.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Kendi i Librit arrow Besim Qe Leviz Malet, Smith Wigglesworth
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 38 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Eruion
Logohuni
Besim Qe Leviz Malet, Smith Wigglesworth Printo E-mail
Besimi Qe Leviz Malet, Smith WigglesworthLibri "Besim qe leviz Malet" shkruar nga Smith Uigelsuorth. Ever Increasing Faith - Smith Wigglesworth. Nje liber mbi besimin e krishtere qe duhet praktikuar ne cdo aspekt te jetes shkruar nga nje Hero i Besimit.
 
Libri “Besim që Lëviz Malet”

Smith Uigëlsuorth është përshkruar si “Apostull Besimi” dhe ky libër është evidenca më e saktë e këtij përshkrimi.

Libri “Besim që Lëviz Malet” është i mbushur me shërbesa, dëshmi okulare të shërbesës së tij dhe reflektime mbi mirësinë, hirin dhe fuqinë e Perëndisë.
Fëmijë të lidhur në karroca paralitikësh, gra me kancer, burra të shurdhër që nga lindja dhe mijëra të tjera u shëruan në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia gjatë shërbesës së Uigëlsuorth-it. Shtatë persona u ngritën nga vdekja, ku midis tyre përfshihet Poli, bashkëshortja e Smithit.

Smith WigelsworthMegjithatë, shumë prekëse është të shohësh përulësinë e tij, pasionin e tij për t’i dhënë lavdi Perëndisë dhe dëshirën e tij të zjarrtë për t’u afruar më shumë tek Jezusi. Ai ishtë një enë boshe, që dëshironte të mbushej gjithnjë e më shumë me Frymën e Shenjtë. Perëndia e përdori atë në mënyrat më të fuqishme se cdo ungjilltar tjetër të shekullit të njëzetë. Gruaja e tij, Poli, e mësoi atë të lexonte ndërsa Fryma e Shenjtë e mësoi të predikonte. Dhe cfarë predikimi që bëri,duke bërë punën e Perëndisë, duke sjellë mijëra rreth e qark botës në vendin e mrekullive, shërimit dhe shpëtimit.

Shprehja më e famshme e Uigëlsuorthit ishte: “Unë veproj përmes besimit dhe jo nga ajo që shikoj”.

Ky libër është një menu e pasur për çdokënd që është i uritur për më shumë nga Perëndia.

Biografia
Smith Uigëlsuorthi lindi në një familje tepër të varfër. Në moshën 6 vjeçare atij iu desh të punonte për të mbajtur familjen. Si rezultat, ai nuk arriti të lexonte siç duhet derisa arriti moshën e pjekurisë. Ai filloi të punonte si hidraulik me zanat.

Si një shërbëtor i Zotit, Uigëlsuorthi ishte pothuajse i panjohur në qytetin e tij deri më 1907. Më 1907 ai mori pagëzimin në Frymën e Shenjtë dhe jeta e tij ndryshoi përgjithmonë. Ishte në këtë kohë, në moshën 48 vjeçare, që Perëndia e çoi Uigëlsuorthin nga një shërbesë pothuajse e panjohur në drejtimin e takimeve të fuqishme, duke nxitur besimin e mijëra personave për të marrë shërim dhe shpëtim. Uigëlsuorthi zakonisht e përfundonte një predikim me një lutje për të sëmurët pavarësisht nga mesazhi që kishte ndarë.

Smith Uigëllsuorth është përshkruar si “Apostull Besimi”. Ky libër është evidenca më e saktë e këtij përshkrimi.

Libri “Besim që Lëviz Malet” është i mbushur me shërbesa, dëshmi okulare të shërbesës së tij dhe reflektime mbi mirësinë, hirin dhe fuqinë e Perëndisë.

Ky libër është një menu e pasur për çdokënd që është i uritur për më shumë nga Perëndia.
Zoti ju bekoftë !
 
Shenim: Libri mund te porositet nga Interneti te kjo faqe: www.ShtepiaeLibrit.com - Besim Qe Leviz Malet.
Modifikimi i fundit ( e martė , 25 dhjetor 2007 )
Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008