Ta kam ndjerë mungesën, që kur s’të kam njohur
Fëshfërimën e Pranisë
Lypa,
Takuar e kam
Në çdo perëndim, Në çdo dritë të strukur, të një qielli t’lirë.
Me mall, do ngelja,
Do vdisja ashtu,
Po mos të njihja
Si një i verbër, që di, se dielli mbi të shtrihet,
Por dritën s’ia prek
E çdo frymë,
Do ish
Veç grimcë Hijeshie
Gjithmonë ...
"E pamjaftë" Autore: Migena Ramaj
|
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 08 maj 2008 )
|