|
Dita Nderkombetare e Lutjes dhe Agjerimit per Kosoven |
|
|
|
31 Janar 2008 Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves ju fton qe se bashku te mbajme nje Dite Lutjeje dhe Agjerimi te enjten me 31 janar 2008. Ky eshte viti i nente qe po ndajme nje dite ne vit per t'u perulur para Zotit dhe per ta kerkuar vullnetin e Tij per popullin e Kosoves.
Kete vit ndiejme se eshte shume e nevojshme qe Kisha e Jezusit, brenda dhe jashte Kosoves, t'i drejtohet me nje ze te vetem Zotit per vendin tone. Ju lutemi qe edhe ju te ndani pak kohe me 31 janar per te kerkuar fytyren e Perendise qe Kisha e Tij ne Kosove te themelohet sipas vullnetit dhe planit te Tij. Mobilizoni bashkesite tuaja, apo ndonje grup besimtaresh, qe te mblidhen se bashku dhe te luten kete dite.
Ja disa kerkesa per lutje. Ju mund te shtoni edhe ndonje tjeter nese doni:
1. Te lutemi qe Kisha e Kosoves te kete nje vizion te qarte se si do ta perdor Zoti kete vit per te rritur besimtaret ne besim dhe numer, dhe per ta transformuar shoqerine ne pergjithesi.
2. Te lutemi per besimtaret e rinj qe jane nen presionin e familjeve e shoqerise per shkak te besimit te tyre.
3. Per nje rritje te frymes se unitetit dhe peruljejes ne mes te bashkesive ne Kosove dhe drejtuesve te tyre.
4. Lutuni per Kishen Protestante Ungjillore te Kosoves (KPUK). KPUK eshte aleance ungjillore qe perfaqeson 35 bashkesi dhe organizata te krishtera nga tere Kosova. 5. Per ata qe vuajne ne varferi dhe papunesi. Eshte vleresuar se papunesia eshte e larte (deri ne 47%).
6. Lutuni per nje zgjidhje te shpejte dhe paqesore te statusit te Kosoves. Populli i Kosoves kerkon njohjen e pavaresise se vendit.
7. Te lutemi per udheheqesit kryesor te vendit. Per Kryetarin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Po ashtu, te lutemi edhe per Parlamentin e ri dhe per qeverine.
8. Te lutemi se bashku qe Zoti te zgjedh besimtare qe do te sherbejne si pastore, drejtues dhe mbjelles kishash.
Ju faleminderit qe do te bashkoheni me ne per keto lutje. Me besim te thelle, presim qe Zoti yne Jezus te pergjigjet me force e hir, gjersa Ai vazhdon ta ndertoje Kishen e Tij ne Kosove.
Ne Emrin e Shenjte te Jezusit: Keshilli i Sherbestarve te KPUK. |
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 24 janar 2008 )
|