Vëlla besimtar, që fizikisht jeton; Që emrin e ke "gjallë", por "i vdekur" rron! Kujto se nga ke rënë, pendohu për gabimin; Kujto Dashurinë e parë dhe ruaje besimin. Se Zoti vjen te ti atëhere kur s'e ke ftuar; Si vjedhës, pa trokitur, ndaj duhet të rrish zgjuar. Që i denjë të ecësh me Zotin e së Vërtetës; Që emri të t'jetë shkruar në Librin e Jetës.