|
Takim apologjik me Dr. Xhon Blankard, te Kisha Emanuel ne Tirane |
|
|
Kete te premte, ne date 16 Nentor, ora 18.00, Dr. Xhon Blankard (Dr. John Blanchard) do jete i ftuar nga BSKSH (Bashkimi i Studenteve te Krishtere Shqiptare) per nje takim apologjetik tek Kisha Emanuel, ne Tirane. Per lexuesin shqiptar, Dr. Xhon John Blanchard eshte autor i librit Pyetje Perfundimtare. Por nderkohe ai eshte nje predikues, mesues, apologjist dhe autor i krishtere i njohur ne nivel nderkombetar.
Ai ka shkruar 25 libra, por eshte me i njohur pikerisht per librin “Pyetje Perfundimtare” i cili eshte perkthyer ne mbi 40 gjuhe. Nderkohe, nje liber tjeter prej tij eshte “A beson Zoti te ateistet?” i cili ne vitin 2000 u perzgjodh si libri me i mire i krishtere. Se fundmi Dr. Blankard eshte i perfshire ne projektin “Apologjia Popullore e Krishtere” qe perkon shkrime, prezantime dhe mesime ne mbrojtje te besimit te krishtere.
Per me teper informacion mbi Dr. Xhon Blankard, ju mund te vizitoni faqen e tij (ne anglisht) http://www.johnblanchard.org/ Aty mund te lexoni dhe shkarkoni materiale apologjike me interes. Por me me interes besojme qe do jene faqet shqip te broshures Pyetje Perfundimtare qe mund te gjenden te kjo adrese: http://www.the-good-news.org/albanisch/index.html
|
|
Modifikimi i fundit ( e premte , 16 nėntor 2007 )
|