.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Perkushtim-Spurgeon arrow 04 Prill arrow Perkushtimi 20 prill
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 22 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Perkushtimi 20 prill Printo E-mail
Mengjes:

Lexim i perditshem: 2 Samueli 23: 1-24: 25
Studim i shpejte: 1Mbreterve 7:1-8:66

Qe nepermjet vdekjes te shfuqizonte ate qe ka pushtetin e vdekjes.” Hebrenjve 2:14

O femije i Zotit, vdekja ka humbur gjembin e saj, sepse pushteti i djallit mbi te eshte i shkaterruar. Prandaj mos ki me frike te vdesesh. Kerko hir prej Zotit Frymes se Shenjte, qe me ane te nje njohurie vetjake dhe nje besim te forte ne vdekjen e Shpetimtarit tend, te mund te forcohesh per oren e frikshme. Duke jetuar afer kryqit te Kalvarit mund te mendosh per vdekjen me kenaqesi dhe ta mirepresesh ate kur vjen me nje endje te madhe. Eshte gje e embel te vdesesh ne Zotin: eshte nje bekim i beselidhjes te flesh ne Jezusin. Vdekja nuk eshte me debim, eshte nje kthim prej mergimit, nje kthim ne shtepi te banesat e shumta ku te shumedashurit banojne tashme. Largesia midis frymeve te te lavderuarve ne parajse dhe te shenjteve aktiviste mbi toke duket e madhe; por nuk eshte keshtu. Ne nuk jemi larg shtepise—nje çast do te na sjelle atje. Vela eshte e shpalosur: shpirti leshohet mbi detin. Sa i gjate do te jete udhetimi i tij? Sa shume erera kapitese duhet te rrahin velen perpara se te paloset ne limanin e paqes? Sa gjate ai shpirt do te hidhet andej kendej mbi dallge perpara se te vije ne ate det qe nuk njeh stuhi? Degjo pergjigjen, ”Jashte trupit, te pranishem me Zotin.”Ajo anije sapo eshte nisur, por ka mberritur tashme ne limanin e saj. Sapo shpalosi velat dhe u gjend atje. Ashtu si ajo barke e vjeter, mbi Liqenin e Galilese, nje stuhi e shkundi andej e kendej, por Jezusi tha, ”Qetesohu, pusho”, dhe menjehere erdhi ne toke. Mos mendo se gjendet nje periudhe e gjate midis çastit te vdekjes dhe perjetesise se lavdise. Kur syte mbyllen ne toke ato hapen ne parajse. Kuajt prej zjarri nuk jane nje çast mbi udhe. Atehere, o femije i Zotit, pse valle druan vdekjen, duke pare se permes vdekjes se Zotit tend gjembi dhe mallekimi i saj jane te shkaterruar? Dhe tani nuk eshte veçse nje shkalle e Jakobit kemba e te ciles eshte mbi varrin e erret por maja e saj arrin ne lavdine e perjetshme.

Mbremje:

Lufto betejat e Zotit.” 1 Samueli 18:17

Ushtria prifterore e te zgjedhurve te Zotit po lufton akoma mbi toke, Jezu Krishti duke qene Kapiteni i shpetimit te tyre. Ai ka thene, ”Ja, Une jam me ju ne çdo kohe, deri ne mbarim te botes. ”Degjo thirrmat e luftes! Tani njerezit e Zotit le te qendrojne te palekundshem ne rreshtat e tyre, dhe asnje zemer mos u ligeshtofte. Eshte e vertete se pikerisht tani ne Angli beteja eshte kthyer kundra nesh, dhe nese Zoti nuk e ngre lart shpaten e Tij, nuk e dime se çfare do behej me Kishen e Zotit ne kete toke; por le te marrim zemer, dhe te jemi burra. Kurre nuk pati nje dite kur Protestantismi u duk te lekundet me shume se tani qe po behen perpjekje te zjarrta per te rimekembur antikrishtin roman ne fronin e tij te vjeter. Ne deshirojme me te madhe nje ze te guximshem dhe dore te forte per te predikuar dhe shpallur ungjillin e vjeter per te cilin martiret derdhen gjak dhe deshmitaret vdiqen. Shpetimtari eshte, me ane te Frymes se Tij, akoma ne toke; le te na gezoje kjo gje. Ai eshte perhera ne mes te luftimit, dhe prandaj beteja nuk eshte e pasigurte. Dhe teksa konflikti ndizet, çfare kenaqesie e embel eshte te dish se Zoti Jezus, ne ofiqin e Tij si Ndermjetesi yne i madh, po merr ne mbrojtje, fitimtar, njerezit e Tij! O veshtrues i ankthshem, mos shiko shume te beteja poshte, sepse atje do te mbulohesh me tym, dhe do çoroditesh prej rrobave te rrokullisura ne gjak; por ngreji syte e ty atje ku Shpetimtari jeton dhe nderhyn ne mbrojtje, sepse ndersa nderhyn, çeshtja e Zotit eshte e sigurte. Le te luftojme sikur gjithçka te varej prej nesh por le te shikojme lart dhe te jemi te ndergjegjshem se gjithçka varet prej Tij.

Tani, ne emer te zambakeve te pastertise se Krishtere, te trendafilave te shlyerjes se Shpetimtarit, te kaprojve dhe sutave te fushes, ju porosisim ju qe jeni dashuronjes te Jezusit, te jeni trima ne Luften e Shenjte, per te verteten dhe per drejtesine, per mbreterine dhe per guret e çmuar te kurores se Mesuesit tuaj. Perpara! “sepse beteja nuk eshte e jona por e Zotit.”

Modifikimi i fundit ( e premte , 25 prill 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008