|
1. Mbreteria e enkelejve (shek IV-335 p.K.) Qe nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori nje zhvillim dhe organizim te ri. Ne disa dege te ekonomise si ne blegtori, ne zejtari e me vone edhe ne bujqesi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi ne dendesimin e marredhenieve tregtare te brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqine me Italine e me krahina te tjera lindore. Kjo beri qe te verehet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu ne krye te fiseve te vecanta. Keto filluan te bashkonin edhe fise te tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Qe nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulanteve, e moloseve dhe e fiseve te tjera. Federata Taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i pare qe njohim eshte Sirra. Qendra e kesaj mbreterie nderroi vend qe nga juglindja, ku u formua mbreteria e enkelejve; ne jug-peredim, ne mbreteine e taulanteve dhe me vone tek ardianet, ne krahinat veriore. Ne shek.IV p.K., Bardhyli e rrezoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit Ilir, duke themeluar dinastine e tij, qe e kishte qendren rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me ane te kryengritjes, i perkrahur nga shume luftetare te cilet e mbeshten meqe ai ishte i paanshem. Politika e shtetit ilir gjate gjithe kohes se dinastise se Bardhylit pati si qellim perfshirjen ne sundimin e vet edhe te atyre tokave te banuara nga iliret qe ishin te pushtuara nga maqedonasit. Per t'i ciruar keto toka, Bardhyli mundi tre mbreter maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilireve tribut vjetor. Ne vitin 360 p.K., kur maqedonasit u perpoqen ta ndryshonin kete gjendje me lufte mbeten te vrare 4000 maqedonas, sebashku me mbretin e tyre, Perdike. Per te dobesuar ndikimin e maqedonasve ne kufijte jugore te tyre, ne epir, enkelejte lidhen aleance edhe me tiranin e Sirakuze. Vetem kur Maqedonia, me ne krye Filipin II, arriti te shuante grindjet politike ne vend, pozita e ilireve ndaj fqinjeve lindor u dobesua. Ne vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse ne moshen 90-vjecare, u vu ne krye te ushtrive ilire dhe perballoi sulmet maqedonase, te cilat me ne fund e detyruan te leshonte te gjitha qytetet qe me pare kishin qene ne varesi te Maqedonise. Pasardhesit e Bardhylit vazhduan kete politike, por ata nuk arriten te cliroheshin nga varesia maqedonase. 2. Mbreteria e taulanteve (335-231 p.K.) Pas shuarjes se kryengritjes qe bene enklejte me ne krye djalin e Bardhylit, Klitin, per t'u shkeputur nga Maqedonia, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantet, ku Glaukia krijoi dinastine e tij mbreterore. Politika e mbreterve te dinastise se Glaukise ne ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shume me aktive dhe me e gjere. Ndaj maqedonasve u zhvillua nje politike e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti te clironte te gjitha tokat qe maqedonasit ua kishin marre enkelejve. Pas kesaj maqedonasit u perpoqen te fusnin ne varesine e tyre Dyrrahun e Apolonine qe do t'i bente ata zot te Adriatikut. Pas kryengritjes se vitit 312 p.K., qe u be ne keto qytete, Dyrrahu e Apolonia rane nen pushtetin e mbreterise Ilire te Glaukise. Ne vitin 309 p.K. Glaukia me nje ushtri te madhe zbriti ne Epir dhe vendosi ne fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi ne dobesimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhes i Glaukise krijoi marredhenie miqesore me Epirin, por keto nuk vazhduan gjate sepse Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri ne Shkumbin. Politika e paraardhesve vazhdoi me force edhe me mbretin Monun (viti 280 p.K.), i cili u be edhe zoterues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti te rimekembte e te forconte shtetin Ilir. E gjithe periudha e sundimit te dinastise se Glaukise shenon faqe te rendesishme per historine ilire. Shteti Ilir i Ultesires Bregdetare te Adriatikut u beri balle synimeve hegjemoniste te Maqedonise dhe pushtimeve epirote, duke siguruar nje zhvillim te hovshem ekonomik e kulturor ne te gjithe Ilirine. Ekonomia qytetare gjate pothuaj nje shekulli perjetoi nje lulezim te plote. U ngriten shume qytete te reja me arkitekture urbane bashkekohore dhe me mure mbrojtes te fuqishme. Arti e kultura moren nje zhvillim te pa pare deri ate ere ne Iliri. Nder qytetet kryesore ilire qe moren zhvillim jane Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj.. Disa prej tyre prene edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Keto qytete luajten rol te rendesishem jo vetem ne ekonomine e kulturen e vendit, por edhe ne historine politike te Ilirise. Perfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, ne shtetin ilir dhe perzirja e banoreve te tyre me iliret, ndikuan ne rritjen e fuqise ekonomike dhe ne zgjerimin e marrdhenieve tregtare me te gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashte tij. 3. Mbreteria e ardianeve (231-168 p.K.) Kjo mbreteri u formua ne shek.III p.K., pas dobesimit te pushtetit te taulanteve. Mbreteria Ardiane perben bashkimin me te rendeishem politik qe u formua nga iliret. Themelues i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbreteroi gjate viteve 231-168 p.K. Mbreteria Ardiane bashkoi ne pushtetin e vet gjithe tokat ilire te veriut me ato qe u perkisnin me pare enklejeve dhe taulanteve, duke shtrire kufijte shteteror qe nga lumi Vjosa, ne jug, deri ne Dalmacine e mesme, ne veri, dhe ne lindje qe nga trevat rreth liqenit te Ohrit deri ne bashkimin e dy Drinave, ne Kukes. Kryeqytet i mbreterise Ardiane u be Shkodra. Ne kete kohe shteti ilir arriti organizimin me te larte social-politik. Linden edhe nje ser qytetesh te reja ilirie. Baza e shoqerise ilirie ishin qytetaret e fshataret e lire dhe sklleverit. Fshati ilir tek ardianet kishte nje numer te madh fshataresh te shpronesuar, te cilet ishin te detyruar qe nje pjese te prodhimit t'ua dorezonin zoterve te vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbreteri e trasheueshme. Drejtimi i mbreteisebeej edhe me bashkesundues ose me miqte e mbretit. Fronin mbreteor kishin te drejte ta zinin edhe grate. Qytetet kishin te drejten e veteqeverisjes se tyre, brenda kuadrit te shtetit ilir; ne krye te tyre qendronin polidinastet, sundimtaret e qyteteve. Ne kohen e mbretit Gent, pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbreterise Ardiane gjate tri luftrave kunder sulmeve te pushtusve romake.
Sheim: Ky material eshte marre nga libri i hartuar ne drejtimin e Institutit te Historise te Akademise se Shkencave te Republike se Shqiperise Miratuar nga Keshilli Kombetar i Historise prane Ministrise se Arsimit!
|