|
“Te nesermen nje frym i keq nga ana e Perendise e zoteroi Saulin qe sillej si nje i marre ne mes te shtepise, kurse Davidi i binte harpes me doren e tij si ditet e tjera dhe Sauli mbante ne dore shtizen. Keshtu Sauli e vertiti shtizen, duke thene: "Do ta gozhdoj Davidin ne mur!". Por Davidi iu shmang goditjes dy here” (1 Samuelit 18:10-11). Parathenie Sot ne bote ka vetem dy tipe njerezish: ata qe jane te shpetuar e ata qe jane te humbur. Ne kishe, ka dy tipe besimtaresh: ata qe perdorin harpen dhe ata qe perdorin shtizen. Harpa simbolizon adhurimin, dashurine dhe miresine, kurse shtiza tregon fuqi, force dhe dhune. Zgjedhja qe bejme (per te perdorur harpen apo shtizen) percakton llojin e te krishterit qe jemi. Ata qe duan te jene gjithmone ne kontroll te gjithckaje ne kishe, kerkojne qe te tjeret t’iu nenshtrohen pikepamjeve te tyre. Por adhuruesi i nenshtrohet Perendise dhe i inkurajon besimtaret e tjere qe te veprojne ne te njejten menyre.
Adhurimi dhe te kenduarit jane ne qender te besimit tone tek Perendia. Pa imagjinoheni dot se si do te ishte, po te mos kendonim ne kishe? Bibla eshte e mbushur plot e perplot me shembuj te njerezve, qe e adhuruan Perendine me kenge. Izraeli kendoi, kur kaloi mes permes Detit te Kuq. engjejt kenduan, kur lindi Krishti. Pali dhe Sila kenduan ne burg. Pra, nga Zanafilla e deri tek Zbulesa, shohim jo vetem njerez, por edhe engjej, qe kendojne. Njeriu, qe mbante ne dore harpen Davidi ishte njeri i harpes, nje adhurues i vertete i Perendise. Tek 1 Samuelit 18, Davidin e gjejme ne pallatin e Saulit. Sa here qe mbreti inatosej, apo deshperohej, Davidi i binte harpes per t’ia qetesuar ndjenjat. Ka shume te ngjare qe Davidi kendonte nje prej poezive dhe psalmeve te tij te shumta dhe jo kenget me popullore te asaj kohe. Muzika e tij ishte e atille, saqe arrinte ta qetesonte bishen e eger brenda shpirtit te Saulit. Muzika ka fuqine per te na i ndryshuar ndjenjat. Si besimtare qe jemi, nuk kemi nevoje qe te inkurajohemi apo te forcohemi prej kengeve, qe marrin cmime te para neper festivale, apo prej kengeve te krishtera te kenduara prej Elvis Preslit. Pse ka kaq shume besimtare, qe i kthejne syte nga bota per te marre frymezim prej saj, kur ne kemi kenget e Zotit? “Fjala e Krishtit banofte ne ju me begatine e vet; ne cdo dituri, mesoni dhe keshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe kenge frymerore, duke kenduar Zotit me hir ne zemrat tuaja!” (Kolosianeve 3:16)… “Duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe kenge frymerore, duke kenduar dhe duke lavderuar Zotin me zemren tuaj” (Efesianeve 5:19). Erdhi dita, kur, ne shtepine e Saulit, muzika pushoi. Kjo ishte dita, kur ai vertiti shtizen per te goditur Davidin. Edhe ne kishat tona, muzika do te pushoje ne momentin, kur te mbizoteroje urrejtja, smira dhe xhelozia. Jo se do te mbarojne himnet dhe kenget, por se gezimi dhe lavderimi nuk do t’i drejtohet me Perendise. Ai qe pergatitet per te goditur me shtize (apo me gjuhe), eshte i dobet nga ana shpirterore dhe kontrollohet prej djallit, jo prej Frymes se Perendise. Ai qe mban ne dore harpen, ka fuqine e Zotit, qe banon ne te: “Gezimi i Zotit eshte fuqia juaj” (Nehemia 8:10). Njeriu, qe mbante ne dore shtizen Si arriti puna deri aty, sa te ndalonte muzika ne shtepine e Saulit? Fakti qendronte ketu se Sauli ishte xheloz ndaj Davidit, i cili respektohej dhe lavderohej prej njerezve, per fitoren e korrur ndaj Goliathit. Bariu kishte korrur fitore, kurse ushtari me pervoje nuk mund t’i pergjigjej dot as talljeve te filisteut. Per me teper, para syve te tij, kishte parakaluar nje ushtri e tere, nderkohe qe grate kendonin e vallezonin ne mes te rruges. E gjitha kjo u be per nder te Davidit, jo te Saulit. Te gjithe kendonin: “Sauli vrau mijeshin e tij dhe Davidi dhjetemijeshin e tij” (1 Samuelit 18:7). Sauli nuk donte te degjonte fjale te tilla. Ndaj edhe mori vendim se do ta vriste Davidin, ne momentin me te pare qe ai t’i binte harpes per te kenduar per te. Me aq sa pati fuqi, Sauli ia vertiti shtizen Davidit, por, fale hirit te Perendise, nuk gjuajti dot ne shenje. Pikerisht ne ate moment, per mbretin muzika pushoi. Per shekuj me rradhe, njerezit e fese jane perpjekur per t’i shkaterruar adhuruesit e vertete te Perendise me ane te shpates, shtizes dhe zjarrit. Jezusi thote: “Te gjithe ata qe rrokin shpaten, prej shpate do te vdesin” (Mateu 26:52). Perfundim Kur na ndodh dicka e keqe, apo kur na ofendon dikush, ke marrim ne dore me pare: shtizen e merise, te zemerimit dhe te hakmarrjes, apo harpen e lavderimit? Ata qe marrin shtizen, do te dalin, me ne fund, te humbur. Ata qe gezohen “gjithnje ne Zotin” (Filipianeve 4:4), do te triumfojne mbi cdo pengese e veshtiresi, qe iu del perpara. Duhet t’i stervitim gishterinjte tane ne perdorimin e harpes, jo te shtizes. Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |