|
Parathenie Mekataret e kane si zakon t’ia hedhin fajin te tjereve per mekatin e tyre. Te shumte jane ata qe fajesojne djallin, apo edukaten familjare, apo autoritetet publike. Te pakte jane ata besimtare, qe e kuptojne me te vertete se c’eshte mekati: “Kush ben mekat, ben edhe shkelje te ligjit; dhe mekati eshte shkelje e ligjit” (1 Gjonit 3:4). Mekati, me pak fjale, eshte “te mos gjuajturit dot ne shenje”, ose te mos berit e asaj, qe ta meson ta besh fjala e Perendise. Pak rendesi ka se kush e kryen mekatin – mekati e ndan njeriun prej Perendise: “Por paudhesite tuaja kane shkaktuar nje ndarje midis jush dhe Perendise tuaj, dhe mekatet tuaja kane bere te fshihet fytyra e tij prej jush, qe te mos ju degjoje me” (Isaia 59:2).
A na duhet qe te mekatojme? Ka nga ata, qe besojne se njeriu mekaton, ngaqe nuk ka rrugedalje tjeter. Por, Perendia, ne baze te vullnetit te Tij sovran, i ka dhene njeriut liri veprimi dhe zgjedhjeje: “Zgjidhni sot kujt doni t’i sherbeni” (Jozueu 24:15). Perendia nuk e krijoi njeriun me natyre mekatare: “Pastaj Perendia tha: "Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone” (Zanafilla 1:26). Perkundrazi, njeriut iu desh te merrte vendim per t’i sherbyer e per t’iu bindur Perendise apo jo: “Por mos ha nga pema e njohjes te se mires dhe te se keqes, sepse diten qe do te hash prej saj ke per te vdekur me siguri” (Zanafilla 2:17). Te gjitha qeniet njerezore kane trasheguar nje natyre mekatare, ngaqe Adami nuk iu bind fjales se Perendise: “Nga mosbindja e nje njeriu te vetem te shumtet u bene mekatare” (Romakeve 5:19, shiko gjithashtu Zanafilla 3). Kjo nuk do te thote se na duhet qe te mekatojme, ngaqe kemi natyren mekatare te Adamit. Nuk duhet t’ia hedhim fajin as Adamit, as djallit per mekatin tone. Secili prej nesh eshte pergjegjes per jeten e vet: “Shpirti qe mekaton do te vdese, i biri nuk do te mbarte paudhesine e atit dhe ati nuk do te mbarte paudhesine e birit; drejtesia e te drejtit do te jete mbi te, pabesia e te pabesit do te bien mbi te” (Ezekieli 18:20). Mekati na ben qe te ndeshkohemi personalisht prej Perendise, ndaj nuk mund t’ia hedhim fajita dikujt tjetri. Ishim “prej natyre bij te zemerimit” (Efesianeve 2:3). Te mekaturit nga padija Sauli, qe u be apostulli Pal, kujtonte se Perendia i kishte dhene te drejten per te bere shume gjera kunder emrit te Jezusit: “Une vete mendova se ishte detyra ime te bej shume gjera kunder emrit te Jezusit Nazarenas” (Veprat e Apostujve 26:9). Edhe pse mekatoi nga padija, prapeseprape, Pali e pranoi pergjegjesine per gjithcka qe kishte bere: “Qe me pare isha blasfemues, perndjekes dhe i dhunshem” (1 Timoteut 1:13). E pranoi se kishte qene perjetesisht i humbur: “Por m’u dha meshira, sepse i bera nga padija, ne mosbesimin tim; keshtu hiri i Zotit tone teproi pa mase me besimin dhe dashurine, qe eshte ne Jezu Krishtin. Kjo fjale eshte e sigurt e denje per t’u pranuar plotesisht, qe Krishti Jezus erdhi ne bote per te shpetuar mekataret, nder te cilet une jam i pari” (1 Timoteut 1:13-15). Te mekatuarit nga padija nuk i jep njeriut hyrje falas per ne Qiell: “Sepse te gjithe mekatuan dhe u privuan nga lavdia e Perendise” (Romakeve 3:23). Mekati me dashje Jezusi tha: “Tani gjykimi eshte ky: Drita erdhi ne bote dhe njerezit deshen erresiren me teper se driten, sepse veprat e tyre ishin te mbrapshta. Sepse kushdo qe ben gjera te mbrapshta e urren driten dhe nuk vjen te drita, qe te mos zbulohen veprat e tij” (Gjoni 3:19-20). Prandaj, shumica e mekateve kryhen me dashje: “Sepse, ne qofte se ne mekatojme me dashje mbasi kemi marre dijeni te se vertetes, nuk mbetet me asnje flijim per mekatet, por vetem nje pritje gjyqi e tmerrshme dhe nje e ndezur zjarri qe do te perpije kundershtaret” (Hebrenjve 10:26-27). Ka njerez, qe thone se nuk e dinin se c’po benin, por ky eshte thjesht nje pretekst. Shumica e mekateve jane te planifikuara me kujdes dhe kete lloj mekati Bibla e quan ‘mekat te paramenduar’, apo ‘mekat te vullnetit’: “Pervec kesaj ruaje sherbetorin tend nga mekatet e vullnetit, dhe bej qe ato te mos me sundojne mua; atehere une do te jem i ndershem dhe i paster nga shkelje te medha” (Psalmi 19:13). Procesin, qe rezulton ne mekat, e gjejme te pershkruar tek Jakobi 1:13-15: “Askush kur tundohet te mos thote: “Jam tunduar nga Perendine”, sepse Perendia nuk mund te tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. Por secili tundohet i udhehequr dhe i mashtruar nga lakmine e vet. Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mekatin dhe mekati, si te kryhet, ngjiz vdekjen”. Vete e kemi fajin Pergjegjesia dhe faji i njeriut vihen re shpesh ne Bibel. Prandaj, Perendia e ve cdo njeri para pergjegjesise per veprimet e tij apo te sajat: “Qe do ta shpaguaje secilin sipas veprave te tij: jete te perjetshme atyre qe kerkojne lavdi, nder e pavdekesi, duke ngulmuar ne veprat e mira; ndersa atyre qe kundershtojne e nuk i binden se vertetes, por i binden padrejtesise, indinjate dhe zemerim. Mundim dhe ankth mbi cdo shpirt njeriu qe ben te ligen, Judeut me pare e pastaj Grekut” (Romakeve 2:6-9). Perendia na ka dhene fjalen e Tij, qe, po qe se e zbatojme, do te na mbroje prej te mekatuarit kunder Tij: “E kam ruajtur fjalen tende ne zemren time, qe te mos mekatoj kunder teje” (Psalmi 119:11). Por, zakonisht, njeriu merr vendim per ta neglizhuar fjalen e Perendise. Madje edhe Zoti Jezus Krisht u tundua prej Satanait, por Ai e mposhti ate nepermjet fjales se Perendise (shiko Mateun 4:1-11). S’ka dyshim, pra, qe edhe ne duhet te veprojme ne te njejten menyre! Perfundim Pse mekaton njeriu? Mekaton, ngaqe deshiron te mekatoje. S’eshte per t’u habitur, pra, se duhet t’i mbajme syte hapur per njeri-tjetrin e ta inkurajojme njeri-tjetrin, qe te mos mekatojme: “Por nxitni njeri tjetrin cdo dite, derisa thuhet: "Sot," qe te mos ngurtesohet ndonje nga ju prej mashtrimit te mekatit” (Hebrenjve 3:13). Pikesynimi yne duhet te jete qe te mos mekatojme, por, nese mekatojme, le te mos e lejojme mekatin qe te na beje skllav te vdekjes: “Djema te mi, ju shkruaj keto gjera qe te mos mekatoni; dhe ne qofte se ndokush mekatoi, kemi nje avokat te Ati, Jezu Krishtin te drejtin. Ai eshte shlyesi per mekatet tona; dhe jo vetem per tonat, por edhe per ata te te gjithe botes” (1 Gjonit 2:1-2). Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |