|
1. Zhvillimi i marredhenieve feudale. Fisniket shqiptare Kapercimi i mijevjecarit te pare u karakterizua nga ndryshime te thella ne strukturat ekonomike e sociale te shoqerise shqiptare. Si rezultat i nje procesi qe vazhdonte prej kohesh, ne shek. XI ishte krijuar nje klase pronaresh te medhenj (dinate), qe perbehej nga pjesetaret e aristokracise civile dhe te klerit.
Nderkohe, ne krahun tjeter qe shtuar masa e pronareve te vegjel dhe e bujqve ushtare (stratiotet), te cilet per nje arsye ose per nje tjeter i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin te vendoseshin ne pronat e dinateve e te punonin ne to si qiramarres (mortites) ose si punetore me meditje (mistotes). Procesi i feudalizmit u pershpejtua se tepermi me zbatimin e institucionit te pronjes nga shteti bizantin. Pronja perfaqesonte nje numer te caktuar ekonomish fshatare qe perandori bizantin me ane te nje diplome te posacme (krysobulle) ia jepte nje personi per perdorim. Zoteruesi i pronjes kishte te drejte te mbante per vete nje pjese te detyrimeve qe bujqit e pronjes se tij me perpara ia dorezonin shtetit. Nga ana e tij, pronjari ishte i detyruar qe per sa kohe mbante pronje, te kryente bashke me trupen e tij sherbim ushtarak per perandorin. Ne Shqiperi, format e para te pronjes deshmohen qe ne fillimet e shek. XI. Dokumente te tjera te mevonshme vertetojne se marredheniet feudale kishin perparuar ne zonat bujqesore te vendit, ne fushen bregdetare perendimore si dhe ne krahinen e Devollit, ne ate te Dibres, te Kosoves, etj. Ketu permenden gjithnje e me shpesh bujare nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., qe ngjiten shkallet me te larta te karrieres ushtarake ne province e ne qender. Keshtu, aty nga viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut. Nje i aferm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magiste, rreth vitit 1050 kryente detyre e komandantit te provincave perendimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, me 1185, ishte duke i Durresit. Nje bujar nga Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bente pjese ne rrethin e komandanteve me te besuar te perandorit bizantin Aleski I Komnen. Perandoret bizantine u dhane bujareve shqiptare pronja, privilegje, si edhe tituj nga me te lakmueshmit. Ndonje familje shqiptare, si p.sh., ajo e princave te Arbrit, ne shek. XIII, e Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve te Epirit, ne shek. XIII-XV, arriten te krijonin edhe lidhje familjare me dinastite perandorake bizantine si dhe me dinastite perendimore. Zhvillimi i marredhenieve feudale u shoqerua edhe me tronditje te medha sociale. Gjate gjithe shek. XI shqiptaret moren pjese ne nje varg kryengritjesh qe drejtoheshin kunder politikes fiskale te shtetit bizantin. Here-here keto levizje merrnin karakter te hapur politik. Keshtu, me 1043, shqiptaret u bashkuan me kryengritjen e strategut bizantin te Sicilise, Gjergj Maniakut.
2. Normanet dhe kryqezatat ne Shqiperi Ne gjysmen e dyte te shek. XI pozita e jashtme e Shqiperise pesoi nje ndryshim te madh ne varesi me ngjarjet qe po zhvilloheshin ne Perendim, posacerisht ne Itali. Ne vitin 1071, ne goditjen e normaneve, Perandoria Bizantine u detyrua te braktiste pergjithmone zoterimet e saj ne Sicili e ne Italine e Jugut. Ne drejtimin e prijesit te tyre, Robert Guiskardit, normanet krijuan aty nje mbreteri te forte qe zbatoi menjehere politike e pushtimeve ne Lindje. Shqiperia, qe perbente kufirin perendimor te Perandorise Bizantine, merrte per normanet e Sicilise funksionin e nje krye-ure ekspansionin e tyre ne Ballkanin bizantin. Ne pranveren e vitit 1081 ushtrite normane, te komanduara nga Robert Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan ne bregdetin shqiptar dhe pushtuan njeren pas tjetres Vloren, Kaninen, Orikumin, Bylisin e Butrintin. Prej kendej, normanet iu drejtuan Durresit dhe e rrethuan ate nga toka dhe nga deti. Ne tetor te atij viti mberriti ne Shqiperi vete perandori bizantin Aleksi I Komnen, i cili i sulmoi forcat normane ne nje vend te hapur afer Durresit. Bizantinet pesuan nje disfate te rende. Perandori Aleks Komneni, sebashku me duken e Durresit e me mbeturinat e ushtrise se tij, u terhoq ne drejtim te Ohrit, nderkohe qe mbrojtja e Durresit iu besua komandantit shqiptar te Arbanonit (treva midis Durresit, Dibres e Ohrit). Por, ne shkurt te vitit 1082, qyteti ra ne dore te normaneve, si rezultat i tradhtise se koloneve veneciane qe ndodheshin ne qytet. Pas kesaj, ushtrite normane u leshuan ne drejtim te lindjes, por sa me shume perparonin ne thellesi te vendit, aq me teper dobesohej forca e tyre goditese dhe aq me shume fuqizohej qendresa e ushtrive bizantine te ndihmuara nga popullsia vendase. Keshtu, ne vitin 1084, Robert Guiskardi ishte i detyruar te terhiqte trupat e tij nga Shqiperia. Me 1107, normanet e Italise se Jugut, nen komanden e Boemindit, pushtuan perseri bregdetin shqiptar. Ne ate rast krahina e Arbanotit u be vatra kryesore e qendreses. Normanet edhe kesaj rradhe u terhoqen. Rreth nje shekull pas ekspedites se tyre te pare normanet bene perpjekjen e fundit per te pushtuar Perandorine Bizantine (1185). Ne ate kohe marredheniet e shqiptareve me Bizantin ishin ne krize te thelle dhe fushata e normaneve zhvillohej ne nje terren te favorshem. Qysh perpara fillimit te ekspedites, banore e Vajenetise kishin ngritur krye kunder perandorit bizantin. I pakenaqur ndaj ketij te fundit, strategu shqiptar i Durresit, Gjon Vrana, ia dorezoi pa lufte qytetin mbretit norman Guljelmi II. Te njejten gje bene me Selanikun luftetaret nga Kunavia e Arbanotit, qe qene caktuar per mbrojtjen e tij. Fushata e vitit 1185, ndonese perparoi me shume se te tjerat, ne fund te fundit perfundoi edhe ajo me terheqjen e forcave normane nga Shqiperia. Por me ate rast u pa qarte se pushteti bizantin ne Shqiperi ishte dobesuar si asnjehere. 3. Gjendja kishtare ne Shqiperi Qe nga shek. VIII, te gjitha peshkopatat shqiptare u vune nen varesi te Patrikanes se Kostandinopojes. Megjithate disa nga keto i ruajten marredheniet me Romen. Kjo vlen ne menyre te vecante per peshkopatat e Dioklese. Ne kuadrin e perpjekjeve te tyre per pavaresi nga Bizanti, princat e Dioklese i perkrahen perpjekjet e kishes se atjeshme per t'u shkeputur nga Kostandinopoja e per t'u lidhur me Papatin. Ne kete menyre ndarja perfundimtare e kishave e vitit 1054, ne kishen katolike te Perendimit dhe ne kishen ortodokse te Lindjes, i gjeti peshkopatat diokleate te Tivarit, te Ulqinit, te Shkodres, te Pultit, te Drishtit te lidhura administrativisht me Papatin. Selite peshkopale ne fjale u vune ne varesine e Tivarit, qe u ngrit ne rangun e kryepeshkopates. Duke u nisur nga Dioklea, riti katolik filloi te perhapej edhe nder treva te tjera qe tradicionalisht kishin qene te lidhura me kishen e Kostandinopojes. Ne gjysmen e dyte te shek. XII rezulton se edhe Peshkopata e Arbrit (Arbnotit) kishte kaluar me papen. Riti katolik u perhap edhe ne viset e Dardanise se vjeter (Kosove e Maqedoni Veriperendimore), qe deri ne ate kohe kishin qene ne varesi te kryepeshkopates se fuqishme bizantine-ortodokse te Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 aty deshmohet prania e kishave katolike-romane si ne Prizren, ne Shkup, ne Granice, ne Trepce, ne Novoberde, etj. Perhapja e ritit katolik ne Kosove e ne treva te tjera veriore shqiptare eshte e lidhur me pushtimin e tyre ne ate kohe nga ana e shtetit serb te Rashkes. Levizja fetare mori nje karakter te theksuar kombetar. Kjo qe arsyeja qe shteti dhe kisha serbe ndermoren nje lufte te eger per t'i shkeputur shqiptaret nga "herezia katolike" e per t'i detyruar ata te futeshin e te ripagezoheshin ne kishen ortodokse serbe. Ndonese ne Veri arriti suksese te rendesishme, katolicizmi nuk mundi ta shtrinte ndikimin e vet ne viset jugore shqiptare. Perpjekjet e Papatit ne kete drejtim nuk munden t'i rrezikonin asnjehere seriozisht pozitat e kishes se Kostandinopojes. Pervec kesaj u krijua nje zone katolike ne veri dhe nje tjeter ortodokse ne jug. Midis tyre, ne Shqiperine e Mesme (Arbanon) u pervijua nje treve qe ne pikepamjen kishtare mbeti e percaktuar deri ne kohen e pushtimit osman. Shenim: Ky material eshte marre nga libri i hartuar nen drejtimin e Institutit te Historise te Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise. Miratuar nga Keshilli Kombetar i Historise prane Ministrise se Arsimit. |