.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Nga kryqi, Jezusi na mėson pėr dashurinė e Perėndisė pėr mėkatarėt (Luka 23:39-43)
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 19 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Eruion
Logohuni
Nga kryqi, Jezusi na mėson pėr dashurinė e Perėndisė pėr mėkatarėt (Luka 23:39-43) Printo E-mail
Dhe i thoshte Jezusit: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Dhe Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë” (Luka 23:42-43).
Ka pesë gjëra që ne duhet të vëmë re këtu:

Së pari, disa mëkatarë vdesin në mëkatet e tyre (Gjoni 8:21-23). Të dy kriminelët ishin pranë Jezusit. Njeri prej tyre mbeti i ngurtë dhe kokëfortë. Ai e fyeu Jezusin në frymën e fundit që Perëndia i kishte dhënë. Ky kriminel përfaqëson të gjithë njerëzit që nuk e pranojnë Jezusin deri në fund. Jo të gjitha historitë kanë një fund të lumtur.

Së dyti, disa mëkatarë zbuten në praninë e Krishtit. Një prej kriminelëve e rrëfeu mëkatin e tij dhe u pendua. Ai tha se e meritonte të vdiste. Qëndrimi i tij tregoi se ai u pendua. Ky kriminel përfaqëson mijëra e mëkatarë që pendohen dhe i besojnë Krishtit.

Së treti, Jezusi i fal të gjithë mëkatarët që kthehen tek ai. Krimineli që u pendua ishte njeri i keq. Ndoshta, ashtu si Baraba, ai ishte fajtor për vrasje dhe trazira. Ai ishte në fundin e jetës së tij. Çfarë mund t’i ofronte Perëndisë, përveçse një listë të gjatë mëkatesh? Por Jezusi nuk shqetësohet nga lista e gjatë e mëkateve tona. Ai kujdeset që zemra e një personi të zbutet e të pendohet. Pastaj ai e pranon çdo njeri që vjen tek Ai.

Së katërti, është e lehtë të marrësh falje. Jezusi nuk i kërkoi kriminelit të lexojë ndonjë libër. Zoti nuk i kërkoi atij të paguajë për mëkatet e tij, gjatë jetës ose pas saj. Është Jezusi, jo ne, ai që paguan për mëkatet tona. Është gjaku i tij, jo veprat e mira ose vuajtjet tona, që na sjellin falje. Ai na pranon ashtu siç jemi. Premtimi i tij është, “atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë” (Gjoni 6:37). Marrja e faljes nga Jezusi është po aq e lehtë sa të kërkuarit e saj.

Së pesti, kur një besimtar vdes, ai është menjëherë me Jezusin. Jezusi i tha kriminelit që po vdiste: “Sot do të jesh me mua në parajsë” (Luka 23:43). Ne nuk do të kemi një trup të ri deri në ringjalljen (1 Kor. 15:42). Fryma e një besimtari e lë trupin e tij në vdekje dhe shkon të jetë me Jezusin. Siç Pali tha, të mungosh nga trupi do të thotë të jesh i pranishëm me Zotin (2 Kor. 5:8).
Modifikimi i fundit ( e hėnė , 05 maj 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008