1858, 18 tetor datëlindja, në Manastir
1873, 18 tetor, i bëhen fqinj tre misionarët e parë protestantë amerikanë tek shqiptarët: Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz
1876 bëhen protestantët e parë shqiptarë në Manastir, ku edhe hapet kisha e parë protestante shqiptare
1877, 19 gusht solemnisht Gjerasim Qiriazi lë ortodoksizmin dhe bëhet anëtar i kishës protestante (ungjillore) të Manastirit
1878 fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë të Bullgarisë
1882 kreu studimet me plot sukses dhe diplomoi
1882 bëhet pastor praktikant i një kishe bullgare në Shkup
1883 ftesë nga Komiteti Protestant i Huaj në Turqi që të bëhet ungjilltari i shqiptarëve
1883, 14 maj, vendoset në Korçë
1884 anëtar i Shoqërisë Biblike Britaneze dhe të Huaj
1884 fillon që t’i shkruajë himnet e para
1884 bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip
1884, 8 qershor mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik
1884, 22 qershor mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore në Manastir
1884, 12 nëntor zihet si peng për gjashtë muaj nga disa kaçakë që i kërkonin para
1885 shkroi romanin historik me elemente autobigrafike “Pengu i kaçakëve”
1886 vepron në Shkodër
1887 fillon që të jap mësimin në shkollën e parë shqipe në Korçë
1888 e përgatiti dhe e botoi ungjillin e Mateut në shqip
1889 nën sygjerimin e Naim Frashërit filloi që ta përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore
1889 merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Avdyl, Naim, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.
1889 u fejua me Athinana Mikelidhi, vajza e pastorit të Kishës Ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi.
1890, 24 mars, u martua me Athinanë në Selanik
1890, prill, në mbledhjen vjetore Misioni Protestant për Turqinë vendosi që ta shugurojë Ungjilltar i Popullit Shqiptar.
1890 filloi që të ndjehej keq në shëndetin e tij si pasojë e zënies peng
1890, 11 maj, e diel, mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë ku morrën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit.
1891, 31 mars, lind djali i Gjerasimit, Stefani, Korçë
1891, 24 dhjetor, vdes gruaja e Gjerasimit, Selanik.
1892, mars, së bashku me Sevastinë përgatitën planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës, Korçë.
1892, korrik, viziton kishën Ungjillore të Prishtinës (i vetmi romantik që viziton Kosovën)
1892, 2 tetor u lëshua mallkimi nga Kisha Ortodokse kundër Gjerasimit
1892, 14 nëntor, u themelua Kisha Ungjillore e Korçës
1892, 14 nëntor, themeloi shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”, Korçë
1892, nëntor, nxorri numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”.
1893, 17 janar, u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit
1893 shkroi shumë vjersha, këngë etj. dhe bëri gati librin “Krestomaci”
1894, 2 janar vdes, në moshën 35 vjeçare.
1903 iu botua libri “Kristomacia” në Sofje, u ribotua në Prishtinë më 1991.
1933 me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.
1940 u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë
1959 në SHBA vdes i biri i Gjerasimit Stefani, duke lënë 6 fëmijë.
1990 u ripërtëri kisha ungjillore dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
1987 Gjerasimit iu dha titulli “Mësues i Popullit”
1992 iu akordua “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë”
kredoja e veprimtarisë së tij ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!