.: albKristian.com
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 47 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Ai Ateist i Marre Printo E-mail

Ne fillim Perendia krijoi qiejt dhe token” (Zanafilla 1:1).

Parathenie

Ky studim eshte i bazuar tek broshura me titull “Testi i Ateistit”, shkruar nga Ray Comfort dhe eshte adaptuar nga libri “Pse nuk beson Perendia tek ateistet?” nga i njejti autor. Ne kete studim, do te shohim se teoria e evolucionit nuk perputhet as me arsyetimin llogjik, as me Biblen.

Kanacja

Pa imagjinoni sikur dikush te sugjeroje se, miliarda vjet me pare, ndodhi nje shperthim aq i madh, saqe arriti t’i shkrije shkembinjte e te formoje alumin. Me vone, ky alumin evuloi dale-nga-dale ne nje kanace me ngjyre te bardhe e te kuqe, ne siperfaqen e se ciles ishin te shkruara fjalet “Koka Kola, sasia rreth 340 gr”. Kushdo qe do ta sugjeronte nje gje te tille, do te konsiderohej si kandidat per azilin lokal te te cmendurve. Vete ideja e evolucionit te kanaces se Koka Kola-s eshte ofendim, qe i behet intelektit tone njerezor.

Ai qe thote se kanacja e Koka Kola-s nuk ka nje krijues, eshte:
  1. Nje njeri shume inteligjent.

  2. Nje njeri vertet i marre.

  3. Nje njeri qe ka nje qellim te fshehte per ta mohuar ate, qe duket.

Fruti, qe i cmend ata, qe besojne ne teorine e evolucionit

Fruti i bananes ka forme te persosur, kur vjen puna per ta mbajtur kollajshem ne doren e njeriut. Siperfaqja e bananes nuk eshte aq e lemuar, sa te te rreshqase nga dora. Lekura e bananes, jo vetem qe qerohet lehte, por eshte gjithashtu bira-bira. Nuk do shume kohe qe te prishet e te degradohet mga ana biologjike, duke u kthyer keshtu ne dhe (per bimet, p.sh.) e duke mos shkaktuar ndotje afatgjate ndaj mjedisit. Banania eshte e perkulur nga njera ane, gje qe e ben ngrenien e saj me te kollajshme. Te sugjerosh se banania ishte aksident natyror, eshte nje marrezi po aq e madhe, sa te thuash se kanacja e Koka Kola-s nuk ka nje dezinjator (qe e ka krijuar).

 

Ai qe thote se kanacja e Koka Kola-s dhe banania nuk kane nje krijues, eshte:

  1. Nje njeri shume inteligjent.

  2. Nje njeri vertet i marre.

  3. Nje njeri qe ka nje qellim te fshehte per ta mohuar ate, qe duket

Edhe syte e kane nje krijues

Syri i njeriut ka 40 milione funde nervash. cdo dite, muskujt e syrit i perdorim rreth 100.000 here per te na ndihmuar ta perqendrojme shikimin tek objektet e ndryshme. Retina e syrit permban 137 milione qeliza te ndjeshme ndaj drites. Edhe vete Carls Darvini dikur ka thene: “E pranoj hapur se te supozuarit se syri mund te ishte formuar prej seleksionimit natyror, me duket mua absurditet i shkalles me te larte”.

Askush nuk mund te prodhoje dot pajisje optike, qe i afrohen sadopak fuqise se syrit njerezor. Njerezit krijojne e prodhojne aparate fotografike, mikroskope dhe teleskope. Por Perendia e krijoi njeriun me dy instrumenta te mrekullueshem optike.

Ai qe thote se kanacja e Koka Kola-s, banania dhe syri nuk kane nje krijues, eshte:

  1. Nje njeri shume inteligjent.

  2. Nje njeri vertet i marre.

  3. Nje njeri qe ka nje qellim te fshehte per ta mohuar ate, qe duket.

Kundershtimet

Ka njerez, qe mund te bien ne kundershtim me idene se cdo gje ne univers e ka nje Krijues. Por, kush e beson se:

  1. Ndertesat nuk e kane nje ndertues (qe i ka ndertuar)?

  2. Nje pikture nuk e ka nje piktor (qe e ka pikturuar)?

  3. Nje makine nuk e ka nje prodhues (qe e ka prodhuar)?

Po qe se mbi tavoline pame te renditura 5 rreshta me nga 10 portokalle secili, a do te thoshte ndokush se ishte thjesht rastesia (shansi), qe i rradhiti keto portokalle ne kete menyre? Po te shihnim 50 portokalle te rradhitura me kujdes, do te benim pyetjen “Kush i vuri ato keshtu?”

A je plotesisht i sigurte se je plotesisht i sigurte?

Ai qe thote se nuk egziston nje Perendi Krijues, duhet te jete absolutisht i sigurte se kjo qe beson ai, eshte absolutisht e vertete. Qe nje thenie absolute te jete e vertete, ai qe e thote ate, duhet te kete njohuri absolute. Ateisti, qe thote se nuk ka Perendi, duhet te jete i gjithe-dijshem. Nga kjo rrjedh se ai duhet ta dije numrin e flokeve te cdo personi, cdo mendim te cdo mendjeje, si edhe numrin e pleshtave, qe ndodhen gjithsej ne bote. eshte e pamundur te thuash se “Nuk ka Perendi”, pa patur njohuri te persosur rreth gjithckaje ne univers e pertej universit. Prandaj Bibla ka te drejte, kur thote: “I pamendi ka thene ne zemer te tij: "Nuk ka Perendi"” (Psalmi 14:1).

Njohuria e njeriut eshte e kufizuar. eshte me mire te thuhet se ata qe nuk besojne ne Krijuesin, jane agnosticista (skeptike, qe dyshojne). Nje agnosticist eshte dikush, qe nuk eshte i sigurte nese godina e Parlamentit e ka apo jo nje ndertues, qe e ka krijuar.

Ai qe thote se nuk ka Perendi, eshte:

  1. Nje njeri shume inteligjent.

  2. Nje njeri vertet i marre.

  3. Nje njeri qe ka nje qellim te fshehte per ta mohuar ate, qe duket.

  4. E ke pranuar Krishtin? 

Jemi te rrethuar kudo prej valeve te televizionit, radios e te mjeteve te tjera te komunikimit. Kemi besim se keto vale egzistojne, edhe pse nuk i shohim. Kemi prova te mjaftueshme per te treguar se ato vertet egzistojne, ngaqe e veme re se c’jane ne gjendje te bejne keto vale. Nuk na nevojitet ta shohim Perendine, qe ta dime se Ai egziston, sepse: “Qiejte tregojne lavdine e Perendise dhe kupa qiellore shpall vepren e duarve te tij” (Psalmi 19:1).

eshte e pamundur t’i shohesh apo t’i degjosh valet, pa patur radio-marres. Por, edhe po patem radio-marres, duhet ta ndezim. “Por te gjithe atyre qe e pranuan, ai u dha pushtetin te behen bij te Perendise, atyre qe besojne ne emrin e tij” (Gjoni 1:12). Ai qe beson ne ate qe thote Bibla lidhur me Krijimin e botes, e ka pranuar Jezus Krishtin si Zot. “Kush ka urdherimet e mia dhe i zbaton, eshte ai qe me do; dhe kush me do mua, Ati im do ta doje; dhe une do ta dua dhe do t’i deftehem atij” (Gjoni 14:21).

Ata qe e mohojne Krishtin si Shpetimtar, e kane nje qellim te fshehte. Mos ndoshta, ashtu sic hajduti nuk do qe te shkoje tek mbremja e vallezimit, ku eshte ftuar edhe polici, ashtu edhe ata nuk duan qe te vijne tek Krishti? Mekati iu ka turbulluar gjykimin ateistit dhe agnosticistit. “Tani gjykimi eshte ky: Drita erdhi ne bote dhe njerezit deshen erresiren me teper se driten, sepse veprat e tyre ishin te mbrapshta. Sepse kushdo qe ben gjera te mbrapshta e urren driten dhe nuk vjen te drita, qe te mos zbulohen veprat e tij; por kush ben te verteten vjen te drita, qe veprat e tij te zbulohen, sepse u bene ne Perendine” (Gjoni 3:19-21).

Ata qe besojne ne “Krijesen e Re”, ne shpetimin permes gjakut te Krishtit, besojne gjithashtu se Perendia i krijoi dhe i formoi edhe krijesat natyrore. Jeni i marre, po te mos e pranoni Krishtin si Shpetimtar.

Perfundim

Ka shume gjera ne bote, qe e tregojne hapur marrezine e ateistit dhe te atij qe beson ne teorine e evolucionit. Ne kete studim, jemi perpjekur te zbulojme se eshte mungese llogjike te besosh se gjerat erdhen si rezultat i shansit, ne vend qe te besosh se ato jane vepra te nje Krijuesi Inteligjent, d.m.th. te Perendise.

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

Modifikimi i fundit ( e shtunė , 17 maj 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008