Kerkese per mbeshtetje: albKristian.com ka Nevoje per Nje Forum te Ri
Shërbesae albKristian.com ka nevojë për kontributin tuaj financiar. Kjo është një shërbesë plotësisht vullnetare ku asnjëri prej stafit nuk paguhet për kohën e vet, madje jemi vete ne që mbulojmë të gjitha shpenzimet e hostimit dhe mirëmbajtjes së faqes.
Gjithçka bëhet për t’u shërbyer shqiptarëve për Krishtin, me të vërtetën dhe fuqinë e Tij. Për më tepër lexoni faqen Kush Jemi.
Pa u zgjatur më tej:
Një nga shërbimet që ne ofrojmë është edhe Forumi i albKristian.com i cili është duke u zgjeruar vazhdimisht me anëtarë dhe postime të reja. Por anëtarët tanë janë duke hasur shumë vështirësi me të pasi versioni i i forumit tonë (versioni i instaluar i Invision Board) është tashmë goxha i vjetër dhe duhet zëvendësuar shumë shpejt.
Për këtë arsye, ne kemi nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Nëse besoni në shërbesën tonë dhe doni të jepni një kontribut konkret, atëherë ju lutem na ndihmoni të blejmë një forum të ri.
Konkretisht, scripti i forumit kushton 150 dollarë nga të cilat ne kemi kontribuar personalisht si staf në shumën 50 dollarë. Ndaj na nevojiten 100 dollarë shtesë për të blerë skriptin, pasi pjesën tjetër siç ju thamë mësipër e kemi siguruar tashmë.