|
Bibla Shqip Tani me Motor Kerkimi |
|
|
 Prej disa kohësh Bibla jonë në shqip nuk kishte një Motor Kërkimi të brendshëm ( bibla.albKristian.com). Kjo gjë krijonte vështirësi kur dikush dëshironte të gjente një pasazh apo fjalë të caktuar brenda saj pasi i duhej të kërkonte me hamendje të gjitha librat dhe kapitujt e ndryshëm deri sa të gjente atë që kërkonte. Tani kjo gjë ka ndryshuar!
Falë kujtesës së një mikeshës sonë, dje arritëm të riaktivizonim Motorin e Kërkimit me Google brenda Biblës. Motori i Kërkimit është plotësisht funksional dhe mund të përdoret shumë lehtë dhe në të njëjtën mënyrë siç ju e përdorni për kërkimet tuaja me Google. Një avantazh tjetër shumë i rëndësishëm, është fakti që kur kërkoni një fjalë apo frazë përkatëse, nuk do t'ju duhet të përdorni gërmat ë dhe ç. P.sh. nëse dëshironi të kërkoni fjalën Perëndia, nuk do t'ju duhet të përdorni gërmën ë, por mund të shkruani direkt fjalën Perendia (pa ë) dhe rezultatet dalin vetë. |
|
Modifikimi i fundit ( e shtunė , 19 janar 2008 )
|