.: albKristian.com
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 11 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
03 - Ti do jesh ketu! Printo E-mail

Rri heshtur...
dhe dëgjoj
psherëtimat e njerëzve
të tjerë...
të qeshurat e tyre
dehjet, dhe mësimet
e tyre pa vlerë...

Eci rrugës dhe hapat..
sikur duan të më mashtrojnë
mendja turbullohet,
zemra e shkreta bosh
diçka në të mungon..?

Po çka të mbush ty oj Zemra ime?
Kur të gjitha tashmë i ke provuar
Çka.....?
askush...
s`u gjet asgjë etjen për ta shuar

Gjunjët sikur më tradhtojnë..
dhe bien në toke me shpejtësi
Zemra thërret...
"a ka kush ta  mbush këtë zbrazëti"?!

Po kush të më dhuron..?
Kur edhe të tjerët janë bosh si unë
a ka ndokush që jep..?
dhe si këmbim asgjë s`kërkon.

Për një çast vuajtjet
krahët m`i renduan
dhe s`munda të lëviz dot
Pse të jetoj bërtita..., ta kaloj jetën në lotë?

Në moment dëgjova një zë
sikur zë njeriu, por që nga qielli vinte dhe më tha:
"Unë të jap Dashuri,
dhe atë që syri yt se ka pa".

Kush je ti - thirra unë..
S`ka njeri që mua më ngushëllon
S`ka kush lotët të m`i fshij..
jam vetëm...askush s`më kupton!

Por ai zë i ëmbël filloj përsëri
për të më treguar..
"Jam Unë Zoti yt, qe të dua,
dhe me duart e mia të kam krijuar.

Të kam bërë për lavdinë time
zemër dhe shpirt t’i kam dhuruar
Atë zbrazëti vetëm unë mund ta mbushi..
atëherë paqe ke për të shijuar.

Unë kam marr fajin tënd
mëkatet, problemet, hidhërimin...
çdo gjë e kam paguar,
do jetosh përgjithmonë, nëse mua ke për të më pranuar".

Po Zot të pranoj
merre jetën time, dhe drejto
më jep jetë të re..
më bëj njeri të ri...më rigjallëro.

Dora e tij e dashurisë
mbi mua ngadalë u shtri
ndjeva në çast një dashuri,
gëzim dhe fuqi.

"Unë jam Ati yt - më tha
Tregoj edhe të tjerëve se i dua shumë.. ashtu si ty..
Sa herë do thërrasësh emrin tim.
Unë do jem aty".


Autore:  Naile Çekaj

Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 07 maj 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008