.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Konkursi i Poezisė arrow Poezitė Konkuruese arrow 01 - A mund tė dalė dicka e mirė nga Shqipėria?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 50 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
01 - A mund tė dalė dicka e mirė nga Shqipėria? Printo E-mail
Një grup shenjtorësh ecën buzë detit,
për Zotin e tyre bisedojnë menduar,
Për shpengim thërret njerëzimi i rënë,
por vec zemrat që gjejnë Krishtin janë të shpenguara…. ……………………………………………………………………………………..

Fryma jonë e braktis trupin.
kalon përtej hapësirës, kohës,
shkon ulet në këmbët e Krishtit,
harron çdo gjë që vjen prej botës.

Me sytë e Krishtit shohim një grua,
që është bërë prostitutë,
që të gjithë rënien e mishit
e ka ndjerë t'i therrë në trup.

Me veshët e Krishtit dëgjojmë një zë,
që del nga shpirti i dërrmuar
që thërret me mall, me vaj e lot
"Ti je Imzot, më ke shpenguar!"

Grethorja e turpit i shndërrohet,
i bëhet një vello e bardhë borë
që i rrethon trupin e bukur
dhe mbi kokë shndërrin një kurorë.

Shumë moralistë e kanë rrethuar
dhe duan ta vrasin me gurë
"Kush s'ka mëkat, le të hedhë gurin e parë!"
dëgjoj nga turma të thërrasë një Burrë….
 
……………………………………………………………………………………..

O vendi ynë, sa poshtë ke rënë
je bërë pagan si Nazareti
mbi dheun tënd, Engjëll i vdekjes,
ka vënë kurorë porsi mbreti

Sytë e mbushur plot me lotë,
po i drejtojmë sot nga Krishti,
"Ku është o Zot Froni Yt sot?"
na del një pyetje që rrjedh nga shpirti.

"Në Shqipëri!" përgjigjet Krishti
"Kam ngritur Fronin Tim Unë sot
Aty banon sot Nusja Ime,
qe vetëm Mua më ka Zot!"

Në Shqipëri, në dheun e vrarë,
ku korrupsioni shkatërron njerinë,
ku dheu ka mbetur i djerrë,
dhe vdekja ka mbjellë skllavërinë,

Në atë tokë ku dheu djerrë,
vec vdekje dhe dhimbje prodhon,
Në atë tokë që si mall pa vlerë,
bijat e saj i eksporton,

Ku foshnjës në vend të qumështit,
i japin plumba dhe barot,
Në atë tokë ku dhe shiu,
kur bie prej qiellit, ngjan si lot!

Në atë vend ku shqiptari,
e ka për turp të jetë shqiptar,
se krerët e kombit e kanë shitur,
si tregëtarët në pazar!

"A mundet Zot nga Shqipëria,
të dalë dicka e mirë?"
pyet zemra rëndë e dërrmuar,
pyet cdo shqiptar me frymë të mpirë

"A doli gjë nga Nazareti,
nga Nazareti i ndyrë, pagan?"
"Po, dole Ti Zot!" përgjigjemi
dhe syri lotin dot s'e mban...

"Po!" thotë Krishti buzagaz,
"Nga Nazareti dola Unë,
që jam Zoti i Amëshuar,
nga Shqipëria del një Vajzë,
që e kam zgjedhur përjetë Grua!

Në Shqipëri kam ngritur Fronin,
Aty kam sot Unë Nusen Time,
Aty vdekja është dërrmuar,
Aty banon sot Fryma Ime!

Në atë tokë ku ka ngelur,
e ngurosur gjurmë e Palit,
po ngrihet prapë sot Kisha Ime,
Atë as vdekja nuk mund ta ndali!"...
.................................................. ..........

Një grup shenjtorësh ecën buzë detit,
për Zotin e tyre bisedojnë menduar,
Për shpengim thërret njerëzimi i rënë,
por vec zemrat që gjejnë Krishtin janë të shpenguara….

Autor: Elton Leka 

 

Shenim: Nese deshironi te na dergoni poezine tuaj, atehere dergojeni te  

Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 07 maj 2008 )
< Mbrapa
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008