.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Perkushtim-Spurgeon arrow 04 Prill arrow Perkushtimi 21 prill
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 13 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Perkushtimi 21 prill Printo E-mail
Mengjes:
Lexim i perditshem:
1 Mbreterve 1: 1-2: 25
Studim i shpejte: 1 Mbreterve 9:1-11:43

 Por une e di se Shpetimtari im jeton.” Jobi 19 :25

Palca e ngushellimit te Jobit qendron ne ate fjale te vogel «Im» --«Shpetimtari im» dhe ne faktin se Shpetimtari jeton. O! Te kapesh fort Krishtin e gjalle. Duhet qe ta zoterojme perpara se ta gezojme. Cfare eshte ari ne miniere per mua? Njerezit jane lypes ne Peru dhe lypin buken e tyre ne Kaliforni. Eshte ari ne kuleten time ai qe do te plotesoje nevojat e mia, duke blere buken per te cilen kam nevoje. Po ashtu, nje Shpetimtar qe nuk me shpeton, nje shpagues qe nuk do te te luftoje per gjakun tim, çfare vlere ka valle? Mos qendro i kenaqur derisa me ane te besimit te mund te thuash «Po, ia jap veten Zotit te gjalle; dhe Ai eshte imi». Mund te jete se e mbani Ate me nje dore te dobet, e mendoni se eshte mburrje te thoni, «Ai jeton si Shpetimtari im», prapeseprape kujtoni se nese keni besim veçse sa nje fare sinapi, ai besim i vogel ju jep te drejten ta thoni nje gje te tille. Por ka dhe nje tjeter fjale ketu, shprehese e mirebesimit te madh te Jobit, «E di». Te thuash «shpresoj, ashtu besoj» eshte gje e ngushellueshme; dhe ka qindra ne kopene e Jezusit qe me zor arrijne me larg. Por per te arritur thelbin e ngushellimit ju duhet te thoni «E di». Nese-t, por-tet, dhe ndoshta-t jane vrasese te sigurta te paqes dhe ngushellimit. Dyshimet jane gjera te tmerrshme ne kohet e pikellimit. Ashtu si grereza ato thumbojne shpirtin! Nese kam ndonje dyshim se Krishti nuk eshte imi, atehere ka uthull te perzier me vrerin e vdekjes; por nese e di se Jezusi jeton per mua, atehere erresira nuk eshte e erret: madje edhe nata eshte drite rreth meje. Me siguri qe nese Jobi, ne ato kohera perpara ardhjes dhe mberritjes se Krishtit mund te thoshte «E di» ne nuk duhet qe te flasim me me pak siguri. Zoti mos e dhente qe siguria jone te jete mburrje. Le te kemi kujdes qe provat tona te jene ato te duhurat, prej frikes se mos ndertojme mbi nje shprese te pabaze; dhe atehere le te mos kenaqemi thjesht me themelin, sepse eshte prej dhomave te eperme qe ne shikojme horizontin me te gjere. Nje Shpetimtar i gjalle, me te vertete imi eshte gezim i pashprehshem.

 

Mbremje:

« Eshte ne krahun e djathte te Perendise. »
Romakeve 8 :34

Ai qe ishte nje here i perçmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit, tani ze pozicionin e nderit te nje Biri te nderuar dhe te dashur. Krahu i djathte i Zotit eshte vendi i madheshtise dhe i favorit. Zoti yne Jezus eshte perfaqsuesi i njerezve te Tij. Kur Ai vdiq per ta, keta paten prehje; Ai u ringjall per ata, keta paten liri; kur u ul ne krahun e djathte te Atit, ata paten favor, nder dhe dinjitet. Ringjallja dhe ngritja lart e Krishtit eshte lartesimi, pranimi, nderimi dhe lavderimi i te gjithe njerezve te Tij, sepse Ai eshte kreu dhe perfaqesuesi i tyre. Prandaj, kjo ulje ne krahun e djathte te Zotit duhet pare si pranimi i personit te Sigurise, si pritja e Perfqesuesit dhe si rrjedhim si pranimi i shpirtrave tane. O i shenjte, shiko ne kete çlirimin tend te sigurte prej ndeshkimit. «Kush eshte ai qe denon?» Kush valle do te denoje njerezit qe jane ne Jezus ne krahun e djathte te Zotit?

Krahu i djathte eshte vendi i pushtetit. Krishti ne krahun e djathte te Perendise ka çdo pushtet ne qiell e ne toke. Kush valle do te luftoje kundra njerezve qe kane nje pushtet te tille te veshur ne Kapitenin e tyre? O shpirti im, çfare mund te te shkaterroje nese i Plotfuqishmi eshte ndihmesi yt? Nese mburoja e Te Plotfuqishmit te mbulon, cila shpate mund te te godase? Qendro i sigurte. Nese Jezusi eshte Mbreti yt fitimtar dhe qe ka shkelur armiqte e Tij nen kembet e Tij; nese mekati,vdekja dhe ferri jane te gjithe te mposhtur prej Tij dhe ti je i perfaqesuar ne Te, ne asnje mundesi nuk mund te shkaterrohesh.

Emri i madh i Jezusit

I jep shushaven armiqve tane:

Jezusi, qengji i zemeruar, i bute,

Ne lufte eshte luan.

Modifikimi i fundit ( e premte , 25 prill 2008 )
Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008