|
Bibla që po ju paraqesim, është bazuar në tekstin TEXUS RECEPTUS, që është një ndër tekstet më të plotë dhe besnikë ndaj origjinalit. Pikërisht në këtë tekst është bazuar bibla që ka pasur përdorimin dhe përhapjen më të gjërë në anglisht – King James Version – përkthyer në vitin 1611, në italisht versioni i Dr. Giovanni Diodati, përkthyer në vitin 1607, dhe në shqip Dhjata e Re e shkrimtarit të shquar Konstandin Kristoforidhi në vitin 1866.
Ky version i Biblës nuk është një përkthim dinamik i parafrazuar, që jep vetëm kuptimin e mendimit hyjnor të Zotit, për është një përkthim fjalë për fjalë i tekstit të frymëzuar nga Zoti. Bibla pasqyron plotësisht e në gjithçka karakterin e përpiktë dhe besnik të autorit të saj hyjnor, i cili do që asgjë të mos i shtohet e të mos i hiqet Fjalës së Tij. Në librin “Ligji i Përtërirë 4:2” shkruhet: Nuk do t’i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t’u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhërat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis. Përkthimi dhe redaktimi janë bërë nga gjuhëtarë dhe profesorë shqiptarë, në bashkëpunim me besimtarë të kishave të ndryshme nga Tirana, për kontrollimin e bocave, duke synuar në këtë mënyrë arritjen e qartësisë e korrektësisë së gjuhës shqipe. E gjithë bibla është përkthyer nga teksti italisht – Nuova Diodati Revisione 1991 – dhe është kontrolluar fjalë për fjalë më tekstin origjinal në gjuhën greke dhe është krahasuar me – King James Version – në anglisht për të pasur besnikërinë më të madhe që mund të arrihet ndaj teksteve origjinale të Dhjatës së Vjetër në herbraisht dhe Dhjatës së Re në greqisht. Pra, po ju paraqesim Biblën e parë të plotë në gjuhën shqipe, (Dhjatën e Vjetër në gusht 1993 dhe Dhjatën e Re në mars 1994) të përkthyer fjalë për fjalë sipas teksteve origjinale. Emri i Perëndisë dhe atributet e tij janë përkthyer duke i qëndruar besnik gjuhës shqipe; termi në hebraisht Yah, YHËH, është përkthyer me fjalën Zoti. Nuk mund t’i hiqet asnjë artibut emrit të tij duke e reduktuar atë në një emër të thjeshtë, si Jehova, pa konsultuar origjinalin. Transkiptimi i emrave të përveçëm biblikë është bërë duke ndjekur rregullat fonetike dhe duke u qëndruar sa më besnik teksteve origjinale në hebraisht dhe greqisht. Kjo është e vërtetë sidomos për emrat hebraike të Dhjatës së Vjetër, ndërsa shumë emra të Dhjatës së Re që janë bërë pjesë e kulturës shqiptare, kanë marrë formën shqiptare. Lexo Biblën në Shqip  Copyright © Shoqëria Biblike Shqiptare / Albanian Bible Society |