.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Konkursi i Poezisė arrow Poezi te tjera arrow Dasma nė Kanė, nga Elton Leka
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 6 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Dasma nė Kanė, nga Elton Leka Printo E-mail
Një dasmë zhvillohet në Kanë të Galilesë
ftuar aty është Dikush
bashkë me Nënën dhe Nxënësit e Vet,
është vetë Zoti, por s'e di askush

I sheh dasmorët se si po gëzohen,
të mbledhur rreth Dhëndrrit dhe Nuses të gjithë këndojnë,
Urimet shpërthejnë nga gjithë anët dhe pijet s'mbarohen,
Ushqimet derdhen lumë e kurrë s'pushojnë...

Të gjithë e kanë mendjen tek dasma në Kanë,
të gjithë, vetëm Ai jo
Ai e sheh Nusen, Dhëndrrin se si po gëzohen,
dhe një Dasmë tjeter në Frymë mendon

Kalon përtej kohës, vendeve, hapësirës,
kalon aty ku askush s'e di
Ai është Zoti që rri përmbi kohërat,
Nuk mundet ta ndalë Atë asnjeri

E sheh Veten Dhëndërr dhe në krahë një Nuse
që të Dy të veshur me plot madhështi
një tufë dasmorësh rreth tyre gëzohen,
të ftuar, të zgjedhur, me plot dashuri

Dasmorët janë veshur me rroba të bardha praruar,
dhe i mbushin gotat pambarim me Verë,
Verë që del nga brinja e Tij e tejshpuar
Aty ku një heshtë ish ngulur njëherë

Dhe Vera s'mbarohet e derdhet, e derdhet
Ai është Vera dhe te gjithë e dinë,
Ai është Buka që ata po hanë,
Ai është Ushqimi përmbi tavolinë....

.................................................. .............

"Nuk kanë më verë!"- dëgjoi një zë,
Zëri i Nënës e ktheu nga ato amëshime,
Dhe sytë i hapi dhe tha me buzëqeshje:
"O Grua e di, akoma s'ka ardh koha ime...!"

Dhe uji u bë Verë, ndryshuar prej Tij
Por dasmorët s'e panë këtë mrekulli,
se të dehur ishin nga vera e vjetër,
nga vera që deh, por s'jep lumturi

"Vera e mirë del në fillim,
pastaj del vera e keqe!"
Ky është ligji i njeriut të rënë,
Në fillim reklama, pastaj vetëm vdekje

Dhe ky ligj është kudo në botën e rënë në mjerim
madje dhe brenda nëpër cdo familje
Muaji i Mjaltit është në fillim,
pastaj vjen një jetë mbushur me ankime...

Por s'është ky ligj në Familjen e Tij mrekullisht
se aty Ai është gjithcka në cdo gjë,
Dhe në rast se vera e keqe del në fillim
Verën e Re s'mund ta mposhtë asgjë

Në atë Familje ka vetëm gëzim
Gëzim i përjetshëm, përtej cdo trishtimi
Njerëzit e lirë janë pjesë e Saj,
Të lirë nga vargonjtë e cdo hidhërimi

Ajo Familje s'filloi me verën e mirë në fillim,
se nuk është pjese e së rënës botë,
s'filloi me reklama shndërruar në mashtrim,
por filloi me Kryqin, të hidhurën gotë

Ajo Familje s'filloi me një Muaj Mjalti të artë,
por filloi me Kryqin mbi kodrën Kalvar
Aty ku Zoti provoi uthullin e thartë
qe i lagu buzen e etur, të carë

Dhe uthulli u shndërrua në Verë të re,
ne Verën që rrodhi prej brinjës së Tij
kur me nje heshtë u shpua për ne,
që të mos ketë më skllevër, por Bij.


Autori: Elton Leka
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008