.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Stomaku apo Zemra ?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 57 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Stomaku apo Zemra ? Printo E-mail
Zemer guriJezusi tregoi një shëmbëlltyrë të vogël: “Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ç’del nga goja, ajo e ndot njeriun” (Mat. 15:11). Por ngurtësia e zemrës së dishepujve vazhdoi. Pjetri i kërkoi Zotit që t’ia shpjegonte. Jezusi e pyeti Pjetrin, “Je ti akoma kaq i ngathët nga mendja?” (Mat. 15:16). Me fjalë të tjera, “A është zemra jote akoma tepër e ngurtë për të kuptuar?”

Kjo shëmbëlltyrë na tregon se nuk është e gabuar të hamë çdo lloj ushqimi ose të hamë me duar të palara. Disa pengohen e bien në këtë të vërtetë. Pali e theksoi këtë të vërtetë për ne.

"Të cilët [mësuesit e rremë] do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falenderim nga ata që besojnë; dhe e njohin të vërtetën. 4Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s’është për t’u hedhur, nëse merret me falenderim" (1 Tim. 4:3-4).

Të krishterët janë të lirë të hanë çdo lloj ushqimi !

Problemi ynë nuk janë ushqimet e ndryshme. As demonët. Jezusi tha se problemi kryesor është zemra.

"Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës, kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë. 20Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash me duar të palara nuk e ndot njeriun" (Mat. 15:18-20).
Solomoni po ashtu theksoi rëndësinë e zemrës. “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës” (Fja. 4:23).

Çdo person ka nevojë ta ketë zemrën e tij të ndryshuar. Ky është një problem i thellë. Ne nuk mund ta ndryshojmë zemrën e një personi nëpërmjet pagëzimit në ujë ose duke i dhënë një emër të ri. Kjo është si lyerja e një dërrase që është kalbur. As nuk mund ta ndryshojmë një mëkatar me rregulla. Vetëm udhërrëfyesit e verbër përdorin këtë metodë.

Njerëzit janë përpjekur të na këshillojnë në mënyra të ndryshme

  • Greqia thoshte: “Ji i urtë, njihe veten”.
  • Roma thoshte: “Ji i fortë, mbroje veten”.
  • Konfuci thoshte: “Ji superior, ndreqe veten”.
  • Buda thoshte: “Ji i lirë, mohoje veten”.
  • Islami thotë: “Ji i nënshtruar, dorëzoje veten”.
  • Judaizmi thotë: “Ji i shenjtë, kontrolloje veten”.
  • Bota thotë: “Ji i pasur, kënaqe veten”.
  • Shkolla thotë: “Ji më i mirë, edukoje veten”.

Secila prej këtyre thekson një të vërtetë të vogël. Por ato përqendrohen tek stomaku ose tek diçka e tillë e ngjashme. Jezusi u përqendrua në të vërtetën e madhe. Ai tha se çdo person ka nevojë për një ndryshim në zemrën e tij. Shpëtimtari ynë na ndryshon nga brenda kur e marrim atë. Ai i shkruan ligjet e Tij në zemrat tona (Heb. 10:16). Megjithatë, zemra është si një kopsht. Ne duhet t’i mbajmë barërat e këqija larg saj ditë për ditë.

Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 20 shkurt 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008