|
“cfare do te themi, pra, ne lidhje me ate qe ati yne Abrahami, ka perfituar sipas mishit? Sepse nese Abrahami ishte shfajesuar nepermjet veprave, ai ka perse te levdohet; ndersa perpara Perendise ai nuk ka asgje per t’u levduar. Ne fakt, cfare thote Shkrimi? “Por Abrahami i besoi Perendise dhe kjo iu numerua per drejtesi”. Edhe atij qe vepron, shperblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh; ndersa atij qe nuk vepron, por beson ne ate qe shfajeson te paudhin, besimi i tij i numerohet per drejtesi. Sikurse Davidi shpall lumturine e njeriut te cilit Perendia numeron drejtesi pa vepra, duke thene: “Lum ata te cileve u jane falur paudhesite dhe te cileve mekatet u jane mbuluar” (Romakeve 4:1-7). Parathenie Shfajesimi nepermjet besimit eshte nje nga temat me te rendesishme te Dhiates se Re. Te shumte jane ata, qe nuk arrijne ta kuptojne dot se c’eshte ky shfajesim, ndaj edhe njerez te tille nuk mund ta vleresojne dot ashtu sic duhet ate qe realizoi ne kryq Krishti per ta.
Perkufizimi i fjales Pali na tregon se shfajesimi nuk vjen si rezultat i zbatimit te Ligjit te Moisiut: “Ne, pra, konkludojme se njeriu eshte i shfajesuar nepermjet besimit pa veprat e ligjit” (Romakeve 3:28). Veprat tona te bamiresise nuk mund te rezultojne ne shfajesim. Nese njeriut do t’i duhej te punonte per te fituar shpetimin, atehere nuk do te kishte me nevoje per hir. Po qe se shfajesimi do te merrej nepermjet kryerjes se veprave te mira, atehere Perendia do te ishte borxhli ndaj nesh. Pali na tregon se shfajesimi nepermjet besimit egzistonte para dhenies se ligjit te Moisiut. Keshtu pra, nese mund te shfajesohemi perpara Perendise nepermjet ligjit, atehere nuk do te kishte me nevoje per hirin e Tij: “Dhe, po te jete prej hirit, nuk eshte me prej veprash, perndryshe hiri nuk do te ishte me hir, perndryshe vepra nuk do te ishte me veper” (Romakeve 11:6). W.E.Vain e pershkruan keshtu shfajesimin: “Akti i te deklaruarit i drejte, pafajesim, shlyerje e borxhit; kuptimi i sakte i kesaj fjale varet nga kuptimi i foljes ‘dikaioo’, qe do te thote ‘te shfajesosh’. Kjo folje perdoret 2 here vetem ne Dhiaten e Re, ne Letren drejtuar Romakeve dhe ka kuptimin e krijimit te nje njeriu te drejte, me ane te shfajesimit prej fajit”. Shfajesimi tregon se njeriu eshte fajtor dhe i ndeshkuar Bibla na meson se “paga e mekatit eshte vdekja” (Romakeve 6:23) dhe se “te gjithe mekatuan dhe u privuan nga lavdia e Perendise” (Romakeve 3:23). Po e njejta e vertete theksohet edhe tek Efesianeve 2:1-2: “Ai ju dha jete edhe juve, qe ishit te vdekur ne faje dhe ne mekate, ne te cilat keni ecur dikur, sipas ecjes se kesaj bote, sipas prijesit te pushtetit te eres, sipas frymes qe vepron tani ne bijte e mosbindjes”. Prandaj, te gjithe i japim llogari Perendise per mekatin tone dhe e meritojme ndeshkimin. Me ane te shfajesimit, Perendia na deklaron se jemi te lire prej fajit dhe ndeshkimit. Pra, shfajesimi eshte te qenit pa faj. Ndeshkimi shpirteror eshte kaq i rende, saqe njeriu nuk mund ta cliroje dot vetveten prej denimit me vdekje: “Ai na shpetoi jo me ane te veprave te drejta qe ne beme, por sipas meshires se tij, me ane te larjes se rilindjes dhe te riperteritjes se Frymes se Shenjte” (Titit 3:5). Mjetet e shfajesimit Bibla permend nje numer ceshtjesh, qe luajne rol ne shfajesimin e mekatarit. Ajo thote se njeriu eshte i shfajesuar nepermjet hirit: “Por jane shfajesuar falas me ane te hirit te tij, nepermjet shpengimit qe eshte ne Krishtin Jezus” (Romakeve 3:24); nepermjet besimit: “Ne, pra, konkludojme se njeriu eshte i shfajesuar nepermjet besimit pa veprat e ligjit” (Romakeve 3:28); nepermjet gjakut te Krishtit: “Shume me teper, pra, duke qene tani te shfajesuar ne gjakun e tij, do te shpetojme nga zemerimi me ane te Tij” (Romakeve 5:9); me ane te Frymes se Shenjte: “U shfajesuat ne emer te Zotit Jezus dhe me ane te Frymes se Perendise tone” (1 Korintasve 6:11) dhe me ane te kryerjes se veprave, qe kerkohen nga Perendia: “Ju shikoni, pra, se njeriu shfajesohet nga veprat dhe jo vetem nga besimi” (Jakobi 2:24). Nje studim i kujdesshem i mjeteve qe kane te bejne me shfajesimin, ve ne dukje nje harmoni te persosur mes tyre. Per shembull, Ati Perendi i jep mundesine njeriut per t’u cliruar prej fajit. Hiri apo favori vjen prej Perendise dhe eshte pergjigja ndaj problemit qe ka njeriu, ngaqe nuk e shpeton dot veten. Besimi eshte puna qe kryen njeriu, duke e lejuar ate per ta pranuar hirin e Perendise. Pra, shpetimi eshte “me ane te hirit, nepermjet besimit” (Efesianeve 2:8). Gjaku i Jezusit eshte metoda, me ane te se ciles mekatari deklarohet i pafajshem. Jezusi tha: “Sepse ky eshte gjaku im, gjaku i beselidhjes se re, i cili eshte derdhur per shume per faljen e mekateve” (Mateu 26:28). Ne shfajesimin e njeriut, Fryma e Shenjte vepron, duke e afruar mekatarin tek Krishti, per ta pranuar dhuraten (shiko Gjoni 14-16). Besimi nga ana e njeriut eshte absolutisht i domosdoshem: “Prandaj ju thashe se ju do te vdisni ne mekatet tuaja, sepse po te mos besoni se une jam, ju do te vdisni ne mekatet tuaja” (Gjoni 8:24). Besimi qe kerkohet, eshte besim veprues dhe i bindshem: “Sepse ne Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kane ndonje vlere, por besimi qe vepron me ane dashurie” (Galatasve 5:6). Veprat qe kryehen per shkak te besimit shpetues, nuk kane ndonje merite ne vetvete. Ato nuk jane vepra qe meritojne shpetimin. E megjithate, besimtari eshte thirrur per t’iu bindur me besnikeri Perendise: “Ne ne fakt jemi vepra e tij, e krijuar ne Krishtin Jezus per veprat e mira qe Perendia pergatiti qe me pare, qe ne te ecim ne to” (Efesianeve 2:10).Rezultatet e shfajesimit “Te shfajesuar, pra, me ane te besimit, kemi paqe me Perendine nepermjet Jezu Krishtit, Zotit tone” (Romakeve 5:1). Ndjenjat e fajit dhe te ndeshkimit e derrmojne shpirtin, por shfajesimi sjell paqen “qe ia tejkalon cdo zgjuaresie” (Filipianeve 4:7). Njeriu, si rezultat i shfajesimit, mundet qe t’i shpetoje zemerimit te Perendise, te behet trashegimtar dhe te clirohet prej cdo lloj faji: “Shume me teper, pra, duke qene tani te shfajesuar ne gjakun e tij, do te shpetojme nga zemerimi me ane te tij” (Romakeve 5:9)... “qe ne, te shfajesuar me ane te hirit te tij, te behemi trashegimtare te jetes se perjetshme, sipas shpreses qe kemi” (Titit 3:7)... “dhe se, me ane te tij, ai qe beson eshte shfajesuar nga te gjitha gjerat, qe nuk mund te shfajsohej me ane te ligjit te Moisiut” (Veprat e Apostujve 13:39). Perfundim Sic e pame, pra, ka shume gjera per t’u marre ne konsiderate, persa i perket temes se shfajesimit. Njeriu eshte i ndeshkuar me ane te ligjit dhe nuk mund ta cliroje dot vetveten. Por Perendia e ka siguruar menyren, me ane te se ciles njeriu mund te deklarohet i lire. Gjithcka qe ka siguruar Perendia, eshte e sigurte dhe e patundur. Megjithate, njeriu duhet te besoje qe te shpetohet. Po qe se te shfajesurit varej vetem nga Perendia, sic thone disa, atehere shpetimi do te ishte universal, d.m.th. te gjithe do te shpetoheshin. Por Bibla na thote se te pakte jane ata, qe do te shpetohen, sepse te pakte jane ata, qe i binden Perendise dhe i pranojne kushtet e faljes prej Tij: “Hyni nga dera e ngushte, sepse e gjere eshte dera dhe e hapur eshte udha qe te con ne shkaterrim, dhe shume jane ata qe hyjne neper te. Perkundrazi sa e ngushte eshte dera dhe sa e veshtire eshte udha qe con ne jete! Dhe pak jane ata qe e gjejne!” (Mateu 7:13-14)… “Edhe pse ishte Bir, mesoi te jete i bindur nga ato qe pesoi, dhe, si u be i perkryer, u be vepronjesi i shpetimit te amshuar per te gjithe ata qe qe i binden” (Hebrenjve 5:8-9). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |