.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Nga kryqi Jezusi na mėson se mėkati e bėn Perėndinė qė tė largohet prej nesh
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 31 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Nga kryqi Jezusi na mėson se mėkati e bėn Perėndinė qė tė largohet prej nesh Printo E-mail
“Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Psa. 22:1; Mat. 27:46).
Në mënyrë të ngjashme, mëkati e bëri Perëndinë të largohej nga ne. Ne u lindëm mëkatarë. Fizikisht, ne ishim të gjallë. Por frymërisht, të vdekur. Mëkati na ndalonte të merrnim jetë frymërore nga Perëndia. Si mëkatarë ne ishim të vdekur në mëkatet tona (Efe. 2:1). Ne nuk kishim jetë frymërore. Perëndia, burimi i jetës frymërore, ishte i ndarë nga ne.

Në mënyrë të ngjashme, mëkati e bëri Perëndinë të largohej nga ne. Ne u lindëm mëkatarë. Fizikisht, ne ishim të gjallë. Por frymërisht, të vdekur. Mëkati na ndalonte të merrnim jetë frymërore nga Perëndia. Si mëkatarë ne ishim të vdekur në mëkatet tona (Efe. 2:1). Ne nuk kishim jetë frymërore. Perëndia, burimi i jetës frymërore, ishte i ndarë nga ne.

Mëkati e bëri Perëndinë të largohej nga Jezusi. Ata ishin në shoqëri të përsosur para se Biri të bëhej njeri (Gjoni 1:1). Madje edhe si njeri, Jezusi ishte i vetmi njeri që nuk kishte mëkat (Heb. 4:15). Për këtë arsye, në tokë, Jezusi kishte një marrëdhënie të gjallë, të pathyer, me Atin. Por në Kalvar, Jezusi mori mëkatet tona në jetën e tij. Shqyrtoni mrekullinë e vargjeve që vijojnë: “Ai vetë i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat” (1 e Pje. 2:24). 21“Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të” (2 Kor. 5:21).

Përse e braktisi Perëndia Birin? Jezusi e dinte arsyen. Por ai e bëri këtë pyetje për të na theksuar se Perëndia ishte larguar prej tij. Përndryshe, ne nuk do ta kishim kuptuar atë. Që nga fillimi, ata kishin qenë së bashku. Përse, pra, Ati e braktisi Birin në kryq? Sepse Perëndia duhet të largohet nga mëkati. Në kryq, Jezusi u bë mëkat për ne. Vuajtja fizike e Jezusit ishte e madhe. Por ajo është e vogël në krahasim me vuajtjen e tij frymërore. Si njerëz, ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht dhimbjen frymërore që Jezusi ndjeu në kryq. Jeta e Tij e shenjtë u errësua me mëkat. Shpirti i tij u bë flijim për mëkatet tona (Isaia 53:10). Kjo ndikoi në krijimin e Perëndisë nëpërmjet Birit (Gjoni 1:3; Kol. 1:16-17). Qiejt u errën, dhe toka u tund. Ati u largua krejtësisht prej Tij.13 Në kryq, Jezusi vdiq frymërisht. mëkati e ndau nga vetë Ati i Tij. “Si mund të shpëtojmë ne, në qoftë se ne e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?” (Heb. 2:3).

Ruhuni nga mëkati! Mëkati e bëri Satanin të humbte pozitën e tij të lartë në qiell. Ai e bëri Adamin të humbte marrëdhënien me Perëndinë. Ai e bëri një komb të humbte trashëgiminë e tij në Kanaan. Ai e bëri Samsonin të humbte fuqinë. Ai e bëri Ananian dhe Safiran të humbnin jetën e tyre. Ai e bëri Judan ta humbte shpirtin e tij. Ai e bëri madje Jezusin të humbte marrëdhënien e Tij me Atin. Ishte plani i Perëndisë që Jezusi të vdiste për mëkatet tona. Por nuk është plani i Tij që ne të vdesim frymërisht për mëkatet tona! Ikni me vrap nga mëkati ashtu si do të iknit vrap nga një zjarr. Përbuzeni mëkatin ashtu siç përbuzni lebrën. Duajeni të drejtën, dhe urreni të gabuarën (Rom. 12: 9; Heb. 1:8-9).
 
Pergatiti: Skerdi Hoxha 
Modifikimi i fundit ( e hėnė , 05 maj 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008