|
Një baba i dha birit të tij të vogël ca para për t’i përdorur për Krishtlindje. Djali shkoi në pazar për të blerë një dhuratë për nënën. Në një vend në pazar ishin ca fustane të bukura. Fëmija i vogël mendoi se një prej këtyre do të ishte një dhuratë e këndshme. Për këtë arsye, ai filloi të fliste me njërin prej shitësve. “Më trego për nënën tënde,” tha shitësi. “Çfarë mase ka ajo?”. “Unë nuk e di masën e saj,”- tha djali. Shitësi vazhdoi: “Është nëna jote e dobët apo e shëndoshë? Është e shkurtër apo e gjatë?” “Eh...”- tha djali, “Nëna ime është tamam e përsosur.” Shitësi qeshi dhe i shiti djalit një fustan. Ai tha se në qoftë se fustani nuk i binte, nëna mund të vinte e ta ndërronte atë për një masë tjetër. Më pas, nëna erdhi me fustanin. Ajo ishte një grua trupvogël dhe fustani ishte shumë i madh për të! Nëna mbush një vend të madh në zemrën e fëmijës së saj.
Çdo fëmijë mendon se nëna e tij është e përsosur. Për një fëmijë nuk ka rëndësi masa, forma apo ngjyra që ka nëna e tij. Çdo fëmijë mendon se ai ka nënën më të mirë në botë! Kjo është arsyeja përse një nënë ka kaq shumë ndikim në fëmijët e saj. Stafi i albKristian.com bashkohet me urimin e gjithë bijve dhe bijave mirënjohës për nënat e tyre duke thënë – GEZUAR 8 MARSIN! ZOTI JU BEKOFTE DHE JUA SHPERBLEFTE NJEQINDFISH SAKRIFICAT DHE NETET PA GJUME PER TE RRITUR FEMIJET TUAJ! |
|
Modifikimi i fundit ( e diel , 09 mars 2008 )
|