise, sesa atyre, qe nuk e kishin njohur kurre Ate. Ati, me lumturine e tij, vuri ne dukje faktin se, sapo i biri u kthye ne shtepi i penduar, ai “u kthye ne jete”, edhe pse me pare kishte qene “i vdekur”. “Kishte humbur dhe u gjet perseri” (Luka 15:24). Per babane, nje bir i vdekur, apo i humbur ka po aq vlere sa nje bir, qe s’egziston fare. Ata qe besojne ne doktrinen “njehere i shpetuar, perhere i shpetuar”, shpesh thone se djali plangprishes nuk pushoi asnjehere se qeni bir i atit te tij. Pyetja qendron ketu: a pati ai me pjese ne trashegimine e te atit? Jo. Vetem kur u kthye tek i ati, atij iu dha perseri e drejta e trashegimise. “Por bijte e mbreterise do te flaken ne erresirat e jashtme” (Mateu 8:12).

Perfundim

Hiri eshte mjeti, me ane te se cilit shpetimi iu ofrohet te gjitheve. Por, ne Bibel, thuhet qarte se shpetimi nuk eshte vetem nje ngjarje, por gjithashtu edhe nje proces, qe ruhet me ane te besimit, persa kohe qe te jemi gjalle ne kete bote: “Jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit” (Efesianeve 2:8). I njejti besim, po te neglizhohet e te mos karakterizohet prej bindjes ndaj Fjales se Perendise, do te perfundoje se qeni, si rrjedhim, thjesht nje besim i vdekur.

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008