|
Nga kryqi, Jezusi na mėson tė falim madje armiqtė tanė mė tė kėqinj |
|
|
|
“Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë” (Luka 23:34). Këtu ka dy mësime. Së pari, Jezusi fali armiqtë e tij më të këqinj. Ai fali ata që e vranë! Për këtë arsye, ai do t’i falë mëkatet tona. Dhe ne duhet t’i falim të tjerët sepse Ai na mëson të falim.
Disa armiq do të vrisnin një baba mëkatar. Ata e pyetën atë në se kishte ndonjë fjalë të fundit për të birin. “Po,” u përgjigj ai. “Thojini tim biri të harrojë mënyrën e keqe me të cilën më keni trajtuar!” Në qoftë se një mëkatar kishte këtë qëndrim, sa më shumë duhet të falë një i krishterë! Jezusi i butë i fali armiqtë e tij më të këqinj. Në orën e tij të vdekjes ai u lut: “Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”. Asnjë person nuk duhet të pretendojë se është një pasues i Jezusit në qoftë se refuzon të falë armiqtë e tij. Së dyti, na ndihmon të kemi qëndrimin që pati Jezusi. Kjo do të thotë të besojmë se njerëzit nuk e dinë plotësisht çfarë po bëjnë kur ata na lëndojnë. Shqyrtoni arsyen përse Jezusi i kërkoi Perëndisë që të falë. Ai u lut: “fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”. Nga njëra anë, ata e dinin se çfarë po bënin. Ata e dinin se ata po e vrisnin! Nga ana tjetër, ata nuk e dinin se çfarë po bënin. Ata besonin se Ai ishte fajtor. Ata nuk e dinin se Ai ishte Biri i Perëndisë. Padija nuk e bën mëkatin të pa mëkat. Por padija e bën mëkatin më të lehtë për t’u falur. Qëndrimi që Jezusi tregoi ndaj nesh na ndihmon kur njerëzit na fyejnë. Dikush i dërgoi një predikuesi një letër mizore kur ai ishte i sëmurë. Por predikuesi shpresonte se dërguesi nuk e dinte se sa i dekurajuar ishte ai. Me fjalë të tjera, predikuesi u përpoq të besonte se dërguesi nuk e dinte se çfarë po bënte. Ky qëndrim na ndihmon që ne t’i falim njerëzit. Një person tjetër tha thashetheme për predikuesin. Por predikuesi gjithmonë besonte se thashethemexhiu mendonte se gënjeshtra ishte e vërtetë. Me fjalë të tjera, predikuesi besonte se thashethemexhiu nuk e dinte se çfarë po bënte. Një person tjetër tha fjalë të vrazhda për të lënduar ndjenjat e predikuesit. Por predikuesi zgjodhi të mendonte për fjalët si një gabim. Është gjithmonë ngushëllim të marrësh parasysh sa pak dinë njerëzit. Për këtë arsye, le të kemi qëndrimin që Jezusi tregoi ndaj nesh. Le të besojmë se ata që na lënduan bënë një gabim, një gabim në gjykim, ose që ata vepruan pa pasur dritën e plotë të së vërtetës. |
|
Modifikimi i fundit ( e hėnė , 05 maj 2008 )
|