|
Njerëzit, këto kukulla që s’të ngjallin kurrë dashuri,
Këto lodra që vuajnë nga loja që luajnë,
I sheh të qeshin, të qajnë,
Të luten me lotë në sy si të jenë fëmi,
Dhe ti i zë besë…sa keq…i pashpresë…
Është gjarpër i fjetur nën luspat e tij,
Afrohesh t’a prekësh, t’a njohësh si është,
Kur zgjohet papritur pasion’ i uritur,
E nis të kafshon, të shqyen pa mëshirë,
Ish miku i dashur, në dukje i mirë,
Tash një armik i mikut të vjetër,
I veshur ndryshe, kostum të ri,
E njëjta lëkurë fsheh tjetër njeri.
Guackë hipokrite i bën të shkëlqejnë,
Të bluajnë, të blejnë, të shkelin, urrejnë,
Shpifin, shthuren, shtiren, mashtrojnë,
Në sy s’të kafshojnë, puthin me ëmbëlsi,
Papritur pas pak nga pas t’a punojnë,
E çmendur arsye bën marrëzi,
Sforcohesh të qash në zhgënjim,
Por s’mundesh……ashtu je dhe Ti…..
Autor: Endri Gjonbrati
|