.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Artikuj me interes arrow 1 Prilli, Dita e Genjeshtrave
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 9 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
1 Prilli, Dita e Genjeshtrave Printo E-mail
Ne shume vende te botes, dita e pare e muajit Prill njihet si Dita e Genjeshtrave. Eshte dita e vetme e vitit kur te gjitheve “na lejohet” te themi ndonje genjeshter te vogel, te pademshme, ne formen e nje shakaje. Ekzistojne mendime te ndryshme mbi origjinen e kesaj tradite. Ne kulturen antike Romake dhe ne ate Hindu, 1 Prilli festohej si dita e pare e vitit, menjehere pas ekuinoksit pranveror (20-21 Mars). Ne mesjete, pjesa me e madhe e Evropes festonte 25 Marsin, Festen e Shpalljes, si fillimin e vitit te ri.

Por ne vitin 1582 Papa Gregori XIII, urdheroi qe kalendari i vjeter Julian, te zevendesohej nga nje calendar i ri (kalendari Gregorian). Ky kalendar shpalli 1 Janarin si diten e pare te vitit. Po ate vit Franca vendosi te ndjeke kalendarin Gregorian. Sipas nje shpjegimi popullor. Ata qe nuk ishin ne dieni te ketij ndryshimi dhe ata me tradicionalet, te cilet nuk pranuan te thyenin traditat, vazhduan te festonin 1 Prillin si diten e pare te vitit. Keta te fundit u bene shpejt pre e talljeve. Disa te tjere filluan t'u dergonin porosi dhe lajme te rreme duke i shtyre t’i besonin ato si te verteta. Shume shpejt kjo praktike u perhap ne mbare Evropen.

Ne Fjalen e Perendise thuhet se djalli eshte ati i genjeshtres (Gjoni 8:44). Ai kenaqet pa mase sa here qe goja jone flet genjeshtra, s’do mend qe 1 Prilli eshte festa e tij e parapelqyer.

Por Bibla na meson qarte te mos i japim vend djallit (Efesianeve 4:27) dhe te kujdesemi per fjalet tona, qe ato t’u japin hir dhe t'i ndertoje ata qe i degjojne (Efesianeve 4:29). Tashme qe jemi ne drite a duhet valle te ecim si bij te erresires? Fryti i Frymes konsiston ne gjithcka qe është miresi, drejtesi dhe e vertete. Bibla na meson te mos marrim pjese ne punet e pafrytshme të erresires, por me teper t'i qortojme ato. (Efesianeve 5:8-11).

Pra nese sot po mendoni te thoni ndonje genjeshter te vogel ne formen e shakase, mendoni pak nese kjo gje do t’i sillte lavdi Atit tuaj dhe nese do te ndertonte dike.


Se fundi, vellezer, te gjitha gjerat qe jane te verteta, te gjitha gjerat qe jane te ndershme, te gjitha gjerat qe jane te drejta, te gjitha gjerat qe jane te pastra, te gjitha gjerat qe jane te dashura, te gjitha gjerat qe jane me fame te mire, nese ka ndonje virtyt dhe nese ka ndonjë levdim, keto mendoni. (Filipianeve 4:8)


Dora Vako
Modifikimi i fundit ( e enjte , 17 prill 2008 )
Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008